Vuçiq e humbi betejën me Kryeministrin, propozimi gjerman me 4 muaj trazicion për dinarin serb në Kosovë formulë e qëlluar

Vuçiq e humbi betejën me Kryeministrin, propozimi gjerman me 4 muaj trazicion për dinarin serb në Kosovë formulë e qëlluar
Vuçiq e humbi betejën me Kryeministrin, propozimi gjerman me 4 muaj trazicion për dinarin serb në Kosovë formulë e qëlluar

Dr. Hysni Aliu

  • 10 February 2024 - 16:37

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Ne kësaj radhe duhet ti jemi shumë mirënjohës budallait Aleksandër Vuçiq i cili ia mundësoj Kryeministrit Kurti ti paraqet arritjet e Kosovës para Këshillit të sigurimit, të ofroj gatishmërinë edhe për nënshkrim të marrëveshjes dhe të tregon që ne jemi një popull i civilizuar që nuk hakmerremi dhe nuk merremi me patologji gënjeshtrash për të arsyetuar mendimet e sëmura ashtu siç bënte Vuçiq.

-Seanca e Jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ishte një befasi e dhimbshme për kreun e shtetit serb Aleksandër Vuçiqin. Kështu ndodh kur je mashtrues patologjik dhe beson që edhe gënjeshtrat e pafundme ti merr dikush si të vërteta. Vuçiqi, ra brenda në kurthin që e ngriti vetë, e të cilin kishte menduar se po ja përgatitë që të bije Kosova në atë kurth,. E kishte menduar që ja ka ngritur kurthin Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti. Ai besonte që Këshilli i Sigurimit do ta dënonte një vendim të ligjshëm të Kosovës, por i doli e kundërta. Askush se dënoj atë vendim përveç Rusisë, kurse pati kritika indirekte për mënyrën e zbatimit, derisa Franca kërkoj pezullimin e tij si gjithherë. Ne kësaj radhe duhet ti jemi shumë mirënjohës budallait Aleksandër Vuçiq i cili ia mundësoj Kryeministrit Kurti ti paraqet arritjet e Kosovës para Këshillit të sigurimit, të ofroj gatishmërinë edhe për nënshkrim të marrëveshjes dhe të tregon që ne jemi një popull i civilizuar që nuk hakmerremi dhe nuk merremi me patologji gënjeshtrash për të arsyetuar mendimet e sëmura ashtu siç bënte Vuçiq.

Përveç kësaj, ajo çka është tepër, tepër e rëndësishme, është fakti se Aleksandër Vuçiq vetë e thirri seancën e Këshillit të Sigurimit ku temë kryesore ishte dënimi i sulmeve të Radojçiqit e grupeve paramilitare serbe në veriun e Kosovës ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës heroi Afrim Bunjaku. Dënimet i dëgjuam nga të gjithë perëndimorët dhe nga kryeministri Kurti.

Kurti si gjithherë nuk u provokua nga patologjia e Vuçiqit e histeria e tij por qëndroj ashtu siç është një burrështetas i edukuar, largpamës dhe që flet me mendje e jo me ndjenja.

Tani Serbia ka mësuar që kur je i fëlliqur duhet të ia mbash gojës kapakun e mbyllur. Sa i përket dinarit serb, Kurti e ka arritur qëllimin e vetë. Ka filluar nga niveli 130 për të ra tani në nivelin 80. Kjo për mua do të thotë një fleksibilitet i mençur në raport me miqtë tanë ndërkombëtar.

Unë e lexova një deklaratë të ambasadorit gjerman Rohde, i cili kërkon një kohë tranzitore 4 mujore, dhe e cila ka munguar më herët, kur vetëm kërkohej tranzicion i gjatë por pa e treguar përfundimi. Ky është një rast i mirë për BQK-në që të reflektoj.

Unë e ftoj BQK-në që ta shfrytëzoj këtë ofertë gjermane dhe që të del publikisht me zgjatje të afatit të tranzicionit nga 1 muaj në 4 muaj. Kjo do e mbyllte këtë temë. Kosova nuk guxon të diskutoj për këtë temë me Serbinë në Bruksel por vetëm drejtpërdrejt si dy shtete.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".