Rezoluta e 8 shkurtit në PE, momenti i duhur i ndëshkimit të Serbisë për degradimin e zgjedhjeve

Rezoluta e 8 shkurtit në PE, momenti i duhur i ndëshkimit të Serbisë për degradimin e zgjedhjeve
Rezoluta e 8 shkurtit në PE, momenti i duhur i ndëshkimit të Serbisë për degradimin e zgjedhjeve

Gani Qarri

  • 03 February 2024 - 08:12

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Sipas njoftimeve më të reja, në mediet evropiane, pas debateve të zhvilluara në seancën plenare në Strasburg, nga Komiteti i Punëve të Jashtme të PE (AFET), Parlamenti Evropian më 8 shkurt, do të votojë për rezolutën mbi zgjedhjet problematike serbe, të mbajtura para pak kohësh në Serbi, ku partitë opozitare protestojnë pareshtur dhe akuzojnë publikisht Vuçiqin, që nga përfundimi i zgjedhjeve, për keqpërdorim dhe vjedhjen e votave nga partia e tij.

-Nisma e re e iniciuar nga Anëtarët e Parlamentit Evropian nga Partia Popullore Evropiane (EPP), të Gjelbrit dhe Social Demokratët (S&D) të cilët i kanë dërguar një letër edhe Presidentit të Komisionit Evropian, Komisionarit për Zgjerimin dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikat e Integrimit dhe Sigurisë, kërkon një hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare, provinciale dhe lokale serbe, nën kujdesin e OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian.

Kurse rritja e disponimit anti serb, në radhët e deputetëve të Bashkimit Evropian, është edhe një masë paralajmëruese për mundësinë e izolimit të njëmendtë të Serbisë, që në fakt do të ishte masë shumë e drejtë, sidomos pas skandalizimit që ndodhi së fundi edhe me vjedhjen industriale të votave të qytetarëve nga Vuçiqi në Serbi.

Andaj dhe thuhet sikur BE po zhvillon hetime dhe po kërkon përsëritjen e tyre në zonat më të nxehta të evidentuara për abuzim masiv të votave nga partia e Vuçiqit!

E përderisa në Serbi vazhdon kundërshtimi i rezultatit të zgjedhjeve nga opozita pro evropiane, disa euro-deputetë, vazhdojnë tu dërgojnë letër zyrtarëve të KE-së dhe BE-së, përmes të cilës, kërkojnë publikisht që të mos njihen rezultatet e zgjedhjeve në Serbi.

Megjithatë, pa një presion më të fuqishëm, përsëritja e votimeve dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja, me një mbikëqyrje akoma më të ashpër nga monitorues më të shumë ndërkombëtar, nuk do të ndodhë edhe për shkak se qarqe të caktuara në BE, ia mbajnë hapur, krahun Vuçiqit.

Nisma e re për kundërshtimin e rezultatit zgjedhor në Serbi është iniciuar nga Anëtarët e Parlamentit Evropian nga Partia Popullore Evropiane (EPP), të Gjelbrit dhe Social Demokratët (S&D) të cilët i kanë dërguar një letër Presidentit të Komisionit Evropian, Komisionarit për Zgjerimin dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikat e Integrimit dhe Sigurisë dhe kërkojnë një hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare, provinciale dhe lokale serbe të cilat faktikisht, ishin nën kujdesin e OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian.

Letra e tyre, kërkon që përderisa të përfundojë një hetim i plotë i pavarur për parregullsitë zgjedhore, si dhe raportimin e tyre në Parlamentin Evropian, rezultatet e zgjedhjeve të mos njihen, kurse një hetim me vëmendje të veçantë, kërkohet sidomos lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Qytetit të Beogradit!

Ndërsa në këtë letër thuhet po ashtu, se qëllimi i kërkesës është artikulimi i drejtë i zërit kundërshtues të votuesve të dëmtuar në Serbi, të cilët me protesta po kërkojnë mbrojtjen e votës së tyre te lirë, dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

Eurodeputetët theksojnë se një shtet, ku pushteti instalohet përmes abuzimit të votës së qytetarëve, ai nuk mundë të ketë perspektivë evropiane, ndaj ne mbetemi në mbështetje të qytetarëve të Serbisë të cilët me të drejtë, po protestojnë për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike.

Akuzat e rënda lidhur me zgjedhjet e fundit në Serbi, nuk janë në përputhje me standardet demokratike të Evropës dhe e cenojnë ashpër këtë qëllim”, thuhet në letrën e eurodeputetëve.

Ata madje e bëjnë fare të çart, se ka disa misione vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore që kanë arritur në përfundimin se zgjedhjet në Serbi nuk mund të konsiderohen të lira dhe të ndershme, sepse kanë gjetur dëshmi të shumta, për parregullsi dhe mashtrime të hapura zgjedhore.

Për aq më keq, në letër theksohet se disa nga gjetjet përfshijnë akuza të rënda, për blerje votash, abuzim me burimet publike, nënshkrime të falsifikuara të mbështetjes në listat zgjedhore, ndikim jo proporcional të qeverisë në media, manipulime serioze dhe veprime të planifikuara mirë të listës së votuesve me migrim të votuesve, duke sjellë njerëz edhe nga vendet fqinje.

Dhe sikur mos të mjaftonte e gjë kjo, nga partia në pushtet, janë bërë presione edhe ndaj përfituesve të ndihmës sociale dhe punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore për të votuar me çdo kusht dhe në mënyrë të detyrueshme, për partinë në pushtet, nëse duan ti ruajnë vendet e punës dhe përfitimet sociale.

Kështu që, më 8 shkurt Parlamenti Evropian do të votojë edhe për rezolutën lidhur me zgjedhjet serbe, e cila u pasua ditë më parë me debatet e ashpra që u zhvilluan në seancën plenare në Strasburg, si dhe nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".