Dhuruesit e vërtetë të 24 hektarë tokë janë komandantët rrahagjoks, që mbajtën lidhje me bandat e terroristit Radojçiq

Dhuruesit e vërtetë të 24 hektarë tokë janë komandantët rrahagjoks, që mbajtën lidhje me bandat e terroristit Radojçiq
Dhuruesit e vërtetë të 24 hektarë tokë janë komandantët rrahagjoks, që mbajtën lidhje me bandat e terroristit Radojçiq

Gani Qarri

  • 16 March 2024 - 08:01

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Duhet ritheksuar se kjo çështje kontestuese ka një histori të gjatë dhe është problem i trashëguar nga qeverisjet e mandateve të kaluara, nga ish pushtetarët që tashmë janë në opozitë dhe të cilët e kanë dirigjuar gjithë sistemin e drejtësisë, madje edhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat kriminale të Serbisë, ku hiq me pak se 720 spiun e bashkëpunëtor të UDB-së kanë operuar të instaluar gjithandej në institucionet e shtetit të Kosovës, në politikë, në institucione të drejtësisë, gjykata, nga ajo themelore deri tek supremja dhe në kushtetuese, madje edhe në polici.

Sado që bazuar në rrjedhën e zhvillimeve, të kësaj katrahure kobzezë, e cila zanafillën, e ka qysh para 8 viteve, kur në pushtet ishin komandantët rrahagjoks e "çlirimtar" dhe nga atëherë, deri më sot, megjithëse kishin në dispozicion rregulloren 24/1999 të UNMIK-ut, për prishjen dhe shpalljen të paligjshëm të këtij vendimi diskriminues nga vitit 1997, të pushtetit okupues të Millosheviqit, as ata, e as Komuna e Deçanit, për 8 vite, nuk ndërmorën asgjë, me qëllimin e mbrapshtë, që duke flijuar tokat e Kosovës, t`ia hedhë fajin njëri tjetrit, për vota partiake, përkrah fort dhe deri në fund, reagimet e qytetarëve të thjeshtë, edhe nëse ata, nuk e njohin në detaje historinë e tjetërsimit të këtyre tokave.

Por, jam pafundësisht kundër opozitës, deputetëve dhe analistëve partiak, të cilët, janë vet ata, që kanë votuar dhe miratuar faljen e tokave të Kosovës shteteve fqinje, kanë miratuar bashkë me Listën serbe "zajednicën" në Kuvend, Gjykatën Speciale, etj,etj madje kanë lejuar edhe përdorimin dhe miratimin e ligjeve të Millosheviqit, kanë ndaluar gjykatat e Kosovës, të bëjnë ngritjen e aktakuzave kundër kriminelëve serb, për vrasjen dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve, gjatë luftës, pretenduan faljen e krimeve të luftës dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë hegjemoniste, si dhe kanë paguar, me paratë e taksapaguesve të Kosovës edhe firma të huaja, për propagandimin e ndarjes së Kosovës, deri në Paris të Francës dhe më larg.

Unë kur bëhet fjalë për tokat e vendit tim, nuk mund ta përshëndes as mbështes, as vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit Kurti, qoftë edhe i ndërmarrë, në funksion të ruajtjes së partneritetit me shtetet mike dhe avancimin e shtetit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, ruajtjen e kredibilitetit dhe seriozitetit të shtetit, si shtet ligjor, në emër të detyrimit që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kur e di se sa i dhimbshëm, e i diskutueshëm dhe i pa drejtë është ky vendim, lidhur me pronat e kontestuara prej 24 hektarësh, edhe nëse Agjencioni Kadastral i Kosovës i regjistroi në pronësi të Manastirit të Deçanit, sipas vendimit që Gjykata fragile Kushtetuese e Republikës së Kosovës e mori para plot 8 vitesh.

