Tash është koha për ta ndëshkuar rëndë dhe izoluar regjimin e Aleksandër Vuçiqit, e grabiti pushtetin para syve të Evropës me manipulime, vjedhje ekstreme dhe blerje të votës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 22 December 2023 - 09:04

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj- Zhuriani

Ky qëndrim , që nuk ishin zgjedhje demokratike për fat të mirë e ka edhe nga Komisioni i Bashkimi Evropian dhe shumë organizata ndërkombëtare që në të ardhmen do të bie ndesh me politikën e tyre sa që e quajtën ata vet si TRONDITËSE , se nuk ishin zgjedhje të drejta dhe të lira, dhe sipas tyre Serbia nuk mund të ecë drejt Bashkimit Evropian. I të njëjtit mendim për manipulim të zgjedhjeve në Serbi, që nuk ishte fare i kënaqur, doli edhe ambasadori Gjerman në Kosovë, zotëriu, Jörn Rohde, bile e shpërndau një reagim të fuqishëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë. I të njëjtit mendim që nuk ishin të kënaqura me zgjedhjet në Serbi ishte edhe OSBE/ODHIR që e thanë hapur se ishte një bjeshkë shkeljesh në këto zgjedhje, këta shkuan edhe më tej pos manipulimit, vjedhjeve kanë konstatuar edhe frikësim të madh dhe blerje të votave që është në kundërshtim me votën e lirë të votuesit të qytetarëve nga puna e pushtetit, nga dora e hekurt e pushtetit fashist serbian.

Fitorja e Aleksandër Vuçiqit, snajperistit të luftës dhe tellallit të kasapit të Ballkanit dhe të Evropës, Slobodan Millosheviqit është pritur sepse është ndihmuar edhe nga nëna e tyre Rusia. Rusia kishte forcë dhe hyri edhe në zgjedhjet kur u bënë në Amerikë, dhe të mos flasim këto që u mbajtjen në Serbi. Mirëpo, Evropa nuk i ka pritur mirë dhe e bindur se këto zgjedhje janë të manipuluara, të vjedhur dhe me shumë dallavere që ka qenë e pamundur të fitoj ndonjë parti tjetër atje.

Ndodhi se çka ndodhi atje Evropa është e lodhur me politikën serb e-ruse dhe tani ka mundësi t´ia zë bishtin me derë dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare që i përcollën këto zgjedhje në Serbi, edhe Bashkimi Evropian, kishin shumë vërejtje për manipulim dhe parregulltës të zgjedhjeve, por, pa marre parasysh kësaj kështu në Serbi ishte vendosur më herët dhe nuk kanë lejuar më të ndodhë ndryshe. Lidhur me këtë manipulim te zgjedhjeve që ishte dorë e fortë e pushtetit atje është paraparë protestë masive atje dhe janë zotuar se do të shkojnë deri në fund, mirëpo bandat e Aleksandër Vuçiqit dhe të Ivica Daçiqit janë zotur se kjo fitore është e popullit sipas tyre dhe do e mbrojnë votën me të gjitha forcat që kanë në dispozicion.

Ky qëndrim , që nuk ishin zgjedhje demokratike për fat të mirë e ka edhe nga Komisioni i Bashkimi Evropian dhe shumë organizata ndërkombëtare që në të ardhmen do të bie ndesh me politikën e tyre sa që e quajtën ata vet si TRONDITËSE , se nuk ishin zgjedhje të drejta dhe të lira, dhe sipas tyre Serbia nuk mund të ecë drejt Bashkimit Evropian. I të njëjtit mendim për manipulim të zgjedhjeve në Serbi, që nuk ishte fare i kënaqur, doli edhe ambasadori Gjerman në Kosovë, zotëriu, Jörn Rohde, bile e shpërndau një reagim të fuqishëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë. I të njëjtit mendim që nuk ishin të kënaqura me zgjedhjet në Serbi ishte edhe OSBE/ODHIR që e thanë hapur se ishte një bjeshkë shkeljesh në këto zgjedhje, këta shkuan edhe më tej pos manipulimit, vjedhjeve kanë konstatuar edhe frikësim të madh dhe blerje të votave që është në kundërshtim me votën e lirë të votuesit të qytetarëve nga puna e pushtetit, nga dora e hekurt e pushtetit fashist serbian.

Të gjitha këto do të nxjerrin telashe se kjo Serbi fashiste është edhe kandidate për Integrimin në Bashkimin Evropian. Jo të kënaqur me këto zgjedhje dhe të bindur me manipulime, blerje dhe vjedhjeve të votave janë edhe vetë qytetarët serb në Beograd dhe në komuna tjera. Bile shkuan edhe më tej, përpos që ishin të pa pranuara ata me forcë kërkuan edhe anulimin e zgjedhjeve dhe të përsëriten zgjedhjet e reja me vëzhgues nga jashtë, sepse këta e thanë në konferenca për media se këto zgjedhje nuk janë zgjedhje nga vota e qytetarit dhe ngas vullneti i tyre i drejt dhe i lirë.

Kundërshtimin më të fortë dhe më bindës e bëri edhe Eurodeputetja, Viola von Cramon, anëtare e Komisionit vëzhgues e Parlamentit Evropian ku kërkoj edhe hetim ndërkombëtar për manipulim të zgjedhjeve dhe ishin dëshmitar të kësaj maskarade dhe frikësimit të qytetarëve dhe larg standardeve të vendeve demokratike. Me krejt këto konstatime duhet ndëshkuar Serbia dhe pushtetarët që e kanë në dorë shtetin, pra kjo zonjë kërkoi hetim të plotë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".