
Lexoni edhe:
Kjo është vajza kosovare cila humbi jetën tragjikisht pasi u rrokullis djepi
Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami
Stuart Muntch i cili është komandant i forcave ajrore të komandës ushtarake të NATO-s në Napoli të Italisë është takuar me kryeministrin e Kosovës, i cili nga vetë vizita e tij dhe rreziku i eskalimit të situatës së sigurisë janë shpeshtuar vizitat e zyrtarëve të lartë të NATO-s dhe të Departamentit amerikan për çështje të sigurisë evropiane në Kosovë dhe rajon , e që lënë të kuptohet, se çështja diplomatike po zëvendësohet me çështjen e eskalimit të situatës të mundësisë së shpërthimit të konfliktit në veri të Kosovës,me prezencën e vizitës me zyrtarët e çështjes së sigurisë nga NATO-ja ,SHBA dhe shtetet e fuqishme evropiane
Kjo është vajza kosovare cila humbi jetën tragjikisht pasi u rrokullis djepiLexoni edhe:
U spekulua mjaft se për çka u bisedua në takimin e mbajtur këtë javë në mes të kryeministrit të Kosovës Kurti , dhe shefit të CIA-s amerikane Viliam Burns. Kishte hamendje se z.Burns ka mbajtur qëndrim të ftohur ndaj kryeministrit Kurti, pasi siç publiku është njoftuar, për mos koordinim sa i përket masave qeveritare të ndërmarra në veri të vendit siç janë;çështja e targave, mbyllja e postave serbe, heqja e dinarit serb në qarkullim mbyllja e bankave dhe postave serbe , si dhe së fundi plani i hapjes së urës së Ibrit që lidh jugun e qytetit të Mitrovicës më veriun dhe anasjelltas.
Stuart Muntch i cili është komandant i forcave ajrore të komandës ushtarake të NATO-s në Napoli të Italisë është takuar me kryeministrin e Kosovës, i cili nga vetë vizita e tij dhe rreziku i eskalimit të situatës së sigurisë janë shpeshtuar vizitat e zyrtarëve të lartë të NATO-s dhe të Departamentit amerikan për çështje të sigurisë evropiane në Kosovë dhe rajon , e që lënë të kuptohet, se çështja diplomatike po zëvendësohet me çështjen e eskalimit të situatës të mundësisë së shpërthimit të konfliktit në veri të Kosovës,me prezencën e vizitës me zyrtarët e çështjes së sigurisë nga NATO-ja ,SHBA dhe shtetet e fuqishme evropiane .Hapja e "urës së Ibrit" po kundërshtohet ashpër nga ambasadat e vendeve të QUINT-it në Prishtinë dhe popullata kosovare-serbe si dhe vendimtarja e shtetit të Serbisë nën arsyetimin se me hapjen e urës mbi lumin Ibër ndikohet që " qytetarët kosovarë serb të dëbohen me dhunë nga shqiptarët"...
Para ardhjes së Villiam Burns shefit të CIA-s amerikane në Kosovë ,ai e kishte vizituar Sarajevën ku më pas shkoj dhe takoj Beogradin dhe u takua edhe me presidentin serb Vuçiq, dhe të nesërmen Vuçiq dhe Dodik u takuan me gjeneralin rus për siguri. Tashmë është paralajmërua të arrin në Kosovë, Manuel Sarrazin, i dërguari special i kancelarit gjerman Scholz për Ballkanin perëndimor ,dhe ai me siguri do të përcjell, qëndrimet e prera të kancelarit gjerman Scholz për hapjen e urës mbi lumin Ibër, dhe frika apo mundësia e shkaktimit të trazirave, përplasjeve ,përveç përplasjeve ndëretnike , edhe të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it , që për Kosovën dhe shqiptarët ,do të ishte vetëvrasje, dhe padyshim edhe 'rrezikimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës'.
Politikë bërja e Kosovës dhe më saktësisht ,kryeministri i Kosovës , pse po e bëjnë gjithë këtë këmbëngulësi, për hapjen e urës mbi lumin e Ibrit, për kundër kundërshtimit të diplomacisë të vendimmarrjes ndërkombëtare dhe zyrtarëve të lartë të ngarkuar për çështjet e sigurisë për Ballkanin perëndimor dhe më gjerë. Kujt i duhet kryeneçësia në dëm të vetë vetes,për mua dhe logjikën normale të njeriut është e pa shpjegueshme dhe e pa kuptimtë?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"