Z. Borel dhe z. Lajçak janë turpi i BE-se, të pozicionuar anti Kosovë dhe në favor të Serbisë

Z. Borel dhe z. Lajçak janë turpi i BE-se, të pozicionuar anti Kosovë dhe në favor të Serbisë
Z. Borel dhe z. Lajçak janë turpi i BE-se, të pozicionuar anti Kosovë dhe në favor të Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 01 September 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

BE-a ka gabuar kur në qendër të ndërmjetësimit ka vendosur z.Borel, i cili vjen nga Spanja dhe vetë si politikan, dhe Spanja si shtet, gjithashtu janë kundër pavarësisë së Kosovës.

Këtej vazhdojë gabimi tjetër, kur nga z. Borel u lejua nga shtetet vendosëse të BE-së, që të merret si ndërmjetës z. Lajçak nga Sllovakia, që se njeh shtetin e Kosovës. As vetë z.Lajçak nuk është për pavarësi,. Është kundër pavarësisë së Kosovës.

-Këto gabime i kushtuan shumë BE-së.

Kjo, jo vetëm se nuk u arrit marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë dhe, nuk ka si bëhet, kur z.Borel dhe z.Lajqak si ndërmjetës të BE-së janë kundër pavarësisë së Kosovës, por duke qëndruar përkrah shtetit serb, bëri që Gjermania dhe Franca, duke e humbur besimin në këtë ndërmjetësim, caktuan përfaqësuesit e vetë në çështjen Kosovë-Serbi. Zaten këtë mosbesim e shfaqi edhe Anglia, kur caktoi përfaqësuesin e vetë dhe edhe SHBA-të duke vendosur z.Eskobar në qendër të dialogut.

Shihet se BE ka gabuar rëndë me z. Borel dhe z.Lajçak, sepse që të dyte po i dëmtojnë raportet Kosovë-Serbi. Të dytë janë në anën serbe.

Dhe, ndërrimi tash i tyre për BE-në është i pakapshëm, sepse del në dritë paaftësia e BE -së për zgjedhjen e kuadrit dhe në zgjidhjen e konfliktit. Ndaj nuk pritet zëvendësim, veç edhe pjesëmarrës të tjerë në dialogim, nga Gjermania, nga Franca, nga SHBA dhe nga Anglia, jo në tryezë të dialogut, por në dialogim të Kosovës me Serbinë.

Mu ky gabim trashanik po i kushton BE-së.

1. Në rritjen e shpenzimeve financiare, që sidomos z.Lajçak po i bënë, duke udhëtuar kohë e pa kohë dhe

2. Në thellimin e krizës në Ballkanin Perëndimor, duke mos e zgjidhur çështjen, thjeshtë se janë z. Borel e z. Lajçak në anën e Serbisë.

Takimet e shpeshta në Bruksel, në Beograd dhe në Prishtinë u bënë dhe bëhen për të treguar gjoja interesimin e madh të z Borel dhe Lajçak për dialog. E në fakt, të dytë janë për mos zgjidhjen e çështjes me njohje të shtetit në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

As nga Marrëveshja e fundit në Bruksel dhe Aneksi në Ohër nuk del de-jure njohja e shtetit të Kosovës.

Pikërisht kundër kësaj marrëveshjeje po punojnë dhe këtu është edhe çështja.

Kurrë z. Borel dhe z.Lajçak nuk kërkuar njohje të shtetit. Duke u mbështetur në atë se 5 shtete të BE-së, kundruall 22 shteteve tjera, nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, kurrë nuk dolën hapur.

Mbrojtën me fanatizëm qëndrimin gjoja asnjërës. Edhe kur deklaruan në emër të UE-së ndonjëherë e dënuan me deklarata Kosovën ose e barazuan me Serbinë. Përcaktim tipik anti shtetit të Kosovës.

Mirë kishte me qenë që të dytë të ndërrohen. Jo nga pozitat në BE, sepse këtë nuk e bëjnë, por nga ndërmjetësimi në çështjen Kosovë-Serbi,, kur ata veç ndërmjetësim nuk bëjnë. Ekzistenca e tillë,deri diku pozitive e shtetit serb në BE, është pasojë e të dy ndërmjetësve, të cilët kurrë nuk e paraqitën Serbinë si shkaktare të mos suksesit në ndërmjetësimin Kosovë - Serbi.

Thjeshtë: Z. Borel dhe z.Lajçak janë turpi i BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".