Sot, ose me Albin Kurtin ose me antishqiptarizmin

Sot, ose me Albin Kurtin ose me antishqiptarizmin
Sot, ose me Albin Kurtin ose me antishqiptarizmin

Skender Kapiti

  • 13 February 2024 - 07:51

Shkruan:ANALISTI- Skënder Sadri Kapiti

Kurtin askush nuk e mund në dialog dhe në debat.

Është i aftë që aty për aty të kuptojë e të sfidojë të gjitha pafytyrësitë , pabesitë, kurthet dhe intrigat e diplomacisë së huaj por edhe të kundërshtarëve politik.

Është njohës i mirë i historisë së shqiptarëve por edhe të Ballkanit dhe të Shteteve të Evropës. Nuk lejon që krizat rajonale dhe ato në pjesë të ndryshme të botës të shkarkohen në dëm të Kosovës pse duan interesat e shteteve të tjera.

-Me këtë shkrim ftoj të gjithë shqiptarët që të jemi përkrah Albin Kurtit kundër propagandës antishqiptare serbe,ruse, kineze dhe asaj serbofile të perëndimit; të jemi bashkë kundër projekteve ,kundër politikës, diplomacisë, akademisë e kishës serbe dhe kundër filozofisë sllave të antishqiptarizmit.

Të mos e lëmë Kurtin vet kundër serbosllavisë.

Prandaj politika dhe mediet e Tiranës dhe opozita në Kosovë, ajo politikë dhe ato media të korruptuara si dhe egoistët dhe nihilistët e sëmurë nga urrejtja për suksesin e Kurtit nëse nuk e mbështesin dhe nuk e përkrahin sot Kurtin, të paktën “të heshtin” dhe të mos dalin kundër!

Shteti i Kosovës me anë të institucioneve të tij shtetërore ka të drejtë që në mënyrë të lirë e të pavarur sipas Ligjit e Kushtetutës që të vendosë vetë pa iu nënshtruar asnjë vullneti dhe imponimi të huaj; ka të drejtë të pavarur për të marrë vendime për mbrojtjen, forcimin dhe konsolidimin e pavarësisë,sigurisë dhe ushtrimin e sovranitetit mbi territorin.

Askujt nuk i lejohet që për interesa politike e personale që të devijojë nga parimet e sovranitetit. Që të jesh politikan, shtetar, intelektual e gazetar patriot dhe i vërtetë, nuk duhet të jesh egoist që të pëlqejë vetëm vetja e jote sipas egos, interesit e pëlqimit personal, por duhet të jesh i vërtetë dhe duhet të flasësh mirë, duhet që t’a mbështesësh dhe ta përkrahësh patriotizmin dhe individët e tjerë patriotë e kombëtarë, të aftë e të përkushtuar për të mirën kombëtare qofshin ata qeveritarë e qeveri, politikanë, profesorë, intelektualë, diplomatë, shtetarë, gazeta e gazetarë, opinionistë e analistë. Mirëpo vërehet që shumica dërrmuese e politikës por edhe e medieve, gazetarëve dhe opininistëve në Shqipëri nuk u pëlqen Albin Kurti dhe as suksesi i tij sepse shumica nga mediet në Shqipëri por edhe në Kosovë në tërësinë e tyre janë të korruptuara nga pushteti, paraja dhe shquhen për servilizëm politik ekstrem. Albin Kurti me qeverisjen e tij dhe me vendimmarrjet e tij në zbatim me besnikëri dhe me përgjegjshmëri të Ligjit e Kushtetutës po e konsolidon,forcon dhe po e kompleton Pavarësinë e Kosovës. Dhe prandaj kjo po tmerron Serbinë, Rusinë, aleatë e saj por edhe politikanët dështakë të opozitës , intelektualët dhe mediet mercenare e të shitura dhe korrupsionin. Mbështetje për Albin Kurtin.

Shqiptarët në çdo epokë kanë nxjerrë politikanë e shtetarë të mëdhenj, vizionarë, diplomatë dhe burra shteti si Ismail Qemali, Hasan Prishtina , Ibrahim Rugova dhe tani Albin Kurtin. E gjithë politika dhe qeverisja e Kurtit vërteton se ai po tregohet një burrështetas i vërtetë, si një një aktor dhe strateg aktual i sotshëm i cili mishëron cilësitë patriotike, vizionare, politike,demokratike morale, diplomatike, intelektuale dhe strategjike gjë që është fat i madh që Kosova nxori në këtë kohë shumë të vështirë një politikan e shtetar të tillë të cilit ia besoi qeverisjen dhe drejtimin e shtetit të Kosovës.

