Veriu i Kosovës në zgjedhje të reja lokale që garanton plotësisht sovranitetin e shtetit

Veriu i Kosovës në zgjedhje të reja lokale që garanton plotësisht sovranitetin e shtetit
Veriu i Kosovës në zgjedhje të reja lokale që garanton plotësisht sovranitetin e shtetit

Gani Qarri

  • 20 December 2023 - 07:30

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Komunat e banuara me pjesëtarë të minoritetit serbë në veri, me nismën e tyre, duket të jenë një hap më afër procesit të ri zgjedhor, pas shkëmbimit të informacioneve në raport me iniciuesit e peticionit për shkarkimin e kryetarëve aktual dhe shpjegimeve procedurale të dhëna nga KQZ-ja, mbi bazën e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal.

-Dorëheqja, respektivisht largimi i kryetarëve të tashëm të komunave në veri të Kosovës të cilët mandatet e tyre, në fakt, i fituan nga një proces demokratik zgjedhor, vije si kërkesë që po theksohet- hap drejtë shtensionimit të situatës në veri të vendit, një situatë e dëshmuar për trend pozitiv të normalizimit dhe integrimit të qytetarëve lokal serb edhe me heqjen dorë prej targave ilegale të automjeteve, të imponuara nga struktural kriminale serbe për plotë dy dekada me radhë.

Prandaj, procesi i ri zgjedhor në veri të vendit për pushtetin lokal, do të jetë edhe një test tjetër kalues për rolin e Qeverisë së Kosovës, në shtensioinim, integrim dhe stabilizim funksional të pjesës veriore të vendit në të cilin rendi dhe ligji po funksionojnë, pa asnjë të metë, për të gjithë qytetarët pa dallim. Kurse sukses i veçantë, i cili është vlerësuar veçanërisht lartë, brenda dhe jashtë vendit, për Qeverinë aktuale të Kosovës, është shkatërrimi total i bandave kriminale serbe, të cilat nën qeveritë pararendëse për më tepër se 20 vite, kanë funksionuar lirshëm, duke zhvilluar pa asnjë pengesë, kontrabandë ilegale dhe trafikim të gjithfarëllojshëm, që nga nafta e mallrat e konsumit të gjerë, deri te shpëlarja ilegale e parave, droga dhe armët, në kooketim të vazhdueshëm me pushtetarët më të lartë politik dhe shtetëror!

Pas stabilizimit të gjendjes në veri, më 7 dhjetor, tri grupe nismëtare, të përbërë nga tre qytetarë, u kanë dorëzuar kryesuesve të kuvendeve komunale të tri komunave në veri kërkesat për inicimin dhe organizimin e peticioneve për largimin e kryetarëve aktual, si një ndër hapat e parë që parashihet me Udhëzimin Administrativ, që sipas MAPL, nevojitet për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës. Ndërsa KQZ, këto ditë i ka njoftuar kryesuesit e tri kuvendeve komunale, tri grupet nismëtare dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (MAPL), lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komunave “mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20 për qind.

Kështu që me përgjigjet e dhëna zyrtare kërkesës së tre kryesuesve të kuvendeve komunale për komunat përkatëse, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), tanimë i është hapur rrugë edhe organizimit të peticioneve për largimin e kryetarëve në tri komunat veriore me pjesëtarë të minoritetit serb në veri të Kosovës. KQZ-ja, përmes këtyre tri përgjigjeve të ndara, ka dhënë detaje edhe për numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote në komunat Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, si dhe numrin e saktë të votuesve që përbëjnë 20 për qind të trupit votues në secilën komunë, i nevojshëm për shkarkimin e një kryetari komune përmes peticionit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. si një ndër hapat e parë që parashihet me Udhëzimin Administrativ, për largimin eventual, të kryetarit të komunës nga funksioni.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".