Planet kriminale të Putinit në Ukrainë dhe i Vuçiqit në Ballkan do të dështojnë në përballje me aleancën perëndimore

Planet kriminale të Putinit në Ukrainë dhe i Vuçiqit në Ballkan do të dështojnë në përballje me aleancën perëndimore
Planet kriminale të Putinit në Ukrainë dhe i Vuçiqit në Ballkan do të dështojnë në përballje me aleancën perëndimore

Skender Mulliqi

  • 27 February 2024 - 07:58

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Nuk është larg mëndësh që Amerika, Gjermania, Franca , Anglia dhe shtetet tjera baltike një ditë do të detyrohen të sulmojnë Rusinë e diktatorit, Vladimir Putin. Kremlini zyrtar edhe mund ti këtë premtuar Vuçiqit ndihmë për ndarje të Kosovës, apo për formimin e një mini Jugosllavie, por më shumë Putin ka pretendime që ta fiton luftën më Ukrainë duke hedhur zjarrin e luftës në Ballkan. Tirani Putin ka pretendime që të bëhet shef i të gjitha shteteve të Evropës Lindore.

-Sot, kur të gjithë popujt e vendeve demokratike janë kundër luftës, rusët dhe serbët, si vëllezër që e konsiderojnë njëri tjetrin, nuk ishin të zëshëm kundër luftës. Serbët në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nuk u diferencuan nga regjimi fashist i Millosheviqit, i cili bëri masakrat më të mëdha të pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe në këtë fillim shekull Putin , bëri invazion mbi Ukrainën sovrane, e nuk pati ndonjë reaksion kundër luftës të pa drejtë të Putinit. Këtu natyrisht së nuk mund të futën në një kazan të gjithë , por sigurisht shumica po. Bota në këtë fillim shekull e përjetoj një lloj lufte botërore më shfaqjen e Corana Virusit vdekjeprurës, që mori shumë jeta njerëzish.

Nga Corona në luftë, kur pak kush e priti. Rusia sulmojë ushtarakisht Ukrainën për të vetmin qëllim kthimin e epokës të Bashkimit Sovjetik. Dhe, kjo luftë dhe lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rrypinë e Gazës, pastaj kriza më luftë në rajonin e Ballkanit, që po e shkaktojnë Putin dhe Vuçiqit, nuk përjashtohet mundësia reale që të kemi një luftë të përmasave botërore. Dhe, nuk është larg mëndësh që Amerika, Gjermania, Franca , Anglia dhe shtetet tjera baltike një ditë do të detyrohen të sulmojnë Rusinë e diktatorit, Vladimir Putin. Kremlini zyrtar edhe mund ti këtë premtuar Vuçiqit ndihmë për ndarje të Kosovës, apo për formimin e një mini Jugosllavie, por më shumë Putin ka pretendime që të fiton luftën më Ukrainë duke hedhur zjarrin e luftës në Ballkan.

Tirani Putin ka pretendime që të bëhet shef i të gjitha shteteve të Evropës Lindore. Dhe, është turpëruese për popullin serb mos reagimi ndaj luftës në Rusi, përkundrazi shumica janë bërë tifozë të flaktë të Putinit. Ky lloj i fashizmit serb e ka bazën në mitin për Rusinë, si vëllamin e madh. Rusia po bënë spastrime etnike, po ndjekë nga vatrat e veta shekullore ukrainasit të cilët nuk po gjunjëzohen, përkundrazi do të mposhtin Rusinë diktatoriale. Edhe Serbia kishte vrarë , masakruar dhe përndjekur shqiptarët nga shtëpitë e tyre , më tendencë të shfarosjes. Këtë nuk e arritën , sikur që nuk do të arrin as Putin , dhe siç po pretendon tash me Kosovën, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq .Serbia dhe serbet po mendojnë së Putin do ti shpëton nga siç thonë ata fatkeqësitë që po ju përgatiten nga bota perëndimore dhe NATO. Mësohet nga shtypi serb, së janë mbushur institucionet dhe shtëpitë serbe më fotografi të Putinit.

Këta budallenj nuk janë të vetëdijshëm së Rusia dhe Putini, në rast të ndonjë lufte nuk do të reagojnë më sa kanë reaguar kur u bombardua Serbia e Millosheviqit. Serbët nuk po i heqin iluzionet së Rusia në krahasim më NATO, është në bisht të lahutës. Të gjithë neve të cilët e kemi përjetuar luftën, sigurisht së nuk ndihemi mirë , kur e dimë së çfarë është duke ndodhur më popullin e Ukrainës. Shqiptarët ende i kanë plagët e freskëta të luftës çlirimtare . Këto plagë po mendon ti rihap serish Serbia e terroristit, Aleksandër Vuçiq. Por si e ka humbur luftën me 1999, do ta humbas edhe më keq nëse nuk i ndalë kërcënimet për pushtimin e Kosovës.

Regjimi rusofil në Serbi , është duke ju dukur lufta si ndonjë lojë , por nuk do t’ju dalin parashikimet. Ajo çka po dëshirojnë të arrijnë Putin në Ukrainë dhe Vuçiq në Ballkan nuk do të kanë sukses. Putin dhe Vuçiq do të përgjigjen një ditë për të gjitha këto të liga ndaj popullit ukrainas dhe tendencës për zgjerimin e luftës edhe në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".