Vetëm me ndihmën amerikane mundë ta çlirojmë drejtësinë e uzurpuar nga udbashët dhe nëntoka e krimit të organizuar

Vetëm me ndihmën amerikane mundë ta çlirojmë drejtësinë e uzurpuar nga udbashët dhe nëntoka e krimit të organizuar
Vetëm me ndihmën amerikane mundë ta çlirojmë drejtësinë e uzurpuar nga udbashët dhe nëntoka e krimit të organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 09 December 2023 - 08:11

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj - Zhuriani

Në sistemin e drejtësisë u futen ata kryebanditët që në kohën e qenit plak Titos dhe më pas, edhe në kohen e kasapit Slobodan Millosheviq, e kishin tërë gjoksin deri në kërthizë me medalje nga pushtuesi që dënonin shqiptarët dhe ata do ndanin drejtësinë! Kush e ka pritur këtë, ndoshta ndonjë langua që është i staneve të tyre!? Pra, kështu janë amnistuar dhe nuk i kanë luftuar dukuritë kundër korrupsionit që akoma vazhdon të gërryej themelet e shtetit tonë nga kjo racë e poshtër. Lëre që nuk është bërë punë, por edhe më keq po i BLLOKOJN dhe nuk i lënë të ecë shteti më tej.

- Ka vite që kam shkruar se sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës ka qenë i kalbur dhe jo vetëm kaq, por na e kanë qitur hijen e zezë në gjithë botën demokratike. Por, e a dini përse po e them këtë, pa më të voglin dyshim, sepse nga anët e mia, në Zhur të krahinës së Lumës, Republika e Shqipërisë, thuhet:"Peshku kalbet nga koka". Për të sqaruar më thjeshtë, ky sistem nuk veproi as sipas ligjeve, as sipas Kushtetutës së vendit dhe as sipas asaj se përse e japin betimin dhe nga kush i marrin të ardhurat. Shkurt e shqip, dhe për t´i mos ra muhabetit rrotull, sepse nuk e kuptojnë disa bythqirë, se ky sistem u kap nga kryebanditët e bandave politike dhe më pastaj nuk guxonin të bënin as gëk e as mëk.

U bë sallamadi me kryebanditët e bandave politike dhe disa langonj që i kishin rrotull, zgjeruan rrjetin taman si të merimangës dhe nuk guxonin të shpërthenin rrjetin as në atë të bazës dhe as në atë lokal. Pra, drejtësia në Kosovë ishte e pamundur të vepronte ndaras por vetëm si thoshte ndonjë nga kryebanditët e bandave politike. Ata për fat të keq i futën aty brenda argatët e tyre ,sahanlëpirës dhe nuk do tani mend pse jemi këtu.

Jemi pra këtu sepse ata akoma i kanë rrënjët e thella aty, sepse kanë hise ata që nuk u trazuan nga askush nga hajnia, korrupsioni, se të mos flasim që të burgoset kush, bile jemi dëshmitar të kohës për talljet me popullin kur bënin SHOU kinse po e bastisin dikë dhe më pas bandat politike këtyre hajnave u epke "çin-gradë në krah". Në sistemin e drejtësisë u futen ata kryebanditët që në kohën e qenit plak Titos dhe më pas, edhe në kohen e kasapit Slobodan Millosheviq, e kishin tërë gjoksin deri në kërthizë me medalje nga pushtuesi që dënonin shqiptarët dhe ata do ndanin drejtësinë! Kush e ka pritur këtë, ndoshta ndonjë langua që është i staneve të tyre!? Pra, kështu janë amnistuar dhe nuk i kanë luftuar dukuritë kundër korrupsionit që akoma vazhdon të gërryej themelet e shtetit tonë nga kjo racë e poshtër.

Lëre që nuk është bërë punë, por edhe më keq po i BLLOKOJN dhe nuk e lënë të ecë shteti më tej. Këtë më së miri e shpjegoi IKD që janë dëmet marramendëse dhe për të kapur kokën me dorë. Personalisht unë e kam vetëm një shprese se do zgjidhet ky problem dhe për tu liruar njëherë e përgjithmonë ky popull nga kjo racë e poshtër. Dhe cila është ajo shpresë? Po jua them unë: Se ky hulumtim është bërë në përkrahje të Departamentit Amerikan- Byrosë për Çështjen Ndërkombëtare dhe zbatim të ligjit. Pra këtu e kam shpresën por do të dëshiroja që këtu të përfshihen në këtë lëndë edhe banditët e kryebanditët e bandave politike dhe të gjitha lëmive duke mos e përjashtuar edhe këtë sistem të drejtësisë, që nuk do të dalin të pa lagur, që mjerisht nuk janë të paktë dhe do shihni se kush është në këtë valle të krimit të kanaleve të nëntokës kriminale, pasuria e tyre dhe cilat janë lidhjet me kryebanditët e bandave politike, të ju konfiskohen pasuritë marramendëse, që u pasuruan haram dhe siguruan pasuri për jo më pak se 20 breza. Duhet shkuar me këmbëngulje dhe pa pasur frikë fare, sepse në fund të fundit, mbrojnë shtetin,ligjin Kushtetutën e vendit dhe në fund të fundit kanë dhënë betim dhe marrin rrogat nga tatimet dhe djersa jonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".