Laku i fortë diplomatik kundër Serbisë për ta detyruar firmosjen e marrëveshje me Kosovën dhe njohjen e pavarësisë

Laku i fortë diplomatik kundër Serbisë për ta detyruar firmosjen  e marrëveshje me Kosovën dhe njohjen e pavarësisë
Laku i fortë diplomatik kundër Serbisë për ta detyruar firmosjen  e marrëveshje me Kosovën dhe njohjen e pavarësisë

Gjon Keka

  • 21 February 2024 - 07:59

Shkruan:ANALISTI - Gjon Keka

Është koha që bashkësia ndërkombëtare ,respektivisht ShBA dhe vendet tjera me ndikim ta ndihmojnë Serbinë të çlirohet nga iluzionet e saj ,nga ëndrrat e saj të vjetra okupuese,ta ndihmojnë t'ia hapin sytë që ta shoh realitetin se Kosovës është e lirë, e pavarur ,sovrane dhe pjesë e botës demokratike që aspiron të integrohet në BE,NATO dhe në institucionet tjera ndërkombëtare.

Po ashtu Kosova si shtet duhet ta mbajë opinionin e GjND-së si vulë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit 2008 ,sepse ajo me opinion e saj e ka fuqizuar jo vetëm të drejtën e Kosovës, por edhe e ka bërë fitimtare në një proces për vetëvendosje të saj në raport me të drejtën ndërkombëtare.

-Bashkësia ndërkombëtare e në këtë rast BE dhe SHBA nuk kanë vendosur ende sanksionet zyrtare ndaj Serbisë dhe kjo vonesë ndoshta ka të bëjë me strategjinë diplomatike të botës perëndimore në realitetin e ri gjeopolitik duke u përpjekur ta ofrojnë Serbinë më afër perëndimit dhe kështu ta largojnë ngadalë nga orbita ruse. Por mendoj se kjo përpjekje është e kotë ,dhe këtë po e kuptojnë ngadalë por po e kuptojnë edhe bashkësia ndërkombëtare se Serbia me mentalitetin e saj të së kaluarës nuk mund të ofrohet aq lehët brenda mjedisit të përbashkët evropian apo të botës perëndimore në përgjithësi.

Në fakt po ta shikojmë këtë mos ndryshueshmëri të Serbisë dhe politikës së saj, atëherë lehtë mund të vijmë në përfundim se vonesat për t'i vendosur asaj sanksione nga ShBA dhe BE nuk mund më të justifikohen dhe as të pritet deri në pakufi një ndryshim i pozitës dhe vetë Serbisë për një kohë të shkurtër. Kështu që vetëm duke i vendosur sanksione ShBA dhe BE mund ta detyrojnë Serbinë të zbutet dhe të ndalojë së luajturi lojërat e dyfishta. -Historia ka treguar se Serbia dhe politika e saj vetëm sanksionet dhe forcën si në rrafshin diplomatik ndërkombëtar e të natyrave tjera detyruese ajo i njeh. Kjo është dëshmuar se vetëm frika dhe detyrimi ndërkombëtar e ka ulë në gjunjë Serbinë dhe politikën e saj destruktive e të papërmirësueshme deri më sot në shekullin XXI. Madje mendoj se edhe një trysni më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare mund ta detyrojë Serbinë dhe politikën e saj të nënshkruaj marrëveshjen me Kosovën për normalizim dhe ta zbatojë atë në praktik.

Po ashtu edhe Kosova duhet ta zbatojë në tërësi marrëveshjen me një garanci të madhe nga ndërkombëtarët respektivisht ShBA dhe vendet tjera mike. Mendoj se retorika e tillë boshe e politikës destruktive serbe është pjesë e së kaluarës së tyre të cilët ende jetojnë në mentalitetin e shekullit XIX dhe XX. Ata ende nuk janë çliruar nga iluzionet ,as nuk kanë arrit ta pranojnë realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, se ajo ka Ushtri dhe se KFOR-i është një garanci e madhe e stabilitetit jo vetëm në Kosovë ,por edhe në rajonin në përgjithësi dhe Bashkimin Evropian. Po ashtu ata shumë mirë e dinë se të gjithë qytetarët e Kosovës i mbron policia e Kosovës pa dallim dhe po ashtu është KFOR-i aty që të kujdeset për një mjedis të qetë dhe paqe e mirëkuptim ndaj njëri tjetrit dhe të gjithë qytetarët e shtetit të Kosovës pa dallim kombësie, race, feje etj etj.

