Pa SHBA-të nuk ka Kosovë me shqiptarë prandaj kujdes, fryma e Serbisë së Madhe po kthehet sipas skenarit millosheviqian të viteve 90-ta

Pa SHBA-të nuk ka Kosovë me shqiptarë prandaj kujdes, fryma  e Serbisë së Madhe po kthehet sipas skenarit millosheviqian të viteve 90-ta
Pa SHBA-të nuk ka Kosovë me shqiptarë prandaj kujdes, fryma  e Serbisë së Madhe po kthehet sipas skenarit millosheviqian të viteve 90-ta

Agim Bajrami

  • 17 August 2023 - 07:30

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Vlenë të përmendet, se para pak kohe, Millorad Dodik dhe Presidenti serb Vuçiq, kanë zhvilluar takime të përbashkëta dy ditore në Banjallukë, e kontrolluar nga etniteti serb ,dhe ka të ngjarë se aty janë zhvilluar,diskutuar, dhe hartuar skenar ruso-serb, kundër rendit kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe shtetit të Kosovës. Dhe nga supozimet e mindshme të skenarëve destruktiv serb për rajonin e ballkanit, politikëbërësit e shtetit të Kosovës, nuk duhet ti përsëritin gabimet paraprake, e të bien nga euforia e rastit, në provokimet serbe, por ndaj çdo skenari të mundshëm serb destabilizues, të koordinohen në përpikëri me aleatët tonë ndërkombëtar, e në veçanti me SHBA , dhe shtet e Bashkimit Evropian , dhe shtetet aleate tjera .

-Bashkësia ndërkombëtare, perëndimore në përgjithësi, po përballet me agresionin rus kundër shtetit të Ukrainës, dhe kur Evropa po i ndjenë pasojat ekonomike e të mirëqenies së përgjithshme, e sidomos pasojat nga kërcënimet e sigurisë evropiane dhe më gjërë, ndërsa Serbia dhe etniteti boshnjak serb/Republika serpska në krye me serbinë boshnjak Millorad Dodik në aleancë me presidentin serb Vuçiq, përveç se po i kundërshtojnë politikat e aleancës perëndimore të zhvillimeve ndërkombëtare, dhe në veçanti luftën e agresionit rus mbi Ukrainën , të bashkërenduar edhe më tej, po zhvillojnë politikat e tyre të frymës serbe ," ku është një serb apo varr serb, aty është Serbia".

Këto ditë,kur prokurori i shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngrit aktakuzën kundër presidentit të republikës serpska Millorad Dodik,nën akuzën ,se nuk ka zbatua vendimin e përfaqësuesit ndërkombëtar për Bosnjën dhe Hercegovinë ,(ZPN)ku përmes këtij vendimi të ZPN ka anuluar ligjin e Republikës Srpska, i cili ligj , bie ndesh me unitetin e Bosnjws dhe Hercegovines dhe me marrëveshjen e Dejtonit , mbi të cilën është formuar shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ligji i kontestuar nga zyra e përfaqësuesit ndërkombëtar nga z. Cristian Schmidt ,Republika Srpska ka nxjerr ligjin në parlamentin e këtij etniteti, i cili ka ra në konflikt me kompetencat dhe unitetin e funksionimit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Millorad Dodik, Presidenti i Republikës Serbe, ka nënshkruar ligjin e kontestuar nga përfaqësuesi i Zyrës së Bashkësisë Ndërkombëtare për Bosnje dhe Hercegovinë edhe pse përmes ligjit të nënshkruar nga Dodik shkel unitetin e funksionimit të federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës i përbërë nga dy etnitete dhe tre popuj; etnitetit i kroatëve dhe boshnjakëve dhe etniteti i Republikës Srpska ,me përbërje të kroatëve,boshnjakëve dhe serbëve .

Dodik ,pas ngritjes së aktakuzës për mos zbatimin e vendimit të ZPN për Bosnjën dhe Hercegovinën , e akuzon ambasadën amerikane në Sarajevë ,siq thotë Dodik," e cila po bënë planet dhe angazhimet kundër popullit serb dhe republikës serpska", dhe sipas Dodik ,aktakuza nuk ka të bëjë asgjë me aktivitetin tim kundër ligjore ,por me politikën time të interesit kombëtar , dhe kjo është një "serbo fobi amerikane,boshnjake e shqiptare".

Dodik, thotë më tej,"se ambasadori amerikan në Podgoricë kishte deklaruar me rastin e zgjedhjes së presidentit malazez,asnjë kandidat nuk mund të jetë president i Malit të Zi ,nëse ai apo ajo është kundër SHBA,BE ,dhe NATO-s".

Dodik i fajëson të gjithë ndlrkombëtarët perëndimor, duke aluduar se janë "serbo fob" ,dhe zotohet ,se do të ndjek politika të aleancës ruse, kundër sovranitetit të Ukrainës,ndërsa thirret në frymën serbe , të ndarjes së republikës serpska nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Vlenë të përmendet, se para pak kohe, Millorad Dodik dhe Presidenti serb Vuqiç, kanë zhvilluar takime të përbashkëta dy ditore në Banjallukë, e kontrolluar nga etniteti serb ,dhe ka të ngjarë se aty janë zhvilluar,diskutuar, dhe hartuarskenar ruso-serb, kundër rendit kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe shtetit të Kosovës.Dhe nga supozimet e mindshme të skenarëve destruktiv serb për rajonin e ballkanit,politikëbërësit e shtetit të Kosovës, nuk duhet ti përsëritin gabimet paraprake, e të bien nga euforia e rastit, në provokimet serbe, por ndaj çdo skenari të mundshëm serb destabilizues, të koordinohen në përpikëri me aleatët tonë ndërkombëtar, e në veçanti me SHBA , dhe shtet e Bashkimit Evropian ,dhe shtetet aleate tjera . Koordinimi duhet tw jetë shumë i afëer ngase në zhvillimet e radhës të rajonit ballkanik ,ka të ngjarë,se Bosnja dhe Hercegovina , do të jetë 'fushëbeteja e skenarit ruso-serb' për destabilizim të ballkanit dhe Evropës.Por Kosova duhet me mençuri dhe maturi, të ndjek politika e koordinimit të ngushtë, me NATO dhe miqtë tjerë perëndimor dhe veçmas SHBA.Përndryshe, pa SHBA-të nuk ka Kosovë me shqiptarë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "