Është koha e fundit që Kosova si shtet të shikojë përpara në hap me aleatët e lirisë dhe mbështetës besnik të pavarësisë

Është koha e fundit që Kosova si shtet të shikojë përpara në hap me aleatët e lirisë dhe mbështetës besnik të pavarësisë
Është koha e fundit që Kosova si shtet të shikojë përpara në hap me aleatët e lirisë dhe mbështetës besnik të pavarësisë

Gjon Keka

  • 27 February 2024 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka

Është jo vetëm koha,sepse ora po ecën tepër shpejtë, por është urgjente që Kosova si shtet t'i kryej obligimet e saj dhe kështu ta sfidojë Serbinë dhe të marrë edhe mbështetjen dhe vlerësimet pozitive nga ndërkombëtarët dhe miqtë e saj sikur janë SHBA dhe vendet tjera mike evropiane.

-Zakonisht mesazhet tepër të qarta kur i dërgon SHBA ,kanë prapa vetes edhe planet ndëshkuese nëse këto mesazhe nuk merren parasysh nga palët, e në këtë rast pala e Kosovës së cilës i janë drejtuar miqtë ndërkombëtar respektivisht miqtë amerikan.

Sigurisht që Qeveria e Kosovës duhet t'i marrë me seriozitetin më të madh këto mesazhe të miqve tanë ndërkombëtar dhe të fillojë të i kryej të gjitha obligimet e veta që i takojnë sipas marrëveshjeve të mëparshme dhe ato tanishme,ashtu që ta lë si thotë një fjalë popullore „Serbinë me gishta në gojë.“ Nuk duhet në asnjë mënyrë që Kosova si shtet të bie në kurthin serb,qëllimi i Serbisë është që Kosova të mbetet fajtore në moszbatimin e marrëveshjeve, dhe kështu ajo të fitoj në kohë dhe të shtiret e të thotë se nuk është vetëm ajo që nuk po i zbaton ,por edhe Kosova. Qeveria e Kosovës duhet të tregohet e mençur ,vizionare,strategjike dhe taktike në politikën e saj të brendshme ashtu edhe në atë të jashtme apo diplomatike- ndërkombëtare. Kosova nuk duhet t'i jap asnjë shans Serbisë ta nxjerr fajtore Kosovën në moszbatimin e marrëveshjeve të saj,sepse ajo këtë donë, që Kosovën ta bëjë fajtore,dhe ngadalë edhe t'ia humb miqtë ,aleatët dhe mbështetjen ndërkombëtare Kosovës.

Sidomos qëllimi i Serbisë është që t'ia humb mbështetjen dhe lidhjet e ngushta që ka SHBA me Kosovën. Prandaj Kosova duhet urgjentisht t'i zbatojë të gjitha pikat që i takojnë asaj të marrëveshjes të detyrueshme ndërkombëtarisht dhe kështu ta lë Serbinë fajtore për moszbatim të pikave të saj ,dhe jo Kosova të mbetet fajtore gjithnjë. Është koha që Kosova si shtet të shikojë përpara ,ta shoh qëllimin e saj dhe jo të mbetet duke u marrë gjithnjë me probleme të njëjta të cilat vetëm sa e vonojnë dhe i shkaktojnë probleme në procesin e saj të forcimit, zhvillimit dhe integrimit në institucionet euroatlantike. Është jo vetëm koha,sepse ora po ecën tepër shpejtë, por është urgjente që Kosova si shtet t'i kryej obligimet e saj dhe kështu ta sfidojë Serbinë dhe të marrë edhe mbështetjen dhe vlerësimet pozitive nga ndërkombëtarët dhe miqtë e saj sikur janë SHBA dhe vendet tjera mike evropiane.

Sikur dihet asociacioni është një obligim ndërkombëtar nga marrëveshjet e mëparshme dhe insistimi i ndërkombëtarëve është që kjo të zbatohet ashtu që Kosova të ecën përpara. Edhe vetë ndërkombëtarët dhe miqtë si SHBA kanë potencuar dhe kanë garantuar se asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, dhe të bazohet ekskluzivisht mbi principet e Kushtetutës së Kosovës. Sikur dihet ndërkombëtarët i kushtojnë një rëndësi të madhe obligimeve ndërkombëtare nga marrëveshjet dhe kërkesa e tyre është që Kosova t'i kryej si shtet ,sepse cilado Qeveri të vjen e të shkon detyrimet ndërkombëtare mbesin dhe nuk kanë të bëjnë me premtimet apo jo zgjedhore,pra SHBA -s nuk i intereson se cila qeveri dhe kush është në krye të saj, asaj i intereson që Kosova t'i kryej obligimet e veta që i ka marrë.

Kosova urgjentisht të fillojë bashkërisht në një koordinim të ngushtë me SHBA si një partner besnik i Kosovës dhe një mbështetës historik i fatit dhe të drejtës së Kosovës si një shtet dhe në proces të integrimit të saj në institucionet ndërkombëtare. Vetëm duke punuar ngushtë dhe në një partneritet të sinqertë me miken tonë të madhe SHBA,Kosova si shtet mund të arrijë në qëllimin e saj dhe realizim të aspiratave të saj në procesin e integrimit në familjen evropiane dhe institucionet e organizatat tjera ndërkombëtare.

Me pak fjalë Kosova duhet të lëviz sa më shpejtë me vendimet e saj që po kërkohen nga SHBA dhe miqtë ndërkombëtar,si dhe të i marrë për bazë këshillat e SHBA -së. Sepse sa herë që Kosova ka dëgjuar këshillat e SHBA -s i ka dal më mirë dhe ka qenë në fund e drejtë, sa herë nuk i ka dëgjuar këshillat e saj ,Kosova ka ngecur në hapat e saj dhe i ka kushtuar shumë pastaj vendit. Prandaj vetëm duke i marrë tepër serioze këshillat dhe duke punuar bashkë me SHBA,Kosova mund të ec me hapa të pabesueshëm drejtë të ardhmes së saj të sigurt.

Deklaratat e tilla se Qeveria e Kosovës nuk po i trajton SHBA-t si partner,janë tepër të dëmshme për imazhin e Kosovës, historinë ,të kaluarën e Kosovës, kur dihet që çdo hap ,çdo urë ishte SHBA ajo që e ka ndërtuar bashkërisht me Kosovën për t'i arritur Kosova si shtet aspirata e saj dhe për të ndërtuar të ardhmen e saj. Prandaj është gabim fatal i Qeverisë së Kosovës nëse nuk e ruan dhe mbanë miqësinë ,dhe partneritetin me miqtë e saj të dëshmuar historikisht në krah të Kosovës dhe të drejtës së saj, sikur është SHBA dhe vendet tjera mike evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".