
Lexoni edhe:
Policia e Kosovës del me njoftim
Shkruan:ANALISTI-Skënder Kapiti
Nëse përdoret si shkak që të refuzohet anëtarësimi në NATO i Kosovës, nëse përdoret fakti se Kosovën nuk e kane njohur si shtet Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia kjo nuk i kontribuon dhe është në jo të mirë të vetë NATO-s, kur sot më shumë se kurrë shikohet se Rusia po kërcënon paqen dhe sigurinë jo vetëm të Ballkanit por edhe të të gjithë Evropës. Në fakt Kosova duhej të ishte anëtarësuar në NATO, që kur NATO çliroi Kosovën , ose të paktën që ditën kur Kosova shpalli pavarësinë e saj. Mos serioziteti i Perëndimit, tolerimi nga perëndimi për Beogradin dhe vonesat e perëndimit duke shpresuar te demokratizimi i Serbisë dhe largimi i saj nga Rusia , mund të themi se janë fiasko të perëndimorëve, të cilat ata duan që t’i “kompensojnë” me lloj-lloj presionesh e kushtesh kundër Kosovës. Kosovën për anëtarësim në NATO e mbështesin Turqia, Kroacia dhe SHBA-të sidomos.
Policia e Kosovës del me njoftimLexoni edhe:
Është për t’i përshëndetur dhe falënderuar thirrjet e ekspertëve ndërkombëtar të sigurisë, të cilët rekomandojnë dhe kërkojnë nga ky mandat qeverisës në Kosovë , që pa vonesë të bëj edhe aplikimin, kërkesën zyrtare për anëtarësim në NATO, si hap tjetër vendimtar pas avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATOs, kur një kërkesë të tillë i vjen Qeverisë së Kosovës nga Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, i cili mendon se tani është momenti i duhur që aleatët të shtyjnë përpara edhe ambicien e Kosovës për t’u anëtarësuar në programin e bashkëpunimit mes shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s apo Partneritetin për Paqe (PfP).
Pra është mirë që akoma Kosova ka miq dhe aleatë si Jamie Shea, i cili është dëshmitarë i kohës së genocidit serb , dhe se në atë kohë ka qenë Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë bombardimeve të saj për çlirimin e Kosovës nga genocidi dhe kolonizatori serb. Gjithmonë Kosova me të drejtë ka kërkuar të anëtarësohet në NATO, dhe së pari që të ketë ushtrinë e vet të armatosur për ta mbrojtur shtetin dhe pavarësinë e saj. Sot nuk ka pse të vonohet më tej anëtarësimi i Kosovës në NATO, kur Kosova është shteti i cili ka realizuar më se miri standardet demokratike shtet formuese në rajon krahasuar me vende e tjera dhe se me qeverinë Kurti, Kosova ka treguar se është e aftë që të mbrojë e të sigurojë tërësinë territoriale dhe të mbrojë sovranitetin dhe shtetin e Kosovës si dhe të kontribuojë për paqen jo vetëm në rajon por edhe kudo ku e kërkon NATO.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"