Shqiptarët duhet të ndjehen krenarë me Albin Kurtin, me kryeministrin, politikanin dhe me diplomatin i cili po sfidon politikën, akademinë, kishën dhe diplomacinë serbo-ruse por edhe atë evropiane me përfaqësimin e tij dinjitoz, të guximshëm dhe të pa kompromis në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare. Kurtin askush nuk e mund në dialog dhe në debat. Është i aftë që aty për aty të kuptojë e të sfidojë të gjitha pafytyrësitë , pabesitë, kurthet dhe intrigat e diplomacisë së huaj por edhe të kundërshtarëve politik.

njohës i mirë i historisë së shqiptarëve por edhe të Ballkanit dhe të Shteteve të Evropës. Nuk lejon që krizat rajonale dhe ato në pjesë të ndryshme të botës të shkarkohen në dëm të Kosovës pse duan interesat e shteteve të tjera. Si kryetar shteti respekton të tjerët sinqerisht, përkatësisht dhe reciprocikisht pa kurrfarë inferioriteti. E njeh mirë politikën,strategjinë gjeopolitike dhe ekonomike; ndërthurjet, ndryshimet, konjukturat dhe zigzaget politike, ushtarake dhe ekonomike të politikës së shteteve të fuqishme të botës. Është i pakorruptueshëm , dhe për këtë arsye nuk mund të shantazhohet e as t’i behet presion e as të akuzohet as nga ndërkombëtarët dhe as nga opozita politike.

Ta mbështesim Albin Kurtin sepse ai nuk është as si politikanët e Tiranës dhe as si ata të opozitës në Kosovë. Nuk mund të pretendosh se po mbron interesat kombëtare dhe pavarësinë e shtetit , dhe nuk mund të jesh burrë shteti nëse nuk ke të parin atdheun dhe interesin kombëtar e shtetëror; dhe nuk je burrë shteti nëse je i korruptuar dhe nëse për paaftësi, servilizëm dhe i interesuar vetëm për pushtet t’i dëgjosh e t’u bindesh verbërisht për gjithçka ndërkombëtarëve, qofshin ata edhe miq, sepse edhe miku më shumë donë interesin e vet, kombin e vet dhe veten e tij se sa mikun. Albin Kurti nuk u pëlqen dështakëve të politikës shqiptare sepse Kurti po lartëson imazhin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, po punon për konsolidimin ,forcimin dhe për kompletimin e sovranitetit shtetëror të Kosovës. Ai nuk lejoi copëtimin e Kosovës, dërrmoi projektin antishqiptar të Open Ballkanit, projekt i cili eklipsonte shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, projekt anti BE dhe i cili e vendoste Beogradin si lider të Ballkanit Perëndimor, dhe tani heqjen nga qarkullimi të dinarit serb, i cili duhet të ishte hequr nga qarkullimi që kur u dëbua nga Kosova kolonizatori serb.

Kurti po lufton pa kompromis korrupsionin, po mbron e po punon për shoqërinë dhe shtetin, po mbron territorin. Qeveria Kurti po forcon fuqinë dhe kapacitetet mbrojtëse të Kosovës, ushtrinë. Ajo po interesohet si kurrë më parë edhe për mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe po e vë në funksionim dhe po punon konform interesave gjithëkombëtare, të ligjit e të kushtetutës dhe po e faktorizon shtetin e Kosovën si faktor të rëndësishëm në rajon.

Injorantët që nuk e kuptojnë Kurtin por edhe djallëzorët dhe hipokritët që e kritikojnë Kurtin , janë në humbje. Kjo sepse pavarësisht se politika evropiane kritikon dhe madje ka vendosur sanksione ndaj qeverisë Kurti, por Kurti nuk lëkundet, por ai e sfidon edhe këtë qasje të pasinqertë perëndimorë, dhe kjo vetëm sa po e forcon autoritetin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Thjesht kjo shpjegohet sipas kësaj logjike: Kur duket sikur perëndimi është kundër Kosovës dhe sikur ai po përkëdhel Serbinë që ajo të mos rrëshqasë tërësisht kah Rusia, Kosova me qeverinë e saj vepron në ofensivë vendimmarrjesh për vendosjen e sundimit të ligjit e të shtetit në tëre territorin e Kosovës kundër Serbisë dhe aleatëve që e mbështesin atë, dhe për më tepër akoma qeveria Kurti nuk lëshon asnjë fije pe në dëm të Kosovës, dhe nuk jep asgjë çfarë padrejtësisht kërkon Serbia. Ky është triumf i shtetit, diplomacisë dhe politikës kosovare mbi politikën , diplomacinë dhe mbi shtetin serb. Prandaj sot duhet mbështetur Kurti kundër armiqve te shqiptarizmit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".