Parlamentarët evropian me goditje të ashpra kundër kushteve të padrejta ndaj Kosovës nga Eskobar

Parlamentarët evropian me goditje të ashpra kundër kushteve të padrejta ndaj Kosovës nga Eskobar
Parlamentarët evropian me goditje të ashpra kundër kushteve të padrejta ndaj Kosovës nga Eskobar

Gani Qarri

  • 18 March 2024 - 21:56

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Eurodeputetët me qëndrimin e treguar parimor, shprehën kundërshtimin e tyre të hapur kundër tendencave cinike, të emisarit proserb Eskobar, që ishte edhe goditja më e fuqishme politike e diplomatike kundër një të dërguari të shfrenuar e të pangopur pas parasë dhe motivimeve financiare serbe, i cili edhe pas regjistrimit të dhembshëm të 24 hektarëve Manastirit të Deçanit, pozicionohet skajshmërisht në anën e Serbisë dhe del hapur kundër Kosovës, duke nxjerr nga xhepi edhe tema të reja e të paqena kurrë, për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës!

 

Përderisa emisari pro-serb latino amerikan Eskobar për parat që mund ti jenë ofruar nga Vuçiqi dhe premtimet e siguruara nga Serbia për një grusht votash të lobistëve serb, me rastin e zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, atakon në mënyrë kaq brutale Kosovën, duke i bërë thirrje edhe Këshillit të Evropës që ti vendos kushte shtesë Kosovës, për (mos) pranimin e saj, në KE, duket se opozita e çmendur kosovare, të jetë paguar edhe më majm nga Serbia, e cila është kthyer tërësisht kundër shtetit të Kosovës dhe në lobiste publike të Vuçiqit dhe Serbisë fashiste. Kështu që, në vend të daljes zot shtetit të Kosovës, nga opozitarët shqipfolës, qytetarët mbetën pa mend, kur panë se reagimet e vetme dhe më të ashpra kundër qëndrimeve të paprecedent të gangsterit Eskobar erdhën vetëm nga deputetët e Bundestagut gjerman dhe ata të parlamentit evropian. Reagime të drejta dhe shumë të fuqishme, kundër deklarimeve aspak diplomatike, të njëanshme dhe plotësisht amatore e të pamatura të emisarit pro-serb latino amerikan Gabriel Eskobar, lidhur me kërkesën e tij banale, mbi vendosjen e kushteve shtesë, për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjë që kurrë nuk ka ndodhur. Eurodeputetët me qëndrimin e treguar parimor, shprehën kundërshtimin e tyre të hapur kundër tendencave cinike, të emisarit proserb Eskobar, që ishte edhe goditja më e fuqishme politike e diplomatike kundër një të dërguari të shfrenuar e të pangopur pas parasë dhe motivimeve financiare serbe, i cili edhe pas regjistrimit të dhembshëm të 24 hektarëve Manastirit të Deçanit, pozicionohet skajshmërisht në anën e Serbisë dhe del hapur kundër Kosovës, duke nxjerr nga xhepi edhe tema të reja e të paqena kurrë, për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës! Andaj pas mbështetjes kaq të fuqishme të eurodeputetëve ndaj Kosovës, shpresohet në një mbështetje edhe më të madhe për Kosovën në Këshillin e Evropës, e cila pritet të fuqizohet edhe më shumë, pas reagimeve të ashpra kundërshtuese ndaj emisarit amerikan Escobar, i cili duket hapur se agjendën e tij diplomatike, është duke e keqpërdorur publikisht, për fushatë elektorale në SHBA dhe përfitime politike nga lobi serb atje. Mjerisht, përderisa opozita kuislinge është hedhur me të katër këmbët, në aksion për ta mbështetur Serbinë dhe emisarin pro serb Eskobar duke lobuar bashkë me te, për çështjen e Serbisë së madhe dhe të ashtuquajturës "botë serbe", ishin eurodeputetët gjerman, ata të cilët kanë reaguar aq fuqishëm kundër deklaratave të paprecedent të Eskobarit duke e kundërshtuar atë flakë për flakë dhe sqaruar atij menjëherë dhe aty për aty, se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është krejtësisht çështje evropiane dhe se vendimet në KE merren tërësisht në mënyrë të pa varur e pa u ndikuar nga presionet, por vetëm mbi bazën e arsyeshme të vlerësimit dhe suksesit të shtetit kandidat. Madje deputeti gjerman, e njëherit edhe kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka kritikuar ashpër sa të deleguarin Escobar, po aq edhe SHBA-të, se si pas Serbisë, edhe ato me çdo çmim,po duan ti vendosin ekstra kritere