Serbia ende sheh ëndrra për ta pushtuar Kosovën në mos komplet një pjesë të saj

Serbia ende sheh ëndrra për ta pushtuar Kosovën në mos komplet një pjesë të saj
Serbia ende sheh ëndrra për ta pushtuar Kosovën në mos komplet një pjesë të saj

Nue Oroshi

  • 23 October 2024 - 07:33

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Unë mendoj se Kosova dhe Serbia nuk mund ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët për faktin se Serbia historikisht kurrë nuk iu ka përmbajtur marrëveshjeve ndërkombëtare në lidhje me Kosovën.

 

-Ajo ende sheh ëndrra për ta pushtuar Kosovën në mos komplet një pjesë të saj. Kosova nuk e ka asnjë pjesë të Serbisë dhe në faktë nuk ka se si të bëhej shkëmbimi i territoreve. Nëse amerikanët që kam një respekt të madhë për përkrahjen që ia kanë dhënë historikishtë çështjes shqiptare dëshirojnë ta hapin kutinë e Pandorës atëherë ata duhet të nisen prej vitit 1876-1878, ku nga rajoni i Prokuplës, Kurshumlisë, Nishit dhe Pirotit u shpërngulen 250.000 mijë shqiptarë me dhunë dhe terror. Duhet të kthehët Sanxhaku,Kosova Lindore dhe kufiri të vëndoset në afërsi të Nishit. Por unë kam një kërkesë tek politika jonë pozitë dhe opozitë që sa më shpejtë të vëndosen kontaktet politike dhe diplomatike me administratën e re te Presidentit të ri të Amerikës Donald Trump.

Një gjë duhet kujtuar shqiptarëve që po bëjnë propagandë kundër kandidatit të Republikanëve Donald Trump se ishin pikërisht katër president Amerikan Republikan, që e ndihmuan Kosovën dhe shqiptarinë në përgjithesi.Kjo u arritë falë përpjekjeve të Ronald Reganit,Xhorxh Bushit Senior,Xhorxh Bushit junior dhe Donald Trumpit në anën e Republikanëve dhe Bill Klintonit ne anën e Demokratëve.

Mendoj se në këtë rast nuk duhet ti ipet shansi Serbisë që të lobon më shumë se ne shqiptarët tek politika amerikane.Zgjidhja ma e mirë është që Serbia ta njoh Pavarësinë e Republikës së Kosovës, ose nëse amerikanët dëshirojnë që shqiptarët të jenë forcë dominuese në Evropën Juglindore atëherë mund t´iu kthehën kufijtë shqiptareve ku në një shtet të përbashkët do të jenë Shqipëria e sotme, Kosova,gjysma e Maqedonisë,gjysma e Malit të Zi, si dhe Çamëria.

Ky projekt do ta formon një shtet Konfederal shqiptar siç është Zvicrra dhe Belgjika.Ky projekt ishte iniciuar nga imzot Nikollë Kaçorri në gushtin e vitit 1912 në memorandumin që i kishte dërguar Franc Jozefit më 12 gusht të vitit 1912.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".