Pahor në vend të Lajçakut, për një kthesë të madhe pas dështimit të lidhjes pro-serbe, Lajçak-Escobar

Pahor në vend të Lajçakut, për një kthesë të madhe pas dështimit të lidhjes pro-serbe, Lajçak-Escobar
Pahor në vend të Lajçakut, për një kthesë të madhe pas dështimit të lidhjes pro-serbe, Lajçak-Escobar

Gani Qarri

  • 12 April 2024 - 07:04

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Se kjo mund të ketë lidhje të forta me të vërtetën e hidhur dhe një ditë jo të largët, do të vërtetohen të gjitha këto, nuk ka më, asnjë dyshim, madje në favor të kësaj flet edhe fakti tjetër, se terroristët serb të cilët u nxorën nga rrethimi dhe u transferuan, pa therrë në këmbë, andej kufirit, në Serbi, jo vetëm që nuk u arrestuan as në Serbi, por edhe akti terrorist serb në Banjë të Zveçanit, nuk u sanksionua nga SHBA as BE, si dhe sot e atëherë, nuk u ngrit asnjë padi e vetme, as nga Kryeprokurori famoz i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, të paktën kundër krye terroristit Radojçiq që ishte koka e këtij sulmi, fletarrestim e mëparshëm të të cilit e kishte tërhequr vet Blerim Isufaj, dhe atë, pa dhënë kurrë, asnjë shpjegim.

-Në fakt është shumë e dhembshme, kur nga njohës të zhvillimeve dhe persona eminent në Perëndim, dëgjon se për shkakun që Albin Kurti, nuk u bindej diktateve të emisarit latino-amerikan dhe ndërmjetësuesit sllovak, që ti bënte lëshime Serbisë hegjemoniste, iniciator të sulmit në Banjë të Zveçanit, nuk ishte vetëm krimineli Vuçiq dhe ministri i atëhershëm serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviq, së fundi i emëruar nga Vuçiqi edhe kryeministër i Serbisë, por sado që aktualisht, përflitet në mënyrë jo-zyrtare, agresioni territorial serb, i cili u krye, më 24 shtator të vitit të kaluar mbi Kosovën, ndodhi në kooketim të ngushtë në mes të treshes famëkeqe Vuçiq, Lajçak dhe Eskobar?!

Nëse ky akt, një ditë vërtetohet, shteti i Kosovës, vërtetë duhet të ngritë padi ndërkombëtare. Madje, për fatkeqësinë tonë të madhe, si popull i vogël e i pa mbështetje të mjaftueshme, për aksionin terrorist të Serbisë në Banjë, Eskobar thuhet, të ketë marrë edhe pëlqimin e opozitës ogurzezë të Kosovës, me shpresën se Policia e Kosovës, nuk do të mund tu bënte ballë, terroristëve të “mirë stërvitur” serb dhe veriu do të binte shpejt në duart e tyre, duke i joshur edhe ai opozitarët njëjtë si dylberi Grenell, me premtimin se pas okupimit të veriut nga terroristët serb dhe vendosjen e kufijve të Serbisë fashiste, në Lumin Ibër, Albin Kurti do të shpallej tradhtar, do të rrëzohej me grusht shtet nga qeveria dhe Gabriel Eskobar, do ta sillte në pushtet opozitën tradhtare, në shenj falënderimi për tradhtinë e radhës, ndaj veriut të vendit të vet! Kthesë e madhe dhe vendimtare për finalen e dialogut me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes që në qendër ka njohjen reciproke në mes të dy shteteve, në këto momente vendimtare, në këto momente vendimtare, do mund të konsiderohej po të ndodhte edhe ikja e emisarit të korruptuar pro-serb latino-amerikan Gabriel Eskobar, njëkohësisht me zëvendësimin e Miroslav Lajcakut me diplomatin e njohur slloven të karrierës Borut Pahor, figurë politike dhe diplomatike, ngritur dhe ndërtuar në realitetin e hapësirës ballkanike të ish Jugosllavisë, shteti i të cilit ndër të parët e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Madje z.Pahor sigurisht që nuk mund ta ketë harruar edhe faktin, se fillimi i shpërbërjes së ish Jugosllavisë pati nisur pikërisht me sulmin që forcat ushtarake serbe ndërmorën, kundër shtetit të tij Sllovenisë, i cili edhe ka dëshmuar se, në kundërshtim me opozitën e shitur kosovare, ai është atdhedashës i madh, që e do dhe respekton pafund vendin e vet. Largimin sa më parë të Eskobarit e dëshirojë edhe për faktin se pas rrethimit të suksesshëm dhe mundjes së shpejt të terroristëve serb, nga Policia heroike e Kosovës, dyshohet të jetë përkujdesur vet Eskobar, bashkë me Mirosllav Ljçakun që KFOR dhe EULEX, të bëjnë çdo gjë të mundur, për ti nxjerrë të gjallë dhe të padëmtuar nga rrethimi, krye terroristin Milan Radojçiq dhe terroristët tjerë serb, të afërt me Radojçiqin, të cilët kishin njohuri mbi planin e treshes Vuçiq, Eskobar Lajçak, në mënyrë që për asnjë çmim, mos të binin këto informata "sensitive", edhe në duart e Policisë së Kosovës. Për aq më tepër, njëkohësisht me Eskobarin, u kujdes edhe opozita ogurzezë e Kosovës, me njerëzit e saj, të lidhur me forcat speciale të Policisë, të cilët për mbulimin e gjithë kësaj maskarade të faqes së zezë, të prijësve të tyre, ftuan policët të organizonin protesta, gjoja “për rritjen pagave”, sikur ata të kishin vepruar si mercenar, apo argat me para vetëm për atë ditë, dhe jo si polici e rregullt e vendit tonë, menjëherë pas sulmit terrorist serb, kur shteti, qeveria dhe qytetarët e Kosovës, ishin akoma shumë të zënë dhe të preokupuar me rrjedhën e ngjarjeve, pas gjithë asaj që ndodhi në Banjë të Zveçanit, duke habitur mbarë popullin dhe përfaqësitë e huaja në Kosovë, si dhe nxitur në opinionin publik, spekulime të llojllojshme për qëllimet e vërteta të tyre.

