Kosova në prag të vendimit të madh për shtetin, zgjidhje unike politike për marrëveshje me Serbinë, ose zgjedhje për rikonfirmim të besimit qytetar kujt do të ja beson pushtetin

Kosova në prag të vendimit të madh për shtetin, zgjidhje unike politike për marrëveshje me Serbinë, ose zgjedhje për rikonfirmim të besimit qytetar kujt do të ja beson pushtetin
Kosova në prag të vendimit të madh për shtetin, zgjidhje unike politike për marrëveshje me Serbinë, ose zgjedhje për rikonfirmim të besimit qytetar kujt do të ja beson pushtetin

Gani Qarri

  • 23 September 2023 - 09:14

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Nëse Qeveria nuk arrin në asnjë mënyrë ta ofrojë opozitën e shantazhuar nga Serbia, për daljen unike të paktën në raport me Serbinë, as në këtë situatë delikate kur gjërat, në dialog me këtë shtet fashist, përveçse janë ngushtuar, edhe janë përkeqësuar tej mase në dëm të Kosovës, jo vetëm në BE por duket hapur, se as SHBA nuk do te jenë më në anën e shtetit tonë si dikur, Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme të cilat duhet të shndërrohen në referendum mbarëpopullor për marrjen e vendimit plebishitar mbi "zajednicën" me votën e lirë të sovranit, e cila është vulosja përfundimtare, që nuk do të mund të kundërshtohej më, nga BE, as nga SHBA.

-Zhvillimet e fundit alarmante në BE dhe SHBA për Republikën e Kosovës, të cilat erdhën si pasojë e kooketimit të vazhdueshëm të opozitës së inkriminuar në Kosovë me Vuçiqin, dhe dalja e saj publike, gjithmonë në unison me kërkesat hegjemoniste të Serbisë, për bosnjëzimin e Kosovës, u kthyen në kusht dhe kërkesë prioritare edhe në BE dhe SHBA, për formimin e "zajednicës" kundër kushteuese një etnike serbe, si pikë e parë e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Pikërisht për shkak të thellimit gjithnjë e më të madh të dallimeve mes Qeverisë së Kosovës dhe ndërmjetësuesve evropian, procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të futet në krizë edhe më të thellë, përderisa vet përfaqësuesit e lartë të BE-së, kanë ofruar një plan projekt, shumë të pa balancuar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes, duke nxjerr asociacionin si top prioritet, dhe anashkaluar, e fshirë tërësisht nga teksti kërkesën për njohjen e Kosovës, duke mos dhënë asnjë garanci se kjo do të ndodhë nga Serbia.

Për fatin e keq të Kosovës dhe qytetarëve të saj të shumëvuajtur, nuk është më vetëm Serbia dhe e ashtuquajtura “listë serbe” por vet partitë e inkriminuara shqipfolëse, janë ato të cilat mjerisht me krijimin e përçarjeve të pareshtura në vend dhe kooketimin e vazhdueshëm me Vuçiqin, i dhanë mundësinë edhe Lajçakut e Borellit që, “Skenari Lajçak-Vuçiq” tanimë edhe zyrtarisht të kthehet në kërkesë zyrtare të BE-së dhe SHBA-ve, me të cilën Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti i kërkohet ta nisë “urgjentisht” punën, për asociacionin, si hap i parë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Por përkundër të gjithave, gëzon shumë fakti se udhëheqja e shtetit të Kosovës, Qeveria, Presidenca si dhe Kuvendi, me të drejtë vazhdojnë të rezistojnë fuqishëm kundër këtyre padrejtësive dhe të jenë të fortifikuar me kritika të ashpra ndaj qëndrimeve të njëanshme të zyrtarëve të BE-së të përfshirë në ndërmjetësim të cilët padrejtësisht e kanë nxjerr si kushtëzim asociacionin, madje edhe si top kërkesë për zbatim, pa ofruar asnjë garanci dhe mbajtur kurrfarë përgjegjësie se pas këtij zhvillimi do të pasojë njohja nga ana e Serbisë dhe normalizimi i raporteve mes dy të vendeve.

Për aq më tepër Kryetari i Kuvendit të Kosovës, zotëri Glauk Konjufca ka theksuar se detajet e bëra publike të takimit të 14 shtatorit, dhe mosmarrëveshjet në këtë takim, nuk duhet të kualifikohen si akuza ndaj ndërmjetësve në proces, sepse ato ishin dhe mbeten vetëm disa konstatime reale të mënyrës së padrejtë të punës së vet Mirosllav Lajçak-ut.

