Ky është rreziku serioz që paraqet armatosja e vazhdueshme dhe e pa penguar e serbëve të Veriut të Kosovës

Ky është rreziku serioz që paraqet armatosja e vazhdueshme dhe e pa penguar e serbëve të Veriut të Kosovës
Ky është rreziku serioz që paraqet armatosja e vazhdueshme dhe e pa penguar e serbëve të Veriut të Kosovës

Naim Miftari

  • 15 August 2023 - 07:31

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

Kosova nuk duhet t'a zvoglon numrin e policve në Veri pasi Serbija dhe Lista Serbe nuk do ta mbajnë fjalën e dhënë ndërkombëtarëve për qetësi.

Kosova mundet me zvogluar prezencën vetëm në ambientet urbane por jo në rrugë, në territorin e veriut, përndryshe duhet me rrit prezencën e forcave speciale, për të garantuar qetësi për të gjithë qytetarët, pa marr para sysh si quhen. Sa iu përket armëve të grupeve kriminale serbe, armatosja e tyre është detyrë e MPB-s serbe dhe BIA- s. Pas luftës kishin armë rezerv dhe KFORI Francez nuk i ngacmonte bandat serbe që kontrolloheshin nga Beogradi zyrtar edhe në vitet 1999, 2000, 2001, 2002, 2003... Serbët armët i mshefnin nëpër kisha dhe spitale kurse në Mitrovicë dhe rrethin armët që i përdornin për vrasje dhe dhunë i mbanin për shak të korrozionit nëpër BURE të plastikës që i mbronte armët nga lagshtija e nga kerozjoni.

Edhe pastrimi etnik që ndodhi më 2,3 shkurt të vitit 2000 kur u vran dhjetëra shqiptar civil dhe u ndejeken nga veriu, nga pronat e tyre 15.000 qytetar shqiptarë ky pastrim është bërë në kordinim mes Beogradit dhe Francës, saksisht të DGSE shërbimit Sekret Francez që i ishte i mplikuar drejtpërdrejtë apo edhe i kishte manipuluar agjentat e vet që i kishte në Kosovë, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çekun ....mos harroj se dy .,tri dit para 2,3 shkurtit vitit 2000 ishin ardh nga Serbia me dijen e DGSE e ishin shtrirë si të smut në spitalin e veriut në Mitrovicë disa qindra polic, paramilitar, parashutista nga Nishi dhe ato ditë nëpër ambulantat dhe Kishat Serbe në veri flenin dhe frekuentonin dhjetëra oficira dhe agjentët e UDB-BIA-s Serbe dhe pastrimi i veriut ishte përgatitur në detaje më herët, ku akter ishin shërbimet sekrete të Serbisë, Beogradi, të Francës, Parisit por edhe agjentët francez Shqiptar në Prishtinë.

Raporte të rregullta ju kanë dërguar KFORI-t, me qindra raporte nga ne UÇK-ja, TMK, POLICJA, G2 i jonë, por kurrë përpos Forcave të ushtrisë Britaneze nuk është marr seriozisht me qështjen e Veriut pasi aty është pyet Franca dhe i pergdheluri i saj Serbia. Njëherë ZKZ/ G2 i jonë i kishin fotagrafuar dhe inçizuar një kombi me ngjyrë të kuqe dhe një auto ambullant duke ju shpërnda pa kurrfarë frike armë serbëve në Mitrovicën veriore, e ata disa metra larg autoblindave të ushtrisë Franceze. Edhe këto si shumë raporte tjera ju kishin dhanë KFORIT, NATOS në Prishtin por nuk kishte ndodh kurfar reagimi. i vetmi reagim ishte se POLICIAJA Franceze e NMIK-ut dhe KFOR-i ma bastisnin shtepin time rregullusht në Prishtin kinse po kërkojmë armë, a nefakt kërkonim materiale inteligjente, si iqizime, disketa, foto, raporte .... dhe isha i detyruar në mënyrë krejt private ti jep disa inqizime për Veriun dhe krimet në Veri komandantit të KFORIT në Kosovë Klaus Ranjhardit, gjeneral Gjerman, por nuk kushte arrit për të bërë lëvizje të mëdhaja.

Si shtetet Amerika, Gjermanija, Britanija, Franca ... të gjithë kan qenë të njoftuara rregullisht per gjendjen në Veriun e Kosovës dhe implikimin e Serbisë në krime të pas luftës të toleruara dhe të ndihmuara disa herë edhe nga KFOR Francez, pra të gjithë e dinin dhe e din saktë se çka dhe si kan funksionu edhe sot si funksionojnë bandat e shtetit serb në Veriun e Kosovës . Nga Mongoli agjent i joni që punon për BIA- an serbe edhe sot në veriun e Kosovës merrnin rregullisht informata se sa arm vinin, qfar lloj armësh ishin dhe armët vin pa para falas, ata që kishin para detyroheshin ti pagunin pjestarëve të MUP- it serb nga 25 marka, ma von 35 euro për një AK/47 që ju sillnin në shtëpi. Në Veri të Kosoves ska banda kotit por ka strukrura shtetërore policore, ushtarake të Serbisë që dirigjohen nga Beogradi nga BIA dhe nga Kisha Serbe dhe nga agjensia ushtarake Serbe .

Dhe tani i ndjeri profesori Adem Mripa që punonte edhe me ushtrinë Amerikane ishte një njeri e atdhetarë i zoti, hero që me vite me dekada ka ndihmuar dhe ka informuar rregullisht te ne për gjendjen dhe ndodhitë në veriun e Kosovës, dhe mos kishte qenë Adem Mripa që meriton dekorat post mortum dhe disa dhjetra aktivista, ushtar, njerzit tan në veri e Kosoves sot as në Mahallen e Boshjakve skishte me qen prezent asnjë qytetar jo Serb .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "