“Bon Vivant” është lokal i shënjestruar për lëvizjet e nëntokës së krimit të organizuar

“Bon Vivant” është lokal i shënjestruar për lëvizjet e nëntokës së krimit të organizuar
“Bon Vivant” është lokal i shënjestruar për lëvizjet e nëntokës së krimit të organizuar

Hajrullah Ternava

  • 15 August 2023 - 07:35

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Ky rast është edhe një argument tjetër i fuqishëm që flet për urgjencën e pastrimit të plotë, verifikimit qoftë edhe nga AKI, të zinxhirit komandues të policisë, të adresimit të përgjegjësisë edhe nga ana e prokurorisë, e cila me kohë e ka dëshmuar se nuk është në krye të detyrës asnjëherë por avokate besnike e nëntokës së krimit të organizuar. Ky rast i ndodhur tani po në të njëjtin lokal ku në 2014 pati ndodhur edhe një vrasje e kur po dihet se i kujt është ky lokal, po e dëshmon faktin se pran ndodhive të vrasjeve, institucionet e përndjekjeve të krimit janë pasive dhe kjo e konfirmon faktin se krimi është i lidhur me të „mëdhenjtë e shtetit“ dhe prapë vazhdohet me punë dhe aktivitete në at lokal, edhe që para disa muajve ka pasur prapë çrregullime dhe konflikte të frikshme në atë lokal.

-Lokali „Bon Vivant“ në të cilën u lënduan dhe u plagosen 21 persona, katër nga ta ishin të plagosur nga armët e zjarrit, dhe një i vrarë ishte Kastriot Ramadani 39 vjeçar, ky person ishte pjesëtar i FSK, përndryshe Ramadani ishte i shoqëruar në atë lokal nga i kërkuari i FBI-se Dugagjin Nikollaj „Duka“ ky lokal ishte i Uran Ismajlit nënkryetar i PDK-së, dhe në këtë lokal edhe më parë kanë ndodhur raste të rënda dhe prishje të rendit dhe të qetësisë, si dhe vrasja e një personi në vitin 2014.

-Dugagjin Nikollaj momentalisht ndodhet në arrati i kërkuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar kryesor për përfshirjen nëpërleshjen në „Bon Vivant“. Përpos kërkimit nga Policia e Kosovës ai është i kërkuar edhe nga SHBA-të për përfshirje nëshpërndarjen e sasive të mëdha tëdrogës, prandaj kjo situatë po e dëshmon edhe njëherë katërçipërisht se rasti i përleshjes së bandave kriminale në lokalin e Prishtinës “Bon Vivant”, dhe bilanci tragjik i kësaj ngjarje, ështëdështim i plotë të organeve të drejtësisë, të hetuesisë, policisë gjykatave prokurorisë, për hetimin, zbulimin dhe ndjekjen e grupeve të krimit, të cilat guxojnë të lëvizin lirshëm dhe të pa prekura, dhe terrorizojnë edhe qytetar të pa fajshëm, në përleshjet e tyre për qërim kriminal hesapesh, trafikim droge e gjëra të tjera të pista, për të cilat edhe kanë qenë të identifikuar, por ngathtësia, apo tolerimi i qëllimshëm i organeve të ndjekjes ka bërë që ata të jenë të pa prekshëm e të ndeshen në një situatë të tillë ku i gjithë opinioni publik i Kosovës është traumatizuar dhe terrorizuar.

Ky rast është edhe një argument tjetër i fuqishëm që flet për urgjencën e pastrimit të plotë, verifikimit qoftë edhe nga AKI, të zinxhirit komandues të policisë, të adresimit të përgjegjësisë edhe nga ana e prokurorisë, e cila me kohë e ka dëshmuar se nuk është në krye të detyrës asnjëherë por avokate besnike e nëntokës së krimit të organizuar. Ky rast i ndodhur tani po në të njëjtin lokal ku ne 2014 pati ndodhur edhe një vrasje e kur po dihet se i kujt është ky lokal, po e dëshmon faktin se pran ndodhive të vrasjeve, institucionet e përndjekjeve të krimit janë pasive dhe kjo e konfirmon faktin se krimi është i lidhur me të „mëdhenjtë e shtetit“ dhe prapë vazhdohet me punë dhe aktivitete në at lokal, edhe që para disa muajve ka pasur prapë çrregullime dhe konflikte të frikshme në atë lokal.

Brengat e qytetarëve sa vinë e shtohen kur po ndodhin këto çrregullime kaq të tmerrshme, dhe prapë me kalimin e kohës sikur po harrohen këto aktivitete kriminale, prandaj të qytetarët po krijohet dyshimi se krimi ka lëshua rrënjë nëpër institucionet e shtetit dhe këto veprime tani duken si të rregullta dhe normale. Në biseda me qytetarët për jetërat e natës neper diskoteka ata që kanë raste me i vizitua ato lokale, njeriu i rëndomtë që i viziton ato diskoteka mundet të shqetësohet në përmasa të larta, sepse përdorimi i mjeteve narkotike si droga, janë të rëndomta dhe tani ato nuk janë befasi, prandaj kjo situatë e krijuar tani është një shqetësim për qytetarët, sepse të gjithë familjarët kanë fëmija e tyre, dhe pjesëmarrësit nëpër këto klube të ahengjeve të natës me të madhe po i përdorin mjetet narkotike-drogën, dhe ky infektim po zgjerohet ditë e për ditë edhe nëpër shkolla duke filluar nga ato fillore dhe shkolla të mesme, prandaj pranë këtyre dukurive të përditshme shtrohet pyetja e organeve përndjekjes sikur qëështëpolicia, prokurorja, gjyqësia dhe të tjerë pse janë kaq inert dhe nuk e luftojnë këtë dukuri kriminale për të cilën paguhen, e kur tëmbarësohen nga droga tani ata persona janë problem për familjarët dhe shoqërinë në përgjithësi.

Këto fakte po na shtijën me dyshe se në shoqërinë tonë diçka nuk po funksionon, prandaj edhe në poste të larta të ndryshme të institucioneve po emërohen njerëz më tënjohshëm për qëllime dhe interes të tyre, prandaj krimi ka marrë hovin e tij dhe shumë pak po luftohet, shikua në tërësi si në numër kurrë ma parë nuk ka pas polic ma shumë se këto vite të fundit rreth 9000 polic, prandaj është e rëndësishme që kryesorët e atyre vendeve të rëndësishme që i udhëheqin ato institucione, duhet rreptë të luftohen të gjitha dukurit kriminale, por ata duhen të jenë të shkolluar profesionalisht dhe me provoja të gjata që e kanëdëshmuaaftësinë e tyre si udhëheqës edhe në praktike, e jo si deri me tani që kryesisht eprorët-udhëheqësit e institucioneve janëemërua ata ma të dëgjueshmit që punojnë për interesat e atyre që i kanëemërua nëpër ato poste, pavarësisht aftësive të tyre, sikur t’iu përmbaheshin këtyre parimeve pozitive të mëdhenjët e institucioneve, situata e tanishme do të ishte ndryshe në favor të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".