Dhe sipas krye kuvendarit Konjufca, kjo është vërejtur qysh në fillim, nga vet qëndrimet e Lajçak-ut, që më tepër janë marrje e pozicionit të Serbisë, i cili përmes mekanizmave të ndryshëm dhe formulimeve që ai i propozon, përpiqet që ato të jenë pikënisje për ta akomoduar në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë në bisedime.

Ai shtoi se sidomos në takimin e fundit ka ndryshuar qasja duke sqaruar se njohja është hequr dhe është kërkuar nga Lajçku vetëm formimi i asociacionit e pozicionimi i Serbisë është që Kosova duhet ta bëjë një asociacion jashtë çdo ombrelle politike të procesit i cili e ka arrit këtë pikë ku jemi tash.

E përderisa qasja origjinale ka qenë krejt tjetër, dihet mirëfilli se Kosova nuk mund ta bëjë asociacionin, përndryshe do të ishte bërë që në vitin 2013, në Qeverinë e Isa Mustafës, apo të Hashim Thaçit, kurse tash më VV është edhe më vështirë të bëhet, sepse ne kemi marr një mandat të fuqishëm politik me premtime tjera, ndaj i vetmi çelës që dialogu të vazhdojë, është formimi i asociacionit vetëm në përputhje me Kushtetutën, që nuk cenon rendin juridik dhe arrihet paralel, bashkë me njohjen nga Serbia.

Pra ombrella e dialogut, duhet të zgjerohet në atë mënyrë, që brenda saj të jetë njohja dhe asociacioni, përndryshe ajo që thotë tani Lajçak është pozicion i Serbisë dhe nëse Lajçak e artikulon këtë si pozicion të BE atëherë ne mund të themi lirisht, se Lajçak paska kontribuar që ky pozicion zyrtar i BE-së të jetë ai që e përfaqëson edhe Serbia, ka deklaruar Konjufca.

Pozicionimi i Lajçak-ut nuk është i drejtpeshuar fare dhe vërtetë është devijim prej idesë origjinale, e cila thotë se nuk ka asociacion pa njohje nga Serbia, pra nuk mund të formohet asociacion edhe me heq dorë prej idesë se njohjes.

Quajeni si të doni edhe njohje de-facto, ajo duhet të jetë njohje e shtetësisë së Kosovës nga Serbia dhe në Serbi duhet ta dinë e të pajtohen me faktin se kur ta kalojnë kufirin në Merdare është Kosovë, është një shtet tjetër, duhet ti njohin kufijtë, flamurin e simbolet tona shtetërore dhe nuk duhet që të na pengojnë kur aplikojmë ne për pranim në organizata ndërkombëtare”, ka theksuar Konjufca.

Vetëm pas njohjes, është në përgjegjësinë e Kosovës me gjet një formulë të përshtatshme të asociacionit që është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe nuk e cenon rendin juridik të vendit tonë.

Nëse mundoheni ta shkatërroni këtë parim me ide tjera, si z. Lajçak atëherë jeni në favor të Serbisë dhe kjo nuk është akuzë, por është thjesht identifikim i një njeriu i cili kryen punën e vetë në mënyrë shumë të pa përgjegjshme, andaj i vetmi çelës i mundshëm për të ecur dialogu përpara, është që së pari të vij njohja pastaj asociacioni, përndryshe nuk ka avancim të dialogut, por vetëm krijohen probleme”, ka vijuar ai.

Vet qëndrimet e qarta të krerëve të shtetit, flasin hapur, se ata nuk janë të gatshëm të bëjnë asnjë kompromis në dëm të Kosovës dhe sovranitetit të shtetit tonë, pavarësisht kushtëzimit dhe presionit që mundë të vazhdojnë ti nënshtrohen, qoftë si lidership politik apo edhe si institucione të shtetit.

Dhe nëse Qeveria nuk arrin në asnjë mënyrë ta ofrojë opozitën e shantazhuar nga Serbia, për daljen unike të paktën në raport me Serbinë, as në këtë situatë delikate kur gjërat, në dialog me këtë shtet fashist, përveçse janë ngushtuar, edhe janë përkeqësuar tej mase në dëm të Kosovës, jo vetëm në BE por duket hapur, se as SHBA nuk do te jenë më në anën e shtetit tonë si dikur, Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme të cilat duhet të shndërrohen në referendum mbarëpopullor për marrjen e vendimit plebishitar mbi "zajednicën" me votën e lirë të sovranit, e cila është vulosja përfundimtare, që nuk do të mund të kundërshtohej më, nga BE, as nga SHBA.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".