Shtetet e QUINT-it e kryqëzojnë Listën Serbe pas thirrjes për bojkot të votimit të 21 prillit

Shtetet e QUINT-it e kryqëzojnë Listën Serbe pas thirrjes për bojkot të votimit të 21 prillit
Shtetet e QUINT-it e kryqëzojnë Listën Serbe pas thirrjes për bojkot të votimit të 21 prillit

Gani Qarri

  • 13 April 2024 - 09:03

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Dora e zgjatur e Serbisë në Kosovë, e ashtuquajtura "listë serbe", është degjeneruar aq shumë, jo vetëm në kuptimin e domethënies por edhe arsyen e ekzistimit si subjekt politik, tek minoritaret serb në veri, sa që ka humbur tërësisht orientimin e të vepruarit real, në kohë e hapësirë dhe është kthyer plotësisht në vegël qorre të kriminelit Vuçiq, që të përdoret për manovrimet e tij, në lojën me ndërkombëtarët, duke shkuar deri atje, sa të deklarojë, se nuk do të marrë pjesë as në votimin e 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

- Ekstremizmi serb, te ky grupim shovinist, ka shkuar deri në atë nivel sa që, përveçse u bënë thirrje edhe pjesëtarëve të minoritetit serb për të mos dalë në votime, kryetari i kësaj të ashtuquajture,-"parti" Zlatan Elek, nën diktimin e Vuçiqit, merr guximin që ta konsideroi “jo legjitim” edhe votimin për shkarkimin e kryetarëve, me arsyetimin se sipas tij kryeministri Kurti “bëri gjithçka që referendumi të mos ketë sukses”. Madje ai tha, se atë e penguaka edhe vendimi i KQZ’së për vendosjen e kamerave në vendvotime, pasi që kjo mënyrë e mbikëqyrjes së votimit fer, i pamundëson "listë srbe" vjedhjen e votave dhe mbushjen e kutive me fletëvotime të falsifikuara, si mënyrë për të dalë, përsëri, në mënyrë të rrejshme, parti fituese.

Ndaj përderisa Qeveria e Kosovës, ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtare, tani çdo gjë varet nga presioni i shteteve të QUINT-it, mbi Vuçiqin dhe listën serbe, që të heqin dorë nga bojkotimi për të votuar me 21 Prill, për shkarkimin e kryetarëve aktual të katër komunave të veriut dhe shpalljen kushtetuese të zgjedhjeve të reja. Dhe pasi që ata, ka kohë që kanë kërkuar mbajtjen pa vonesë të zgjedhjeve të reja në veri, ndërsa tani vet lista serbe me refuzimin e dirigjuar nga Vuçiqi e rrezikon këtë proces, kanë pasuar edhe reagimet e ndërkombëtarëve duke i bërë thirrje listës serbe që ta rishqyrtojnë vendimin për të mos marrë pjesë në votimin e 21 prillit. Të gjitha ambasadat e huaja në vendin tonë, që nga ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe vet Zyra e BE-së, janë në dijeni se, në përputhje me kërkesat ligjore, Kosova, ashtu siç është kërkuar prej tyre edhe do të mbajë votimet për tërheqjen e kryetarëve më 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës.

Ky është edhe rezultat i përpjekjeve të suksesshme nismëtare të bëra nga qytetarët brenda kuadrit ligjor ekzistues dhe të vërtetuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kurse pjesëmarrja demokratike është thelbësore për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të popullatës që u shërbejnë. Andaj siç shprehen në reagimin e tyre edhe shtetet e QUINT-it. votimi është një liri e shoqërive demokratike dhe na vjen keq për deklaratat e Listës Srpska e aktorëve të tjerë politikë që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim.

Po sipas këtyre shteteve që kanë ndikimin e tyre jo vetëm në Kosovë, pas bojkotit të vitit të kaluar, vetëm pjesëmarrja në zgjedhje të reja bazuar në vendimet e autoriteteve të shtetit dhe ligjit të Kosovës, e kthejnë legjitimitetin në vendin e tyre si zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna. Prandaj, ftohen të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote në veri të Kosovës të marrin pjesë në votime, ngase bojkotimi i votimit të 21 prillit nuk do të sjellë këtë rezultat dhe as nuk do të sjellë ndonjë përfitim për qytetarët që jetojnë në veri. Kundër thirrjes për bojkot ka dalë edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë i cili ju bënë thirrje votuesve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, madje OSBE ka thënë se deklaratat e "listës serbe" janë zhgënjyese që i dekurajojnë votuesit të marrin pjesë në votim, por sipas OSBE’së është në dorën e votuesve nëse duan apo jo të votojnë për shkarkimin e kryetarëve, në veri.

“Pavarësisht deklaratave zhgënjyese politike, pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve në procese demokratike dhe institucione është thelbësore në lehtësimin e normalizimit”, thuhet në deklaratën e OSBE-së, ndaj është në dorën e votuesit në secilën komunë të vendosin nëse duan apo jo të votojnë për shkarkimin e kryetarëve më 21 prill. Kështu që dalja në votim, kësaj radhe për largimin e kryetarëve të tashëm dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, do të jetë edhe fundi i Listës serbe e cila ka abuzuar, që nga krijimi i saj prej dyshes Thaçi-Vuçiq, me interesat e minoritetit serbë te Kosovës dhe është venë, plotësisht në shërbimin të qeverisë kriminale të Vuçiqit në Beograd!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".