
Lexoni edhe:
Albin Kurti si Henri Kisinxheri, mbron interesin nacional dhe shtetëror të Kosovës
Shktuan: ANALISTI-Skender Kapiti
Kosovës i duhet një strukturë antikorrupsion si SPAK-u i Shqipërisë. Në Kosovë është e domosdoshme një reformë rrënjësore në sistemin e drejtësisë për të luftuar dhe çmontuar korrupsionin dhe krimin shtetëror, si dhe për të zhbërë sistemin e korrupsionit që ka mbërthyer shtetin. Një reformë të tillë as në Kosovë nuk e duan as politika e aktuale, as drejtësia politike që është e korruptuar, dhe as mediat dhe oligarkia korruptive, sepse ato janë të zhytura në korrupsion dhe nuk e dëshirojnë krijimin e një strukture antikorrupsion si SPAK-u në Shqipëri, i monitoruar nga SHBA-të.
Albin Kurti si Henri Kisinxheri, mbron interesin nacional dhe shtetëror të KosovësLexoni edhe:
-Projekti për formimin e një Byroje Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurive të Paluajtshme të fituara në mënyrë të kundraligjshme nuk mund të realizohet nga asnjë organ qeveritar, por duhet të kryhet nga gjykatat dhe sistemi i drejtësisë. Megjithatë, përderisa sistemi i drejtësisë aktuale në Kosovë është i kapur nga politika dhe i mbështetur nga korrupsioni, lufta kundër krimit dhe korrupsionit mund të bëhet vetëm nëpërmjet një reforme të thellë – siç është Veting-u në drejtësi dhe krijimi i një strukture antikorrupsion si SPAK-u.
Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë ligjin për Veting-un në drejtësi dhe të kërkojë mbështetje për këtë nga SHBA-të. Nëse kjo nuk është në planin e tyre, atëherë duhet të pranojnë propozimin dhe kërkesën publike që vazhdimisht e ka bërë Gazeta Kosova Sot, një media e lirë dhe e paanshme që është shumë më përpara politikës, duke vepruar për interesin kombëtar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".