Në pamundësi për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, opozita e deformuar ka zgjedhur bllokimin e ligjeve si metodë presioni për detyrim në dorëheqje dhe kapje eventuale të pushtetit

Në pamundësi për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, opozita e deformuar  ka zgjedhur bllokimin e  ligjeve si metodë  presioni për  detyrim në dorëheqje dhe kapje eventuale të pushtetit
Në pamundësi për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, opozita e deformuar  ka zgjedhur bllokimin e  ligjeve si metodë  presioni për  detyrim në dorëheqje dhe kapje eventuale të pushtetit

Arsim Aziri

  • 23 December 2023 - 19:37

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri 

Për më shumë se dy vite mandat të Qeverisë Kurti, opozita po dëshmohet se  vërtetë e ka merituar ndëshkimin qytetar me të cilin është ballafaquar në zgjedhjet e fundit parlamentare, kur qytetarët  në   formë referendum votuan për ndryshime rrënjësore  të qeverisjes nga politika e dështuar dhe inkriminuar në dekadat e kaluara. Se qeveritarë e mandateve të kaluara  nuk kanë qenë të interesuar për forcimin e bazamentit ligjor e kushtetues të shtetit, por pasurimin përmes zhvatjes  në dëm të qytetarëve dhe të shtetit, e dëshmojnë këto dy vite mandat të Qeverisë Kurti e cila vazhdimisht është penguar e bllokuar nga opozita në format më të egra destruktive.

- Në kohën kur vendit i nevojiten më së shumti reformat e thella  zhvillimore ekonomike, ato pengohen në procesin ligjvënës për inate të egra politike nga opozita e tanishme e frustruar nga rezultatet e Qeverisë Kurti ,prandaj e ka gjetur metodën e kontestimit të ligjeve nëpërmes Gjykatës Kushtetuese, për ta pamundësuar kështu dhe bllokuar punën e Qeverisë në dinamikën që e ka planifikuar.

Të gjitha këto elemente po shfaqen hapur dhe paturpshëm edhe në procesin vendimmarrës në Kuvend, aty ku po refuzohen ligjet për reformim, dekriminalizim dhe profesionalizim të shtyllave kryesore të shtetit, të kapura nga rrjetet kriminale të opozitarëve ta tashëm që dje ishin në krye të pushtetit. Me këto sjellje kundër interesit publik, me egon e përfitimit për interesin e ngushtë personal e politik, kjo opozitë e degjeneruar edhe shumë mandate të tjera do të mbetet pa pushtet nga qytetarët e ndëshkuar, sepse ka ardhur koha e ndryshimeve kur askush më nuk ka votë për ti dhuruar ati që me dekada është treguar i dështuar apo i korruptuar në pushtetin me të cilin është abuzuar. Për shkak të qasjes kundërshtuese bllokuese të opozitës, janë hiq më pak se 11 Ligje të miratuara nga Kuvendi i Kosovës të cilat po pamundësohen të zbatohen për shkak të   bllokimit të tyre  nga opozita, përmes dërgimit, kinse për  shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, nëse janë në përputhje me Kushtetutën?! Tani edhe qytetari më i thjeshtë e shtron pyetjen serioze  se edhe çfarë duhet të bëjë opozita kosovare kundër shtetit, nga lakmia e egër e kapjes kriminale të pushtetit? Çfarë  mundë të bëjë më shumë se bllokimi i ligjeve të Kuvendit duke i dërguar për kontestim në Gjykatën Kushtetuese?

Vetë Kryeministri i Kosovës, duke bërë bilancin e punës së Qeverisë dhe të Kuvendit, kryesisht në rrafshin e reformave të premtuara, qoftë në fushën ekonomike apo edhe sistem të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, ka treguar se opozitarët, duke e keqpërdorë të drejtën kushtetuese, dhe duke pasur ndikim  në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, i kanë dërguar dhe bllokuar në këtë institucion  të manipuluar hiq më pak se 10 Ligje të votuara nga Kuvendi i Kosovës! “Brenda një viti i kemi 10 ligje shumë të rëndësishme të reformës sonë, që ose ngelën të ngujuara ose janë të rrëzuara ose të deformuara. 10 ligje për më pak se një vit të i kemi të ngujuar në Gjykatën Kushtetuese”, tha  kryeministri Kurti. Pra i pari i qeverisë e ka thënë një të vërtetë që nuk mundë të kontestohet, por për turpin e madh të opozitës ajo akoma po arsyetohet dhe po e vazhdon avazin e tillë.

Nëse analizohet thellësisht pasoja që prodhon kjo formë e bllokadës së ligjeve, atëherë lirisht mundë të nënkuptojmë se kjo opozitë është duke e luajtur opozita rolin më destruktiv të mundshëm në parlament, madje duke ja kaluar edhe Listës Srpska e cila ka dalë nga Kuvendi dhe po e bojkoton atë, sepse nuk e njeh shtetin e Kosovës, kurse opozita me pjesëmarrje aktive në Kuvend po vepron dhe po e dëmton, në vend se ta mbështet mazhorancën me sjellje konstruktive dhe  të angazhohet për zhvillim serioz, propozim alternativash për avancim , është përcaktuar  për bllokim. Aq shumë janë çoroditur  deputetët e  bllokut  opozitarë sa që kanë harruar se pikërisht për shkak të zhvatjes së shtetit, djersës qytetare, me votë demokratike ata janë ndëshkuar dhe prapë i njëjti fat do ti pret ata, nëse vazhdojnë kështu deri në fund  të gërmojnë themelet e shtetit për lakmi të kapjes kriminale të pushtetit. Kulmi ka arritur ditën e premte kur Lidhja demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe Ligjin për Fondin Sovran, i cili është votuar nga Kuvendi në seancën e fundit të kësaj jave.
  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".