Ashpërsim të masave ndëshkuese edhe ndaj Serbisë, duhet të jetë reagim i shpejtë me hapa serioze vepruese dhe pasoja të prekshme e nënshtruese

Ashpërsim të masave ndëshkuese edhe ndaj Serbisë, duhet  të jetë reagim i shpejtë me hapa serioze vepruese dhe pasoja të prekshme e nënshtruese
Ashpërsim të masave ndëshkuese edhe ndaj Serbisë, duhet  të jetë reagim i shpejtë me hapa serioze vepruese dhe pasoja të prekshme e nënshtruese

Gani Qarri

  • 15 September 2023 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Në fakt megjithëse në takimin e Ohrit, është njohur autoriteti i Kosovës dhe pranuar e drejta e saj ligjore, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike në veri, të cilat me gjithë premtimet e dhëna për mosndërhyrje, Serbia serish ka penguar minoritetin serb të dal në zgjedhje, megjithatë, nga BE, është ndëshkuar shumë padrejtësisht vetëm Kosova.

-Megjithëse nga vet SHBA dhe BE, në takimin e Ohrit, është njohur autoriteti i Kosovës dhe pranuar e drejta e saj ligjore, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike në veri, është njohur edhe rezultati i zgjedhjeve, pavarësisht pjesëmarrjes së ulët të votuesve, për shkak se përkundër premtimeve, Serbia serish ka penguar minoritetin serb të dal në zgjedhje, është njohur edhe autoriteti i kryetarëve dhe miratuar pranimi i mandateve prej tyre, çuditërisht edhe nga SHBA dhe BE, u kërkua, që të mos punojnë në komuna, përkundër faktit se ata nuk i lejon mandati të punojnë si drejtor bibliotekash as shefa të zyrave, të gjendjes civile për lëshimin e certifikatave të lindjes nëpër bashkësitë lokale të fshatrave.

Prandaj, përfundimisht paralajmërimi i të dërguarit për dialogun Kosovë Serbi Gabriel Escobar, për fillimin e ashpërsimit të masave edhe ndaj Serbisë, duhet vërtet të jetë serioz dhe të shoqërohet njëmend me masa ndëshkuese, ndaj Serbisë nëse në ditët në vijim, javët e muajt e ardhshëm, krimineli Vuçiq vazhdon me obstruksionet e tij të njohura dhe nuk pajtohet me fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit për normalizimin e gjendjes, ndërmjet të dy vendeve. Por duke qenë se Escoabr ka paralajmëruar, kjo nuk guxon më të mbetet vetëm si paralajmërim në letër, dhe nëse tash e tutje, serish pala serbe paraqet pengesa, në mënyrë që të vazhdojë ngecja dhe mos arritja e pajtimit dy palësh për të ecur përpara, masat duhet medoemos të drejtohen ashpërsisht edhe ndaj Serbisë ashtu sikur që u veprua me Kosovën pa fajin e saj, kur dihet mirëfilli se tensionimi i gjendjes në veri, është shkaktuar nga Serbia dhe bandat kriminale serbe të dirigjuara prej Vuçiqit nga Beogradi.

Megjithëse masat që BE-ja ka vendosur, në fakt, nuk janë vërtet sanksione, ato duhet të hiqen dhe të mos vazhdojnë, duke detyruar të angazhohen të dy palët, për një marrëveshje që sjell bashkëpunim dhe normalizim të gjendjes edhe për Kosovën, krijon mundësitë për njohje të reja, konferencë donatorësh, dialog strategjik dypalësh me Shtetet e Bashkuara dhe për një marrëdhënie të afërt me NATO-n. Përndryshe përderisa Eskobar thotë se edhe për Serbinë, do të jetë po kështu, nëse nuk shënojmë përparim dhe humbim mundësinë për këtë vit, duhet medoemos edhe për Serbinë të jenë masa shumë të ngjashme. Bashkimi Evropian do të dëshirojë të shohë shenja më të qarta nga Serbia se është e interesuar ta zbatojë marrëveshjet për normalizim, ndërkohë që vendos për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, ka deklaruar Escobar.

Madje ai pretendon se përveç masave ndaj Kosovës, ndëshkimi i ngjashëm vetëm sa po e pret edhe Serbinë nëse tash e tutje nuk tregohet palë bashkëpunuese por penguese e procesit. Por nga sa shihet, në fakt perëndimi po ndjek një politikë lehtësuese ndaj Serbisë, e një politikë e tillë është e gabuar, edhe për faktin që dihet botërisht, se Serbia nuk i është bashkuar as Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, kurse Kosova po, madje që nga fillimi.

Krejt kjo dëshmon se Perëndimi vërtetë, po provon ta joshë Serbinë në orbitën e vet, në dëm të fqinjëve dhe veçanërisht në dëm të Kosovës, gjë që vërtetë është akt shumë i gabuar, i cili tanimë po qarkullon si temë shqetësuese, që nga shtetet demokratike evropiane deri te Senati Amerikan. Në fakt megjithëse në takimin e Ohrit, është njohur autoriteti i Kosovës dhe pranuar e drejta e saj ligjore, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike në veri, të cilat me gjithë premtimet e dhëna për mosndërhyrje, Serbia serish ka penguar minoritetin serb të dal në zgjedhje, megjithatë, nga BE, është ndëshkuar shumë padrejtësisht vetëm Kosova. Madje nga vet SHBA dhe BE, është njohur edhe rezultati i zgjedhjeve, pavarësisht pjesëmarrjes së ulët të votuesve, është njohur edhe autoriteti i kryetarëve dhe miratuar pranimi i mandateve prej tyre, por çuditërisht u kërkua që ata të mos punojnë në komuna, kryetar të të cilave janë emëruar me votën e lirë dhe zgjedhjet demokratike të pranuara nga BE dhe SHBA, përkundër faktit se ata nuk mund të punojnë tani si drejtor bibliotekash as shefa të zyreve, te gjendjes civile nëpër bashkësitë lokale të fsatrave, për lëshimin e certifikatave.

Kurse në anën tjetër, krejt ajo që është ndërmarrë, si masë ndëshkuese por vetëm nga SHBA ndaj Serbisë, është vetëm vendosja nën sanksione e shefit rusofil të shërbimit të zbulimit të Serbisë, Aleksandër Vulin, gjë që realisht, jo vetëm se nuk mund të krahasohet me masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por as në përmasat minimale, nuk mjafton dhe nuk është fare e ndershme, as për vet z. Eskobar, që të bëjë krahasime të tilla apo ti shënjestroj ata që marrin guximin ti kritikojnë masat e vendosura, padrejtësisht, nga BE dhe SHBA vetëm kundër Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".