Kosovës, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, kur dihet se SHBA-të nuk janë as nuk mund të jenë anëtare, as pjesë përbërëse të KE. Dhe përderisa opozita pro serbe shanë dhe atakon ditë e natë udhëheqjen e Kosovës, deputeti gjerman Michael Roth deklaroi se qasja e pa balancuar nga SHBA, drejt Kosovës, përfundimisht duhet të ndalet dhe të marrë fund sa më parë, sepse kjo nuk është fer dhe është shumë e padrejtë. Kjo qasje e pa balancuar nga SHBA drejt Kosovës duhet doemos të përfundoj, sepse është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA të vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Një qasje e tillë nuk është e pranueshme, s’është fer dhe është e padrejtë, ngase në ulësen e shoferit të Këshillit të Evropës, ulen shtetet anëtare dhe jo SHBA”, ka deklaruar Roth. Kurse në mbështetje të deputetit Roth për kundërshtimin e propozimit të Eskobarit që Kosovës ti vihen si kushte asociacioni dhe shpronësimet në veri, ka dalë edhe deputetit tjetër i Bundestagut gjerman,Max Lucks,i cili njëherësh është edhe deputet në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Edhe ai, i ka reaguar ashpër emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke ia sqaruar edhe njëherë atij, se KiE është institucion i pavarur që nuk merr vendime me porosi, por vendosë në mënyrë të pa varur, për anëtarësimin e Kosovës në KiE sepse vetëm KiE e ka mandatin dhe fuqinë për të vendosur. Max Lucks, ka thënë më tej, se “Këshilli i Evropës është i fortë sepse është i pavarur, ndaj dhe ne do të vendosim në mënyrë të pavarur për anëtarësimin e Kosovës në KiE duke ia bërë të qartë emisarit Eskobar se themeli i Këshillit të Evropës është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon dënimet mizore siç është dënimi me vdekje, dënim që akoma praktikohet në SHBA”, ka shkruar Lucks në platformën X. Prandaj sikur Kosova, në këto qaste, të mos e kishte një opozitë kaq të shthurur e renegate, dhe spektri politik të ishte më i mobilizuar dhe i vetëdijesuar për të vepruar më unik në dobi të vendit të vet, vendi ynë do të mund ta shfrytëzonte për mrekulli këtë disponim kaq pozitiv për Kosovën në KiE, veçanërisht pas kalimit të 24 hektarëve Manastirit të Deçanit dhe do të sigurohej pothuajse mjaftë lehtësisht anëtarësimi në Këshillin e Evropës, pa ardhur në shprehje kushtet diskriminuese dhe krejtësisht ofenduese e shantazhuese, që i ka apostrofuar pa asnjë fije turpi emisari proserb Escobar. Sjelljet e Eskobarit dëshmojnë katërçipërisht, se paraja dhe lobet serbe, realisht kanë depërtuar thellë edhe te disa diplomatët të lartë dhe me karrierë në SHBA, si Eskobar, Hill etj, të cilët me veprime personale dhe akte të papranueshme individuale, as që përfaqësojnë frymën reale zyrtare, politike e strategjike të shtetit amerikan në raport me Kosovën. Populli ynë, nuk duhet harruar veçanërisht në këto momente të rënda për Kosovën, se ishin vet Eskobar dhe ambasadori Hill, ata të cilët me lejen e Blinkenit, edhe vendin anëtar të NATOs, si Mali i Zi, lejuan, që episkopët e kishave ortodokse serbe, ta serbizojnë, duke marrë gjithë udhëheqjen e këtij shteti në dorë, ku sot, të tri shtyllat kryesore të Malit të Zi, udhëhiqen nga një president serb, kryeministër serb dhe krye parlamentar serb, madje ky i fundit edhe pro-rus i flakët, e për aq më keq edhe feja dhe historia kishtare e Malit të Zi, iu dhurua kishës serbe, sikur në Mal të Zi, të mos ekzistonte fare kulturë, traditë as populli malazez. Ndaj gëzon shumë fakti, që reagimet kaq të fuqishme të eurodeputetëve kundër marrëzive të Eskobarit, janë sinjal shumë i fortë pozitiv për vendin tonë dhe se Këshilli i Evropës do të vendosë në mënyrë të pavarur, për pranimin e Kosovës në radhët e veta, pavarësisht tendencave kaq denigruese të Eskobarit, duke përjashtuar dhe mos i marrë ato fare në konsiderim, si kushte të pa drejta që Eskobar me mbështetjen qorre të opozitës së pjerrë kosovare, dhe lobet e ndikuara nga Serbia, po përpiqen t`i imponojnë me çdo çmim si kushte bllokuese dhe pengesa shtesë kundër pranimit të Kosovës në KE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".