Eurodeputetët e shqetësuar dhe alarmuar për veprimin e pa drejtë kundër Kosovës me masat që është ndëshkuar

Eurodeputetët e shqetësuar dhe alarmuar për veprimin e pa drejtë kundër Kosovës me masat që është ndëshkuar

Hajrullah Tërnava

  • 17 July 2023 - 07:41

Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Kontestimi i masave ndëshkuese ndaj Kosovës nga ana e deputetëve të BE-së si dhe atyre zviceran, në këto situata të krijuara, i shkojnë në favor Kosovës, dhe janë si argumente që ata që vendosin për masa ndëshkuese të vetëdijesohen dhe të ndëshkohet pala fajtore për tërë situatën e krijuar, edhe që përkundër ledhatimit të Serbisë nga ana e ndërmjetësuesve, që vijnë nga shtetet që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, megjithatë drejtësia duhet të ndahet ashtu si duhet dhe fajtori për situata të krijuara të ndëshkohet sikur në këtë rast Serbia.

-Çështja e ndërmjetësimit nga ana e ndërkombëtarëve në dialogun Serbi-Kosove e kur propozohen masa ndëshkuese për Kosovën, tani te disa deputet të Parlamentit Evropian dhe zviceran po shihet me të drejtë si një vendim i gabuar sepse nuk është përgjegjëse Kosova për situatën e krijuar, është Serbia ajo faktor destabiliteti që tash e dy dekada është duke provokuar. Disa deputet evropian me të drejtë i kanë kundërshtuara masat kundër Kosovës, kanë reaguar duke i pa si pa të drejta dhe janë vlerësua që në të kundërtën ato ndëshkime duhen ti përshkruhen Serbisë, e jo sikur në këtë rast Kosovës, sepse për të gjitha gabimet që janë bërë në ndërmjetësime, vlerësimet janë se Serbia është fajtore, dhe me këtë po e vërtetojnë edhe reagimet e deputetëve evropian, në mënyrë individuale dhe grupe, kundër masave ndëshkuese ndaj Kosovës, se të njëjtat masa janë aq ta pa drejta nga BE, sa që të njëjtat, nëse do duhej vendosur duhej shkuar kundër Serbisë dhe jo kundër Kosovës.

Numri i deputetëve evropian sa po vjen e shtohet për ta kundërshtuar vendimin për ndëshkim, me kërkesa për heqjen e shpejtë të masave sanksionuese dhe izoluese. Së fundi, tre deputetë të Parlamentit të Zvicrës kanë dalë kundër masave të BE-së ndaj Kosovës. Deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Socialdemokrate, Cedric Vermuth ka thënë se ata kanë dërguar një letër tek presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për t’i kundërshtuar masat ndaj Kosovës. “Letra është dërguar për zonjën Ursula von der Leyen sepse kemi qenë të befasuar me atë se si bashkësia evropiane dhe Komisioni Evropian e ka adresuar çështjen midis Serbisë dhe Kosovës. Zvicra nuk është anëtare e BE-së por ne jemi evropianë dhe jemi të përfshirë mjaft shumë edhe me Republikën e Kosovës. Siç dihet Kosova ka një Diasporë të madhe që jeton në Zvicër dhe përshtypja jonë është se qasja e BE-së ndaj asaj se çfarë po bën Qeveria e Kosovës është e pa balancuar”, ka theksuar Vermuth. Sipas tij ngjarjet e muajve të fundit nuk kanë qenë të mira por kanë ndodhur.

“Ky është një kontekst i një demokracie që po mundohet të mbijetojë ndaj një agresori që gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një regjim autoritar. Jam mjaft i shokuar për masat që po i merr bashkësia evropiane kundër Qeverisë së Kosovës dhe jo kundër Qeverisë së Serbisë, e cila që disa herë veçse po e bojkoton procesin e dialogut. Madje, e ka quajtur të pavlefshëm kryeministrin e Kosovës dhe s’ka implementuar ato që është zotuar t’i implementoi”, ka shtuar Vermuth. Ai tutje theksoi se problemi qëndron në të dyja anët e kufirit porse sipas tij Serbia është ajo që po mundohet ta pengojë dialogun e jo qeveria e Kosovës.

“Ne jemi munduar t’i tregojmë në letër zonjës Ursula von der Leyen se, ne, si evropianë mendojmë se në këtë periudhë duhet të marrim anën e demokracisë dhe të përkrahim qeverinë e Kosovës, e cila po i mbron vlerat evropiane në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është qeveria e zotit Kurti dhe e presidentes Osmani”, është shprehur Vermuth. Ai ka thënë se ka qenë i shokuar kur përfaqësuesit e BE-së dhe të administratës amerikane lavdëronin presidentin serb Aleksandër Vuçiq si dikën që e garanton stabilitetin në rajon. “Unë mendoj krejtësisht ndryshe. Vuçiqi mbjell kaos dhe është i kontestuar edhe në vendin e tij. Ai po mundohet të dalë me këto politika që ta tërheq vëmendjen nga ajo që po ndodhë në Serbi, ku njerëzit po rebelohen kundër mënyrës se si ai po e udhëheq vendin”, ka thënë Vermuth. Deputeti zviceran ka thënë se e mirëpret marrëveshjen ndërmjet Lajçakut dhe Bislimit, teksa ka thënë se ky duket të jetë një hap i rëndësishëm drejt shtensionimit të situatës. Megjithatë, ai ka thënë se problemi nuk qëndron te Prishtina e Beogradi, por në Bruksel.

“Është çështja e njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së dhe nëse nuk ndryshon kjo situatë dhe nëse Kosovës nuk i garantohet integriteti dhe sovraniteti nga të gjitha palët nuk do të kemi një rezultat paqësor e jetëgjatë. Shpresoj se do të shkojmë drejt ku do të pranohet sovraniteti i Kosovës dhe kjo do të ishte baza e hapave të ardhshëm”, ka nënvizuar deputeti i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. A do të jetë zbatimi i shpejtë dhe i përpiktë i marrëveshjes ndërmjet Lajçakut dhe Bislimit vendimtar që masat e vendosura nga BR ndaj Kosovës të pezullohen të vlerësohet situate dhe të njëjtat eventulisht të shkojnë në adresë të Serbisë nëse përsëri vazhdon mashtrimin dhe mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara. Ditë më parë, kundër këtyre masave ka reaguar edhe deputeti gjerman Abraham Knut i cili ka deklaruar se masat ndaj Kosovës janë të gabuara, sepse s’mund t’i bëhet presion palës më të dobët, që në këtë rast është Kosova dhe jo Serbia.

“Masat e shpallura nga Komisioni i BE-së kundër Kosovës janë gabim. Mbyllja e njërit sy ndaj problemit të vërtetë dhe t’i bësh presion palës më të dobët; nuk ka funksionuar kurrë kështu”, ka deklaruar ndër të tjera deputeti gjerman. Kontestimi i masave ndëshkuese ndaj Kosovës nga ana e deputetëve të BE-së si dhe atyre zviceran, në këto situata të krijuara, i shkojnë në favor Kosovës, dhe janë si argumente që ata që vendosin për masa ndëshkuese të vetëdijesohen dhe të ndëshkohet pala fajtore për tërë situatën e krijuar, edhe që përkundër ledhatimit të Serbisë nga ana e ndërmjetësuesve, që vijnë nga shtetet që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, megjithatë drejtësia duhet të ndahet ashtu si duhet dhe fajtori për situata të krijuara të ndëshkohet sikur në këtë rast Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".