Oferta e vetme e Kosovës është një asociacion të nivelit komunal

Oferta e vetme e Kosovës është një asociacion të nivelit komunal
Oferta e vetme e Kosovës është një asociacion të nivelit komunal

Gani Qarri

  • 19 March 2024 - 21:31

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Serbisë duhet thënë qartë e troç dhe me dokument të shkruar, se ekziston mundësia që ta zbatojë marrëveshjen aktuale dhe njohim njëri tjetrin, si dy vende të pavarura, ose mundësia tjetër e vetme, është që të kthehemi në kufijtë e vitit 1956 mes Serbisë dhe Kosovës, ngase siç dihet edhe atëherë ka qenë Serbia ajo që e ka bërë këtë ndryshim me majorizim dhe pa e pyetur askënd në Kosovë.

 

Pavarësisht faktit se marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë konsiderohen të "dakorduara", tashmë ka kaluar plot një vit dhe që nga arritja e marrëveshjes së Ohrit, Serbia as që po tregon fare gatishmëri për ti zbatuar, përkundrazi ajo bënë edhe veprime kundër, duke i shkelur marrëveshjet, prandaj Kosova nuk duhet ti lejoj vetes të humbet kohën kot, kur dihet se i ka vetëm dy opsione për zgjidhjen e kësaj çështje dhe këtë vit, është koha që të arrihet finalja e marrëveshjes, duke ofruar edhe opsionin e kthimit të gjendjes territoriale të vitit 1956,me Serbinë. Opsioni i parë është sipas marrëveshjes; kështu si është, me asociacion të nivelit komunal, që i ndërlidh komunat me bashkëpunim sipas ligjit për vetëqeverisjen lokale, por jo, assesi të krijohet ndonjë instancë e tretë e pushtetit, sepse Kosova sikur edhe shumë shtete tjera, i kanë dy instanca, atë lokale komunale dhe instancën e lartë të shtetit që është qeveria qendrore. Serbisë duhet thënë qartë e troç dhe me dokument të shkruar, se ekziston mundësia që ta zbatojë marrëveshjen aktuale dhe njohim njëri tjetrin, si dy vende të pavarura, ose mundësia tjetër e vetme, është që të kthehemi në kufijtë e vitit 1956 mes Serbisë dhe Kosovës, ngase siç dihet edhe atëherë ka qenë Serbia ajo që e ka bërë këtë ndryshim me majorizim dhe pa e pyetur askënd në Kosovë. E nëse tani është penduar, se një pjesë minimalisht e vogël e serbëve, do mbeten në shtetin e pavarur të Kosovës, edhe neve po të na kishin pyetur atëherë dhe sot, nuk do të kishim pranuar për ta lënë një pjesë të madhe të shqiptarëve nën Serbi, si në Kosovën lindore, Preshevë, Medvegje e Bujanoc. Në fakt atëherë, jo vetëm që nuk, na kanë pyetur fare, por edhe kanë vepruar si kanë dashur vet, kurse shqiptarët as që kanë guxuar të nxjerrin zë, por për fat të mirë, tani është tjetër kohë dhe kemi edhe ne mundësi e kushte tjera, andaj opsioni i fundit që, mund ti ofrohet Serbisë, pa i prekur territoret djathtas as majtas, por vetëm të kthehen kufijtë e para vitit 1956 dhe Serbia të zgjedhë njërën apo tjetrën mundësi që të përmbyllet, njëherë e përgjithmonë kjo punë. Madje opsioni i kthimit tek kufijtë e para vitit 1956, pa prekur asnjë pjesë tjetër, apo rifilluar pazaret “ala-thaçi” për “korrigjim kufijsh” por thjeshtë një negocim i rikthimit në kufijtë e para vitit 1956, nëse nuk e pranon zgjidhjen që Kosova e ofron në kufijtë e tashëm, do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët, për shqiptarët, serbët dhe faktorin ndërkombëtar, që të përmbyllet çështja ndërmjet të dy vendeve dhe të sigurohet paqja afatgjate në rajon. Dhe krejt çfarë mund të diskutohet ndërmjet të dy vendeve, mund të jetë vetëm drejtimi me nga disa metra i pikave kufitare, p.sh 50 apo 100 metra në terren, që lehtëson njërën dhe anën tjetër, por assesi më tepër, për të përfituar njëra as pala tjetër, andaj edhe Qeveria jonë duhet të mirë përgatitet, që të mos kapet në befasi dhe përveç variantit të parë, ta ofrojë edhe variantin e dytë, tek kthimi në kufijtë para vitit 1956 dhe në asnjë mënyrë, të mos futet në budallallëqe si ato të kuislingut Hashim Thaçi për t`ia falur gjithë veriun e vendit tonë Serbisë hegjemoniste dhe marrë vetëm 6-7 fshatra të braktisura nga banorët shqiptar, në emër të "korrigjimit të kufijve"! Kjo edhe për faktin e ditur se kufijtë legal, kanë qenë ata të para vitit 1956, e për aq më tepër, që vetë Serbia i ka bërë, ato ndryshime, fare pa na pyetur neve. Përndryshe kalojë kohë e shumë e gjatë me këto zvarritje e abuzime nga pala serbe dhe populli shqiptar është mërzitur dhe po fillon edhe të ikë, largohet nga vendi i vet, i mbetur nën serbi, sikur që jemi mërzitur të gjithë nga politika kontradiktore mbi 20 vjeçare, e politikanëve të paditur e gjysmë analfabet, të cilët i sollën shqiptarët në këtë gjendje, që sot, nga dëshpërimi, të ikin edhe nga vendi i vet. Kështu që për të mos u stërzgjatur ky problem edhe më tej dhe mbetur tokat dhe vendet zbrazët është mirë që kjo punë të përfundon gjatë këtij viti, duke vendosur për mundësinë A apo B, pasi që edhe Serbia e ka të qartë se kurrë më nuk do të ketë akses në Kosovë. Në rastin e variantit të parë, minoriteti serb, është fjala për ata që duan të jetojnë këtu, duhet urgjentisht të familjarizohen dhe integrohen me ligjet dhe ambientin arsimor në Republikën e Kosovës, kurse ata që nuk duan, e kanë derën hapur, që të kalojnë përtej kufirit dhe ti bëjnë vetes zgjidhjen që u pëlqen. Prandaj për të mos ndodhur lëvizje përtej kufijve, apo prej kufirit në kufi, ekziston zgjidhja te kthimi i kufijve të para vitit 1956, kohë kur edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja, kanë qenë brenda Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".