Serbia e di mjaftë mirë se e ka të ndaluar t'i afrohet kufirit dhe lëre më të futet brenda e të përzihet në punët e brendshme të shtetit të Kosovës, e aq më tepër sa të jenë trupat e NATO-së në Kosovë. Serbia e ka të qartë se jo vetëm që nuk mund të i afrohet as kufirit ,por as edhe të mendoj për ndonjë aventurë të saj sipas ëndrrës së vjetër millosheviqiane. Faktori ndërkombëtar e në këtë rast ShBA dhe vendet tjera të NATO-s ia kanë treguar politikës serbe se po tentojë të ndërmerre ndonjë aventurë të tillë ushtarake , do të jetë si vetëtima reagimi i faktorit ndërkombëtar e forcave të paktit NATO, në një rast të tillë.

Duhet ditur se nuk ka në ndonjë vend në botën demokratike e në Evropë që pakicat kanë të drejta aq të mëdha sa në shtetin e Kosovës, këtë e din edhe bashkësia ndërkombëtare e cila edhe e ka nxjerrë në atë kohë planin e Ahtisarit ku pakicat kanë qenë pjesë e planit euroatlantik, dhe po ato principe të të drejtave të pakicave janë futur edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj, duke ditur këtë nuk ka asnjë arsye të kërkoj ndonjë vend të mbrojë pakicat në Kosovës kur dihet se të gjithë pakicat kanë të drejta ku i kanë tejkaluar principet e të drejtave të pakicave në çdo vend evropian. Është shteti i Kosovës që i mbron pakicat dhe respekton me Kushtetutë ,është KFOR-i që garanton dhe ruan paqen ,prandaj nuk mund askush të ndërhyjë në punët e brendshme të shtetit sovran e të pavarur të Kosovës.

Në fakt shteti i Kosovës ka si mburojë ShBA-n dhe KFOR-in,kaq mjafton ta din të gjithë armiqtë e Kosovës dhe botës demokratike perëndimore. Sikur dihet e vetmja strehë ku i ka mbet Serbisë t'i shfryjë urrejtjet , t'i derdh lotët e krokodilit etj etj , është OKB-ja. Edhe aty e ka parë se nuk po i ecin më gënjeshtrat dhe se bota demokratike ,vendet mike të Kosovës si ShBA dhe vendet tjera si pjesë e OKB e kanë parë qartë se cila është fytyra e Serbisë dhe politikës e diplomacisë së saj. Serbia dhe politika e saj destruktive ka për qëllim që problemin e Kosovës ta mbajë brenda termometrave të nxehtë të gjeopolitikës së e re, pra ta mbajë sa më lartë termometrin që të arrijë të fitojë në kohë, dhe ashtu në fund ta lidh me ndonjë zgjidhje brenda tryezës së përbashkët të gjeopolitikës së re dhe ndërlidhjes më problemet globale. Por këtë nuk duhet lejuar bashkësia ndërkombëtare, si ShBA dhe vendet vendimmarrëse të OKB, sepse loja e tillë vetëm sa e bënë Serbinë të flejë në jastëkun e saj të ëndrrave të vjetra të së kaluarës.

Është koha që bashkësia ndërkombëtare ,respektivisht ShBA dhe vendet tjera me ndikim ta ndihmojnë Serbinë të çlirohet nga iluzionet e saj ,nga ëndrrat e saj të vjetra okupuese,ta ndihmojnë t'ia hapin sytë që ta shoh realitetin se Kosovës është e lirë, e pavarur ,sovrane dhe pjesë e botës demokratike që aspiron të integrohet në BE,NATO dhe në institucionet tjera ndërkombëtare.

Po ashtu Kosova si shtet duhet ta mbajë opinionin e GjND-së si vulë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit 2008 ,sepse ajo me opinion e saj e ka fuqizuar jo vetëm të drejtën e Kosovës, por edhe e ka bërë fitimtare në një proces për vetëvendosje të saj në raport me të drejtën ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".