Komisioni hetimor për rezervat e shtetit, kërkesa banale e opozitës për përfitime materiale dhe zhurmë elektorale

Gani Qarri

  • 13 September 2023 - 07:55

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Për aq më tepër, në mungesë të ideve opozitare për ta quar shtet ndërtimin përpara, në vend të kërkesave për forcimin e rendit e të ligjit partitë politike opozitare kanë paralajmëruar se në seancën e parë të fillimit të sesionit vjeshtor, do ta riciklojnë aktin e prokurorit abuzues, dhe të ri-debatojnë edhe në Kuvend lidhur me të ashtuquajturën aferë të rezervave të shtetit, të cilët duke mos pasur me çfarë të merren kanë tubuar nënshkrimet për formimin e komisionit hetimor, për ta mbrojtur aktin kundërligjor të prokurorit në fjalë, dhe tani pritet të bëhet zyrtarizimi i kërkesës për debat, në administratën e Kuvendit.

- Është tepër e habitshme dhe pothuajse gati e pamundur të kuptohet se çfarë i duhet opozitës komisioni hetimor kur dihet që "drejtësia" e kidnapuar prej partive të inkriminuara, jo vetëm që nuk ka heshtur, por nën ndikimin e opozitës ka vepruar me kokë në thes pa pasur asnjë fakt për vepër penale, gjë që u konstatua edhe nga Apeli, se nuk kishte bazë as argumente me të cilat Prokuroria Speciale ka kërkuar arrestimin dhe paraburgimin e zyrtarëve qeveritar për dyshimin lidhur me kinse aferën e abuzimit të rezervave të shtetit, akt për të cilin, në fakt do duhej thirrur urgjentisht në përgjegjësi prokurori abuzues.

Madje edhe më absurde tingëllon kërkesa e opozitës për komisionin hetimor lidhur më problemin e rezervave të shtetit, për të cilin kishte zyrtar qeveritar të arrestuar padrejtësisht, por që me vendim të gjykatës së apelit, ata janë liruar, akt i cili vërteton se opozita e shthurur, tani po lufton ta mbrojë prokurorin abuzues me drejtësinë, i cili ka paditur zyrtarët shtetëror pa bazë as argumente ligjore.

Për aq më tepër, në mungesë të ideve opozitare për ta quar shtet ndërtimin përpara, në vend të kërkesave për forcimin e rendit e të ligjit partitë politike opozitare kanë paralajmëruar se në seancën e parë të fillimit të sesionit vjeshtor, do ta riciklojnë aktin e prokurorit abuzues, dhe të ri-debatojnë edhe në Kuvend lidhur me të ashtuquajturën aferë të rezervave të shtetit, të cilët duke mos pasur me çfarë të merren kanë tubuar nënshkrimet për formimin e komisionit hetimor, për ta mbrojtur aktin kundërligjor të prokurorit në fjalë, dhe tani pritet të bëhet zyrtarizimi i kërkesës për debat, në administratën e Kuvendit.

Ndaj me të drejtë lind pyetja milionëshe, se çfarë në të vërtetë, i duhet opozitës rebeluese komisioni hetimor kur vet Gjykata e Apelit për këtë rast, ka konstatuar se nuk ka pasur fare bazë as argumente ligjore me të cilat Prokuroria Speciale ka kërkuar arrestimin dhe paraburgimin e zyrtarëve qeveritar, kinse për aferën e abuzimit të rezervave të shtetit, apo tani jan hedhur në luftë për mbrojtjen e prokurorit i cili ka akuzuar pa fakte dhe argumente?!

Për aq më tepër “Kolegji i gjykatës së shkallës së dytë konstatoi se në këtë stad të procedurës penale nga gjykata e shkallë së pare është tejkaluar kompetenca e vlerësimit e paraparë sipas normave ligjore nga fakti se gjykata në aktvendimin e ankimuar është lëshuar në vlefshmërinë e ligjshmërisë se ligjeve (administrative), vendimeve të qeverisë, si dhe në nxjerrjen e konkluzioneve të elementeve subjektive të dashjes në lidhje me veprat penale të cilat pretendohet të jene kryer nga ana e të pandehurve”, është thënë në njoftim.

Kështu që opozitarët e bankrotuar politikisht, po degradohen edhe më shumë duke mos ofruar asnjë ide progresive për shtetin dhe inskenuar vetëm skandale e afera të pa qenë, debate banale dhe veprime rrugaçërie në kuvend, me shpresën për efekte elektorale, duke u thirrur edhe në emër të drejtësisë të cilat derisa ishin në pushtet, vet i kanë formuar, kontrolluar dhe komanduar, ku edhe sot është i punësuar mbarë stafi të cilin vetë opozitarët e sotëm i kanë emëruar!

Deputeti i LDK-s Armend Zemaj ka deklaruar se mazhoranca madje fare nuk ka disponim për mbajtje të seancave parlamentare me debatet që i kërkon opozita, por ai thotë se kërkesës për formimin e Komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore i janë bashkangjitur 41 deputet për seancën e 21 shtatorit të këtij viti.

Përderisa Zemaj thotë se do të ketë debat për formimi e këtij Komisioni ai shton se për ta vështirësuar sa më shumë rrugëtimin e shtetit të Kosovës, nga opozita po mendohet për të bllokuar dhe mos votuar asnjë nga marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nga Qeveria do të sillen në Kuvend, e njëra prej pengesave të orkestruara opozitare, duket të jetë edhe formimi i komisionit hetimore parlamentarë për rezervat e shtetit, akuza tërë cilat Gjykata e Apelit i ka hedhur poshtë si të pa bazuara, pra thjeshte vetëm sa për të ta penguar shtetin, dhe përfituar deputetët e opozitës së inkriminuare, mëditje, plus, të cilët përderisa shtetit të Kosovës i kanë shpallur publikisht luftë parlamentare, me Serbinë jetojnë në paqe,të habitshme dhe pothuajse idilikë "bashkëshortore"!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".