Se kjo mund të ketë lidhje të forta me të vërtetën e hidhur dhe një ditë jo të largët, do të vërtetohen të gjitha këto, nuk ka më, asnjë dyshim, madje në favor të kësaj flet edhe fakti tjetër, se terroristët serb të cilët u nxorën nga rrethimi dhe u transferuan, pa therrë në këmbë, andej kufirit, në Serbi, jo vetëm që nuk u arrestuan as në Serbi, por edhe akti terrorist serb në Banjë të Zveçanit, nuk u sanksionua nga SHBA as BE, si dhe sot e atëherë, nuk u ngrit asnjë padi e vetme, as nga Kryeprokurori famoz i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, të paktën kundër krye terroristit Radojçiq që ishte koka e këtij sulmi, fletarrestim e mëparshëm të të cilit e kishte tërhequr vet Blerim Isufaj, dhe atë, pa dhënë kurrë, asnjë shpjegim. Ndaj duke qenë se Pahor, ka dëshmuar se është një atdhetar i njëmendtë, siç shkruan edhe gazeta kryesore dhe prestigjioze sllovene “Delo.si”, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob ka shumë të drejtë dhe arsye të forta ta mbështet pa kushte ish presidentin e Sllovenisë Borut Pahor që ta marrë postin e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili, po sipas kësaj gazete, muajin e kaluar ka lobuar edhe tek krerët e vendeve të BE-së, që Pahor ta zërë vendin e Miroslav Lajçakut.

Nga zyra e kryeministrit Golob kanë pranuar se kanë dhënë mbështetje të pakushtëzuar për z.Pahor që ai ta marrë pozitën e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe çështjeve të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, prej nga është pohuar, po ashtu, se gjatë muajit të kaluar Golob ka zhvilluar bisedime të shumta bilaterale edhe me liderët e vendeve evropiane si dhe me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian, për këtë çështje. “Kryeministri shprehet i bindur se “ish-presidenti Pahor ka dëshmuar me punën dhe përvojën e tij të deritanishme politike, se është një mik i madh i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e tij,njëjtë si edhe përpjekjet e Sllovenisë, kanë për qëllim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë, edhe në të gjithë Evropën”, thuhet mes tjerash, në qëndrimin zyrtar të qeverisë sllovene. Sikur që dihet tanimë botërisht, Mirosllav Lajçak gjatë gjithë mandatit të tij, vazhdimisht ka qenë i kritikuar për pozicionim të njëanshëm, si mbështetës i Serbisë dhe veprime në dëm të Kosovës, por mandati i tij, për fat të mirë përfundon në muajin gusht, i cili përveçse vinte nga një shtet që nuk e njihte pavarësinë e Kosovës, ai në vazhdimësi i dha mbështetje Serbisë, gjë që i shkonte për shtati vetëm politikës serbe dhe interesave të kriminelit Vuçiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".