Me këtë qeveri përmes Fondit Sovran po mbyllen rrugët për korrupsion dhe hajni

Me këtë qeveri përmes Fondit Sovran po mbyllen rrugët për korrupsion dhe hajni
Me këtë qeveri përmes Fondit Sovran po mbyllen rrugët për korrupsion dhe hajni

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 19 December 2023 - 07:47

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhurjani

Nuk mundë të hynë me sallamadi as në KEK, Trepçë, PTK dhe në gjigante tjera të vendit se e kanë kapur fortë për tu pasuruar buxheti i shtetit dhe jo xhepat e hajnave që u bënë milionerët më të fuqishëm jo vetëm në Kosovë por në tërë Ballkanin. Do të ishte mirë që të mos ndaleni më kaq, por të i konfiskohet pasuria që e vodhën djersën e taksapaguesve dhe fukarenjve, se Kosova nuk ishte shtet i fortë ekonomikisht se Gjermania, Amerika apo Anglia, po këta ishin të pamëshirshëm dhe po ja lë një amanet në këtë shkrim dhe le ta mbajnë mend mirë: Jo vetëm që do i godas ligji, po do i ndjek edhe dora e mallkimit dhe e Zotit kudo që të shkojnë së shumë kanë vjedhur.

-Pushtetarët e deridjeshëm janë të vetëdijshëm se nuk janë asgjë më pos xhenaze të gjalla, mirëpo, këta e kanë nga inati dhe po ashtu, nga lakmia për të ardhur edhe njëherë në pushtet. Po kjo punë ka vdekur njëherë e përgjithmonë se vërtetë është kështu të shohim në të ardhmen , këta janë të pa shpresë fare. Më kujtohet një fjalë që thuhet nga anët tona, kur kishte thënë plaka:" Ah, edhe njëherë të bëhesha nuse, do të dija se si të nusëroja.

Po është vetëm në trurin e saj nga lakmia e meraku; kështu është puna e tyre: por; këta; nuk pushojnë se bërë zullum sepse kjo u ka mbetur sëmundje; nga lakmia jo vetëm për pushtet por u bënë horë more burrë; se si ka mundësi të mos hetohet; kur në ngërzit që i njohim; këta shkërdhata që deri dje nuk kishin të siguruar bukën e gojës dhe kur e them këtë nuk e them vetëm fjale po i njohim njerëz dhe menjëherë pas luftës lëre që u bënë super milionerë, por edhe siguruan pasuri jo me pak se 20-30 breza. Dhe, menjëherë i ranë në sy popullit dhe i dënoi me votë dhe ka për të dënuar sa të jetë kjo toke në Kosovë që na ka falur Zoti hise, prandaj këta janë xhenaze të gjalla dhe të pa shpresë. Dhe, tani, mundohen të kundërshtojnë çdo gjë, duke menduar se populli ka qenë i shurdhër dhe i verbër që nuk i dëgjoi veprimet dhe të zezat që i kishin bërë me bandat hajdutësh e kusarësh të kanaleve të nëntokës kriminele.

Frika u ka hyrë në palcë edhe me shkarkimet nga ata bythëqirët e që ishin të veshur me xhaketën e shtetit, se kur ka filluar ky pastrim dhe i ka kapur fshesa e plehrave frikën e kanë se ku do të ndalen dhe kanë futur kokën taman si ata minjtë në gjiriz. Nuk kanë ku të ikën se do zbulohen të gjitha të zezat dhe zullumet e kanaleve të nëntokës kriminale. Pra, ky ligj i ka goditur në kokë taman si rrufeja në pikë të ditës. Popullit i kujtohet mirë se po këta kusar kur e lëshuan rrjetin si të merimangës në të gjitha dikasteret më të rëndësishme dhe pasuroheshin pa kontrolle, dhe po ashtu, ju kujtohet kur në dikasteret më të fuqishme të vendit i punësonin langonjtë dhe zagarët e tyre edhe njëherë i punësonin langonjtë dhe zagarët e tyre dhe jo një -dy, por nga pesë gjashtë anëtarë të një familje. Kjo ka vdekur njëherë e përgjithmonë. tashmë vepron ligji dhe këta mundë të ëndërrojnë, por nuk ndalen fluturon degë me degë si korba shëtitës dhe duhet pasur shumë kujdes se janë të prirur për zullum vetëm për të ardhur në pushtet. Pushteti dhe hajnia, i kanë dyert e mbyllura. Nuk mundë të hynë me sallamadi as në KEK, Trepçë, PTK dhe në gjigante tjera të vendit se e kanë kapur fortë për tu pasuruar buxheti i shtetit dhe jo xhepat e hajnave që u bënë milionerët më të fuqishëm jo vetëm në Kosovë por në tërë Ballkanin.

Do të ishte mirë që të mos ndaleni më kaq, por të i konfiskohet pasuria që e vodhën djersën e taksapaguesve dhe fukarenjve, se Kosova nuk ishte shtet i fortë ekonomikisht se Gjermania, Amerika apo Anglia, po këta ishin të pamëshirshëm dhe po ja lë një amanet në këtë shkrim dhe le ta mbajnë mend mirë: Jo vetëm që do i godas ligji, po do i ndjek edhe dora e mallkimit dhe e Zotit kudo që të shkojnë se shumë kanë vjedhur, aq vodhën që 50 ish ushtarë të UÇK-ës bënë vetëvrasje e këta bënin sallamadi dhe dyzen ahengu me kurva që prisnin të semafori për hamshor. Mbajeni mend këtë, nga Reshat Badallaj-Zhuriani

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".