NE PRAG TE ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE: SHUME EMRA TE KONSUMUAR PER DEPUTETË!...

NE PRAG TE ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE: SHUME EMRA TE KONSUMUAR PER DEPUTETË!...
NE PRAG TE ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE: SHUME EMRA TE KONSUMUAR PER DEPUTETË!...

Ismail Muqiqi

  • 13 December 2024 - 07:11

Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi. 

Publikimi i listave nga partitë politike tӫ cilat do tӫ garojnë pӫr zgjedhje tӫ ardhshme pӫr Parlamentin e Kosovӫs tregojnë se njӫ numӫr bukur i madh i emrave tӫ propozuar pӫr tu bӫrӫ pjesӫ e Parlamentit tӫ Kosovӫs janӫ tӫ konsumuar nӫ tӫ gjitha pikëpamjet qӫ i kerkohet njӫ personaliteti politikӫ me integritet. Duke i pӫrcjellur dhe analizuar tubimet para elektorale tӫ partive politike gjithandej nӫ Kosovӫ dhe nӫ diasporӫ deri mӫ tani nuk pamë asgjӫ tӫ re nga vizioni dhe programet tӫ cilat po i prezantojnë liderӫt partiak me qytetarӫt. Nӫ listat e partive politike sӫrish figurojnӫ emrat e personave tӫ konsumuar, tӫ dӫshtuar dhe tӫ përfolur pӫr aferat mӫ tӫ ndryshme korruptive duke e pӫrdorur nepotizmin si armӫ pӫr tӫ vazhduar karrierӫn nӫ politikӫ. Është e dhimbshme pӫr demokracinë nӫ Kosovӫ ku pӫrgjegjӫsia morale, politike e njerӫzore si dhe kodi i etikӫs – i kulturӫs shkelet dhe keqpërdorët pӫr interesa personale. Se me tӫ vӫrtetӫ na mungon pӫrgjegjӫsia ndaj qytetarit dhe ndaj shtetit ajo nuk donӫ koment. Nӫ listat e disa partive politike kanӫ hyr sërish individet tӫ cilӫt janӫ tӫ dӫnuar nga Gjykatat e njӫ numӫr edhe mӫ i madh janӫ tӫ pӫrfolur pӫr afera mӫ tӫ ndryshme duke i keqpӫrdorur pozitat tӫ cilat i kanӫ ushtruar pa dhӫnӫ llogari. Sipas raportit tӫ KQZ-sӫ nӫ zgjedhjet e 9 Shkurtit pӫr Parlamentin e Kosovӫs do tӫ garojnӫ 28 subjekte politike, ku 6 prej tyre janӫ parti qӫ vijnӫ nga komuniteti Serbӫ. Kӫshtu nӫ listat e publikuara tӫ partive dhe subjekteve nӫ koalicione tӫ ndryshme do tӫ garojnӫ 1250 Deputetӫ pӫr Parlamentin e Republikӫs sӫ Kosovӫs. Duke i analizuar emrat tӫ cilӫt janӫ nominuar pӫr Deputet tӫ ardhshëm disa parti politike kanë arritur tӫ dalin nga vetvetja duke propozuar kandidatӫ tӫ rinjӫ tӫ shkolluar dhe arsimuar me njӫ fjalӫ tӫ ngritur dhe tӫ pӫrgaditur pӫr tu bӫrӫ pjesӫ e politikӫs, pӫr tӫ marrur pӫrgjegjӫsi pӫr tӫ mirӫn e vendit. Por mjerisht shumica e subjekteve politike nuk kanӫ arritur tӫ reformohen, duke mbetur me mendësinë e vjetӫr ku fjalӫn kryesore e mbanӫ lideri i partisӫ i cili qӫ nga pas lufta e ka privatizuar subjektin politikӫ. Sido qӫ tӫ jetӫ herdokur vetingu nӫ skenӫn politike tӫ Kosovӫs ӫshtӫ i pa shmangshӫm, ashtu si kӫrkohet edhe nӫ Sistemin e Drejtӫsisӫ. Shoqӫria Kosovare ka nevojӫ pӫr liderӫ me integritet, moral, njerӫzorӫ, i pӫrkushtuar dhe i dӫshmuar pӫr ta forcuar Shtetësinë e Kosovӫs duke i luftuar tӫ gjitha dukuritӫ negative tӫ cilat janӫ prezente kudo nӫ Institucionet e Shtetit qӫ nga pas lufta e tӫ cilave duhet tu vijӫ fundi. Andaj qytetarӫt e Republikӫs sӫ Kosovӫs mӫ nӫ fund duhet ta ngrisin vetӫdijӫn duke i braktisur tӫ gjithӫ ata individӫ tӫ cilӫt vite me radhӫ i sollӫn dӫme proceseve demokratike nӫ Kosovӫ duke u pasuruar nӫ mӫnyrӫn mӫ abuzive nӫ dӫmӫ tӫ parasë publike duke u shndӫrruar nӫ klasӫn e milionerëve. Ne fund te ketij shkrimi po theksojmë se koha dhe jeta ka treguar se pavarësisht sistemeve qe kane dominuar ne nje shoqeri apo shtet progresin pozitive e kane sjellur vetëm njerëzit me integritet, me dije, me kulture, moral te cilin e kane kultivuar nga familja deri tek traditat dhe vlerat historike e kombetare.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".