Në fakt dhuruesit e vërtetë të 24 hektarëve tokë, Manastirit të Deçanit, janë komandantët rrahagjoks, argatët e të cilëve të vendosur në Gjykatën Kushtetuese dhe në të gjitha prokuroritë dhe gjykatat e Kosovës, miratuan edhe vendimet më të rënda të Millosheviqit, përfshi edhe faljen e 24 hektarëve tokë, Manastirit të Deçanit, janë po ata komandantë gangsterë, që ia falën 2500 hektar tokë autoktone të Kosovës, FYROM-it dhe 8300 hektar tjerë Malit të Zi, ata që përvetësuan e plaçkitën çdo gjë të vlershme të këtij vendi dhe për mbi 22 vite mbajtën lidhje të pashkëputura me bandat kriminale serbe deri edhe me vet krye terroristin Milan Radojçiq, duke detyruar edhe policinë e doganierët e Kosovës, të lejojnë kontrabandën e bandave serbe jo vetëm të mallrave, por edhe të armëve e narkotikëve, nga Serbia në Kosovë, gjë që është theksuar edhe në raportin e DASH, të para pak viteve.

Prandaj, këtë Vendim për pronat e morën të gjitha nivelet e gjykatave, deri te ajo kushtetuesja, të kontrolluara dhe ndikuara nga ish pushtetarët e korruptuar e të shantazhuar dhe sikur që dihet edhe ky obligim i mbeti trashëgim Qeverisë aktuale nga qeveritë e kaluara kuislinge, duke u kushtëzuar shteti me bllokim për anëtarësim në strukturat evropiane, e që tani ishte rasti historik i anëtarësimit në Këshillin e Evropës, prandaj ishte interesi i shtetit që vendimi të zbatohet.

Pra sado i pa drejtë, vjen në një moment para zgjedhjeve në bashkimin evropian, dhe votimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, edhe pse vendim i pa drejtë dhe i kontrabanduar nga të gjitha instancat e drejtësisë së korruptuar e të shantazhuar të Gjyqësorit të kalbur të Kosovës.

Duhet ritheksuar se kjo çështje kontestuese ka një histori të gjatë dhe është problem i trashëguar nga qeverisjet e mandateve të kaluara, nga ish pushtetarët që tashmë janë në opozitë dhe të cilët e kanë dirigjuar gjithë sistemin e drejtësisë, madje edhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat kriminale të Serbisë, ku hiq me pak se 720 spiun e bashkëpunëtor të UDB-së kanë operuar të instaluar gjithandej në institucionet e shtetit të Kosovës, në politikë, në institucione të drejtësisë, gjykata, nga ajo themelore deri tek supremja dhe në kushtetuese, madje edhe në polici.

Struktura të okupatorit serb, që kanë interferuar në rastet e caktuara për ti interpretuar çështjen ashtu sikur që i ka konvenuar grupit të caktuar të interesit, qoftë rrjet spiunazhi të Serbisë apo oligarkësh të inkriminuar, grupe politike të lidhura ngushtë me nëntokën e krimit të Organizuar.

Për të mos e mbajtur peng perspektivën e integrimit të Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian, Qeveria ka pranuar vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe prêt që edhe qëllimi i Kosovës për anëtarësim në KE të realizohet.

Por duke qenë se këto prona i janë dhënë Kishës Ortodokse serbe sipas ligjeve diskriminuese të Millosheviqit, të cilat i ka anuluar ish administrata e UNMIK-ut, madje janë votuar për tu zhvlerësuar edhe nga Kuvendi i Kosovës, kjo qeveri e ka për obligim që të angazhoj ekspert juridik dhe të analizon gjithë ecurinë e vendimmarrjes së kundërligjshme e kundër kushtetuese lidhur me këto prona, për ta rishqyrtuar procesin dhe ndjekur edhe penalisht të gjithë ata akter të sistemit të korruptuar të drejtësisë që ja kanë bërë këtë dëm kobzi shtetit të Kosovës në shërbim të Serbisë fashiste.

Duke e faktuar këtë abuzim, obligimin duhet ta merr seriozisht qoftë kjo qeveri, apo cilado qeveri tjetër që vjen në krye të shtetit me duar të pastra, për ta riaktualizuar dhe përsëritur këtë çështje, edhe njëherë që nga fillimi dhe zbardhur deri në fund abuzimin dhe kontrabandimin që është zhvilluar nga oligarkët, njerëzit e shërbimit sekret serb dhe spiunët e instaluar në drejtësi, që të rigjykohet dhe të anulohet vendimi i tanishëm i Gjykatave të korruptuara deri te Gjykata fragjile Kushtetuese e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".