Prokuroria e korruptuar që ja bënë avokatinë krimit të organizuar, po harton dosje pa fakte kundër zyrtarëve të qeverisë vetëm për të shantazhuar

Prokuroria e korruptuar që ja bënë avokatinë krimit të organizuar, po harton dosje pa fakte kundër zyrtarëve të qeverisë vetëm për të shantazhuar
Prokuroria e korruptuar që ja bënë avokatinë krimit të organizuar, po harton dosje pa fakte kundër zyrtarëve të qeverisë vetëm për të shantazhuar

Gani Qarri

  • 11 September 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Më në fund po vërtetohet,katërçipërisht se ngritja e aktakuzës dhe arrestimi i zyrtarëve të qeverisë për çështjen e rezervave të shtetit, ka qenë krejtësisht një torturë e qëllimshme, e orkestruar dhe dizajnuar nga nëntoka e krimit të organizuar që edhe sot kontrollon segmente të caktuara të prokurorisë dhe gjyqësorit të kapur e të korruptuar deri në fyt!Këtë më së miri e vërtetoi edhe Gjykata e Apelit, e cila ka konstatuar se paraburgimi i tre të arrestuarve në aferën e rezervave ishte i kundërligjshëm, madje Gjykata Themelore s’ka arritur të vërtetojë as dyshimin e bazuar se është kryer vepër penale.

-Ky konstatim është dhënë lidhur me dyshimin se Irfan Lipovica, Haviz Gara dhe Ridvan Muharremi, kinse kanë krye veprat penale, duke përfunduar edhe në arrest, nga i cili janë liruar me vendim të Apelit. Sipas gjetjeve të Apelit, përveç faktit se paraburgimi i tyre ishte i paligjshëm, nuk është arritur të argumentohej as fuqia provuese e provave me veprimet e të pandehurve.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, në aktvendimin e ankimuar gjykata e shkallë së para nuk ka arritur që të vërtetoj dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin, e që është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit”, thuhet në gjetjet e Gjykatës së Apelit. Një ditë pasi ishin arrestuar tre të dyshuarit, më 19 gusht Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte caktuar nga një muaj paraburgim dy zyrtarëve Haviz Gara dhe Irfan Lipovica si dhe biznesmenit Ridvan Muharremi, për aferën e rezervave shtetërore. Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë s’ka dhënë vlerësim dhe arsyetim për faktet të cilat janë paraqitur në kërkesën për paraburgimin e Lipovicës, Garës e Muharremit. “… mirëpo në arsyetim e aktvendimit të ankimuar janë dhënë me tepër bindje të dyshimit të arsyeshme duke mos pasur mbështetje, për të ndërlidhur provat me veprimet e të pandehurve.

Kështu që, nuk ka mundur as të argumentohet në fuqinë provuese të provave se me veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim për veprat penale dhe me ketë gjykata vetëm ka potencuar kronologjinë e ngjarjes mirëpo nuk ka dhëne vlerësim dhe arsyetim mbi fakte të cilat janë paraqitur në kërkesën për caktimin e paraburgimit si dhe në arsyetimin e aktvendimit të ankimuar”, thuhet në aktvendimin e Apelit. Bazuar në këto konstatime, ka reaguar së fundi edhe Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila ka thënë se Prokuroria Speciale po i hakmerret qeverisë Kurti, ndaj dhe nuk mundemi me mohu dhe me heshtë faktin që kemi një hakmarrje të Prokurorisë, kryesisht prokuroria speciale ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ne e kemi dëgjuar nga vetë zyrtarët brenda Prokurorisë, që edhe vendimet të cilat nuk kanë asnjë ndikim as financiar e as nuk janë vendime përmbajtjesore, shkojnë dhe kontrollohen nga Prokuroria Speciale, me qëllimin që ‘mos po i nxëmë’ që kanë shkelur diku një ligj. Unë i bëj thirrje Prokurorisë që secilin vendim timin, qoftë administrativ dhe të tjera ta trajtojnë atë”, ka deklaruar ministrja Haxhiu, në vend të ndjekjes së krimit real që ndodhë, por nuk ndiqet as ndëshkohet. Haxhiu ka deklaruar se Prokuroria Speciale po “inicion” skena filmash për konsum publik,kurse veprimet të cilat rezultuan me bastisje dhe arrestime, Haxhiu i quajti ‘filma të lodht” të prokurorisë speciale, që sipas saj, po duan ta bindin opinionin se edhe në qeverinë Kurti ka afera korruptive.

Vetë fakti çfarë kanë bërë me rastin e rezervave shtetërore, për shembull, e keni parë Gjykata e Apelit ka thënë që nuk ka justifikim për t’i mbajtur në paraburgim për faktin se nuk konsiderohet që personat e dyshuar kanë kryer vepër penale. E ata shkun si nëpër filma ashtu të bëjnë skena, kishe po nxjerrin dosje, po sigurisht që kur vjen n’shpi te unë, kur vjen n’shpi te ti, n’shpi të tjerëve, diçka ke me marrë dosje ose kur shkon në institucion, na kemi laptopa, kemi telefona, t’i ke mi marrë, ke mi sekuestrua, konfesku e të tjera. Tash kur duken ato në popull, konsiderohet që megjithatë paskan gjetur diçka. Filma të lodhtë të tyne, ka filma shumë të mirë, po mirëpo këto filma të lodhtë të Prokurorisë Speciale dhe ata le të vazhdojnë hetimet, domethënë ata janë të lirë komplet t’i bëjnë punët që i kanë nisur ndaj meje, ndaj Rozetës, ndaj krejt Qeverisë, ndaj Kryeministrit Kurti, hiç problem s’e kemi”, u shpreh Haxhiu.

Ajo ka akuzuar me të drejtë prokurorinë e kapur, që ka miliona lëndë të cilat përmbajnë keqpërdorim të miliona eurove, por as që kanë filluar as hetimet. “Çështja është, se kjo nuk është drejtësi, përderisa miliona lëndë, që përmbajnë keqpërdorim të milionave, të cilat, tash e sa kohë, i ka dërgua infrastruktura, ekonomia, industria, drejtësia, financat, arsimi etj, dhe për asnjë nga ato nuk kanë filluar asgjë për hetime. Por Prokuroria nuk do që të merret edhe me ato, sepse ka politikanë që dyshohen për miliona euro, dhe ata sot, përveçse, falë po kësaj prokurorie, janë të lirë, kanë fytyrë edhe ta akuzojnë Qeverinë për krim e korrupsion”, tha Haxhiu.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".