Tendencat për ti bllokuar reformat në institucionet e shtetit!...

Tendencat për ti bllokuar reformat në institucionet e shtetit!...
Tendencat për ti bllokuar reformat në institucionet e shtetit!...

Ismail Muçiqi

  • 26 August 2023 - 13:05

Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiq 

Nuk mbahet mend kudo në shtetet me sisteme të ndryshme që Gjykata Kushtetuese të përballen me fluksin e iniciativave më të ndryshme të partive politike dhe të grupeve të interesit për ti kontestuar apo bllokuar projektligjet dhe vendimet më të ndryshme të Qeverisë dhe të Institucioneve. As kundërshtarët më të egër ndaj Shtetit të Kosovës nuk do të vepronin në këtë mënyrë të egër dhe të organizuar për të bllokuar qdo iniciativë apo reformë në Shtetin e Kosovës. Ky paradoks është shndërruar në rutinë të grupeve parlamentare, të partive politike opozitare, të iniciativave të komunave që përbëjnë pushtetin lokal duke dërguar iniciativa me qëllim të kundërshtimit (bllokimit) të projektligjeve të hartuara nga qeveria të aprovuara edhe në Parlamentin e Kosovës. Kjo mendësi destruktive është duke i sjellur dëme funksionimit normal të shtetit dhe avancimit të reformave në sistemin e drejtësisë, dhe në mekanizmat tjerë ku kërkohen standardet të cilat dalin nga reformat dhe kërkesat e Bashkimit Evropian.

Kjo që po ndodh në mënyrë permanente nga veprimi bllokues i grupeve parlamentare duke marrë instruksione nga liderët partiak dhe grupet e interesit është veprimi më i dëmshëm që po i ndodh Republikës së Kosovës. Nuk ndërtohet shteti me opstrukcione, me paraliza, me bllokada kundër vetvetes dhe të ardhmes të këtij vendi. Edhe njeriu më naiv në politikë e kupton se këto veprime po bëhen nga grupet e interesit të cilat herdokur duhet të përballen me ligjin dhe drejtësinë për prejardhjen e pasurisë (milionëshe) që kanë krijuar me vite. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë Institucion i pakontestueshëm në marrjen e vendimeve kredibile të cilat i ndihmojnë funksionimit ligjorë dhe kushtetues të Institucioneve dhe Shtetit.

Mendoj se njerëzit të cilët e përbëjnë Gjykatën Kushtetuese janë njerëz të këtij vendi të cilët e pijnë ujin dhe e thithin ajrin e hapësirës gjeografike të Kosovës. Andaj në shtetet ku funksionon ligji dhe demokracia gjithmonë preket pulsi dhe mbështet vullneti i popullit përmes të cilit vota e lire e përcakton kahjen dhe vizionin për zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe ndërtimin politik dhe kushtetues të shtetit. Në fund po theksojmë se nga kjo mendësi e politikës së varfër për të paralizuar qdo reformë që i duhet shtetit dhe popullit nëse edhe më tutje vazhdon padyshim se fakturën e demit dhe e reperkusioneve që do vijnë do të peshojnë mbi supet e qdo qytetari të këtij vendi. Mjaft kemi qenë të bllokuar nga sistemet dhe pushtet autoritare. Këtë nuk do ta falë populli.   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "