
SERBIA ËSHTË SHKALLËMUAR NGA SHOVINIZMI DHE KRIMET MONSTRUOZE


Prof. dr. Hakif Bajrami
Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1.Çdo gjë mund të ndryshojë
Populli serbian pesë herë e votoi Sllobodan Millosheviqin edhe pse dihej se do të përfundojë ashtu si i erdhi fundi, të vdes apo të vetëvritët në burg. Po mbushën dy dekada dhe nga ai psim populli serbian nuk ka mësuar po thuej se asgjë. Dhe, në këto kushte, “Serbia hyjnore” duhët të zbres nga qielli dhe të jetohët në mënyrë normale. Po, populli serbian është punëtor, por shtresa byrokratike është stralluar në krime dhe nuk ka asnjë shansë që do të sherohët me demonstrata të studentëve apo grevave të përgjithëshme shoqërore dhe sindikale. E vërteta, opozita në Serbi ka fare pak dallim nga pushteti. Madje opozita, për të ardhur në pushtet, fjalorin e ka më agresiv dhe foklorin e ka edhe më të egër, prandaj nuk ndihët rastësisht edhe prej saj se: “Do ta kthejmë Bosnje Hercegovinën, Kosovën, një pjesë të Kroacisë, Malin e Zi dhe Maqedonin”.
Tani është bërë problem me i frigua shqiptarët mëtej. Në anën tjetër ne i kemi idealizuar disa peronalitete shqiptare, të cilat nuk kanë qenë për idealizim jetësor. Dhe ky pozicion i ka bërë disa gazetarë që për kah karakteri janë ganster si: BatonHaxhia, Berat Buzhala, Milaim Zeka, Ilir Mirena, Lirim Mehmetaj e disa deputetë që i kanë për gjan paradat televizive, prandaj për t` ua lëvizish këtyre pozicionin, këta janë në gjendje edhe për luftë qytetare dhe mos të reflektojnë. E vërteta ky soj gazatarësh të gjitha parullat dhe koloriti i shkrimeve të tyre janë të majta, ndërsa shtihën e “shitën” si të djathtë. Mbi të gjitha pazar për tregti fjalësh nuk kanë, sepse janë mësuar të hanë nën sofër, çka ju qet zotëria. Bindjet e dikujtë sipas disa gazetarëve kritizerë, kërkojnë ata se, duhët respektuar me tepër se ligjin dhe kushtetutën sepse nga 1989- e deri më sot kanë lujtur bigjoz me interesin kombëtar. Pra, këta nuk janë në gjendje që ta kuptojnë ndryshimin, sepse privilegjët i kanë deformuar sikur llozat e bajraktarëve të cilët herdo kur vijnë në tubim, vendin e kanë në krye të votrës. Jo, ka kaluar ajo kohë, edhe ai që është ulur dikur te dera, nëse është i shkolluar, dhe është verifikuar me vepra të logjikëshme, vendi e thrret të ulët ku e meriton.
Me këtë pozitë të bajraktarit, më u ulë në ball të votrës është favorizuar si shtet Serbia, sepse këtë respekt, jo që e ka merituar, por ia kanë garantuar: Rusia, Franca dhe Britania qe dy shekuj pa shkëputje. Shumë vështirë është pra, që një popull i nivelit blegtoral dhe bujqësor ta mbajë këtë pozitë, aq më parë kur sot infromata dhe dituria-shkollimi nuk mund t` i ndalohët askujt, siç ka bërë turku dhe serbiani me shqiptarë gjatë shekujve XIX dhe XX-t.
2.Pse Serbia është para luftës qytetare
Demonstratat në Beograd, Novi Sad dhe Nish (janar 2025) e disa qytete tjera, nuk janë fuqi ofenzive që e rrxojnë nga pushteti A. Vuçiçin, për faktin se pushteti i fashizuar, ende ka para të pista, me të cilat finasohët policia, burokracia dhe ushtria. Në fakt, ky pushtet që është në fuqi sot në Serbi, ka grumbulluar majftueshëm para, me shitjën e litiumit, bakrit dhe kromit, po edhe me shitjën e armatimit për luftërat lokale nepër glob. Një hendikep do ta ketë dhe ai është i përkohëshëm, deri sa kompania e mafisë Soros t` i ndryshojë ëmblemat, dhe ta vazhdojë “melodinë dhe këngën e ballkanëve të hapur”, për të shitë aramtim nepër Afrikë dhe Lindje të Afërme, sidomos në Ballkanin Jugperendimor, ku prijnë për respektimin e “filharmonisë” masone të Llozanës: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia.
Në Serbi nuk do të ketë luftë qytetare, për faktin se katundaria është me pushtetin, sepse ka mjaft ushqim, ka një standard të nivelit mesatar dhe pushteti qoftë edhe marionetë, me taksa minimale i përfiton. Në luftë qytetare në Serbi, eventuaisht do të ngritej shtresa e atyre që mirrën me avantura, por numri i tyre nuk është i nivelit që kanë forcë për të përmbys asnjë lloj pushteti. E lufta qytetare dihët se shkatrron çdo gjë, prandaj, tragtarët, punëtorët dhe byrokratët e imët, aq më parë studentët dhe profesorët e tyre edhe nëse janë patriot, nuk janë të prirur për asnjë lloj ndryshimi, po nuk patën interes ata që kanë kapital finasiar të garantuar nepër bankat e hujeja, e ata janë të pakët, dhe tek e fundit nuk janë kategori e armës.
A ka Serbia shtetërore kapacitete më e mposhtë shovinizmin si kancer në të cilin po digjet këto ditë. Mendoi se jo që nuk ka asnjë institucion që do ta kthente në rrugën e ekleziologjisë dhe insufiencës shoqërore në pushtet, por nuk ka edhe asnjë shansë që të pastrohët nga e kaluara, sepse as BE e as OKB nuk e kanë në program një detyrë të tillë. Lidhur me këtë, në bazë të hulumtimeve alternative, arrihët në përfundim se rrebelimi serbian, nuk e ka asnjë lidhje të nxitur nga: Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Gjermania, Franca dhe Britania e brexit. E vërteta, rrënjët e mashtrimit serbian në mite janë nga Mesjeta, të cilat në të gjitha etapat historike por si një kryqzatë i kanë ndejtur njeriut serbian nëse jo në mendje, atëherë në gjepa dhe kurdo që iu kanë nevoitur i kanë nxierr me lehtësi nga xhepi.
3.Pak histori krahasimtare që është politikë xhelatësh
Dihët se Dinastia Arabe arrijti përmes luftërave pushtuese, nga shekulli VII e deri në shekullin e IX të Erës së Re, të zgjërohët edhe në Evropë. Fundi i zgjërimit saj arrin në Poatje (afër Parisit) në vitin 732, kur fillon dekadenca totale, e quajtur rekonkvista. Ndërsa, më 841 arabët arrijnë ta plaqkisin tërë bregdetin e Adriatikut si: Budvën, Kotorin, Ankonën, ndërsa më 866 arritën ta plaqkisin Dubrovnikun, Durrësin, Apollonin dhe një varg lokalitetesh tjera iliro-arbanase. Këtë relaitet e shfrytëzuan sllavën që të dyndën në Iliri. Pra, politikën e palçkitjeve dhe këto ngjarëje dhe këtë histori shumë shpjetë e mësuan shumë mirë ardhacakët sllavë gjatë shekujve VII-XI, kur Kisha unijate u nda në dy pjesë, më 1054. E vërteta, një kohë të gjatë (edhe pas kryqzatave 1096 e deri me sot), kisha bizantine e ruajti ritin unijat. Ndërsa Kisha e Romës e ndali për veti doktrinën, për të vëndosur pushtete dhe për të zgjëruar horizonte me fuqinë e barotit, por gjithëmonë duke u mshefur pas kryqit të Krishtit, me të cilin tregohej “pafajsia” dhe dëshmohej “mospërzierja”, në stilin gjuje gurin e mshefe dorën. Në lidhje me këtë, me luftëratë osmane gjatë shekullit XIV, sidomos në Maricë më 1371 jo vetëm bullgarët por edhe serbët dhe arbansët, e humbën luftën. Humbja vazhdoi për serbët, arbanasit dhe sllavët pa kriter, sepse lufta nuk ka ngja fare më 1389, por këtë “luftë” të trilluar priftërinjët serbian e spjeguan në Perendim si “fitore” në një anë për të u barazuar me frankët më 732, ndërsa në anën tjetër për të treguar se nuk humbin si bullgarët më 1371, por trilluan se për “fitorën” e tyre në Kosovës, paska rrahur këmbana e Katedralës Notër Damit. Kjo dezinformatë u përlqye në tërë Evropën e krishterë, dhe në një mënyrë fitorja në Poatje më 732 dhe “fitorja” në Kosovë më 1389 u pelqyen dhe u barazuan si një “medikamnet që plagën e qetëson por nuk e sheron”. Prandaj në këtë nye historik serbianët muarën turr dhe ndërtuan respekt pa mbulesë. E në këtë nye serbianët, disi e mbollën rrenën si kulturë për ta vazhduar deri në ditët e sotme. Dhe nuk thot Dobrica Qosiq rastësisht: “ Rrejmë për ta mashtruar vetëvetën, për t` i mashtruar të tjerët, rrejmë nga keqardhja, rrejmë nga turpi për t` u kurajuar, për ta shlyer mjerimin tonë, rrejmë për shkak të lirisë. Rrena është një gjendje e natyrshme e gjithë popullit dhe shtetit serbian. Rrena është patriotizëm dhe konfirmim i intelegjencës sonë të lindur. Rrejmë në mënyrë kreative madje edhe shpikëse”!.Me këtë inercion politikanët serbian rrejnë edhe sot, por demonstrimi i këto ditëshëm po ua zbulon pozicionet.
4. Edhe në Evropë gjatë shekullit XIX e pelqejnë rrenën serbiane
Evropa në fillim të shekullit XIX kishte qëmdrim negativ ndaj hebrenjëve. Lidhur me këtë më 1807 kreu u njëfar pushtreti serbian mori vendim për shfarosjën e hebrenjëve, në mënyrë që pas një kohe ajo detyrë u zgjërua edhe ndaj shqiptarëve, të cilët cilsoheshin si “poturica” (muslimanë), e që Evropa ua kishte meninë sepse ishte rrezikuar për tre shekuj prej tyre, me thënjën e sulltan Sulejmanit Pushtuesit se: “Do të shkoj në Romë dhe aty ati im ka me pi ujë në altarin e Kishës së Shën Pjetrit”. E pra, tërë Evropa dirdhej sikurse në kohën e Hanibalit kur thuhej për t` i frriksuar fëmijët: “Hanbal ante portas-Hanibali është para dere”.
Sidomos gjatë shekulit XIX Serbia zyrtare do ta ketë ndihmën e Francës dhe Gjermanisë, posaqërisht në Kongresin e Berlinit më 1878, kur 714 katunde dhe 6 qytrete shqiptare të Sanxhakut Nishit, iu dhuruan Princiatës serbe, që të i spastrojë me gjenocid. Dhe ai gjenocid ndaj shqiptarëve Serbis i vinte nga Marrëveshja sekrete e 15 janarit 1877, kur Vjena u obligua për ta ndihmuar Serbinë në një kryqzatë antiosamne. Nga ky realitet, serbianët do të trimërohën dhe më tepër dhe nuk do ta ndalin turrin gjithnjë për ta përtrirë Perandorinë e Dushanit, i cili më 1346 u shapallë: “Car i serbianëve, arbanasëve dhe grekëve”, i cili më 1349 e përpiloi një Kanun, kohë kjo kur shqiptarët i kishin tri institucione të tilla: Kanuni i Maleve; Kanuni i Krujës; Kanuni e Lekë Dukagjinit. E vërteta, nëse Benito Moslini e ngriti “Perandorinë” e vet duke imituar Perandorinë Romake, në të njëjtën mënyrë serbianët provuan dhe në këtë fushë që e finasuan francezët dhe britanikët duke i ndihmuar që ta ngrisin Perandorinë Jugosllave dhe dinastinë e tyre “puro komuniste”, të ndihmuar nga BRSS dhe misionet anglo amrikane 1942/45.
Edhe epoka e komunizmit në aspketin politik dhe strategjik ishte realitet që i konvenonte kishës serbiane sepse fitoi një hapsirë të re, parndaj ushtrisë dhe xhandarmërisë serbiane në luftë për dominim, ku ndihma pansllave e konvertuar në ideologji pankomuniste doli, dhe krijoi kulmin e fuqisë, me 21 milion kilometra katror territor puri rus, fakt ky që e kishte vënë në konkurencë edhe GjingisKanin e mijavjeçarit, luftën e Napoleonit dhe mizoritë e Hitlerit. Edhe këto fakte e kurajuan serbianin të ndihët si sllavë “bajraktar në krye të votrës” në Ballkan, pa marrë para sysh kur ka ardhur në shoqëri.
5.Kush provonte t` ua prish pozitën serbianëve ai ishte armik i Evro-Azisë
E vetmja forcë më 1945 ishin shqiptarët që nuk e pajtonin realitrtin serbian të jetës nën një çati me ta. Dhe duke e kuptuan në thellësi moskënaqsinë shqiptare, serbianët më 1953 do ta ratifikojnë Konventën Serbo-Turke të vitit 1938, për shfarosjën e shqiptarëve. Meqë, federata jugosllave për brenda kishte pakënaqësi evidenete, më 1962 në një plenum ilegal të LKJ do të plas çarja më e ashpër në mes sllovenëve dhe kroatëve në një anë, dhe serbëve, malazezëve dhe maqedonëve në anën tjetër. Për shkak se decentralizimin serbianët nuk kishin rrugë tjetër që ta mbajnë përonësi me UDB dhe KOS, prandaj duke mos pasur rrugë tjetër, kreu u vendit (kroati Tito) do të orientohët që ta menjanojë Aleksandër Rankoviqin nga skena politike më 1966, duke mos e burgosur sikurse M. Gjillasin, sepse aspironte ta marr Çmimin Nobel për paqe (Mosinkudrim), çmim ai që e ka aspiruar deri në vdekje.
6.Viti rrevolucionar 1968 që nuk njihte kufijë
E vërteta, viti 1968 politikën centraliste serbiane do ta shkallmojë në të gjitha diemnzionet dhe një vit më vonë Kosova do ta fitojë Ligjin Kushtetues më 1969, që ishte “një hap afër kushtetutës”, do të shkruaj Vlladimir Bakariq, më 1970 kur Kosova e fitoi univerzitetin. Ndërsa më 1971/72 Univerziteti i Prishtinës i avansoi studimet në pasuniverziatre në Albanologji dhe Histori. Më 1973/74 Univerziteti i Prishtinës do të i ketë magjistrat e parë, “prodhim vndor”. Më 1974 Kushtetuta e RSFJ-ës, nomnalisht i dha fund luftës csntraliste të Kral Aleksandrit nga viti 1929 dhe Aleksandër Rankoviqit nga viti 1963, dhe fitoi hapsirë decentraliste territoro administrative.
Por të kuptohemi, nuk ishte në pyetje vetëm çështja e Kosovës më 1974. Lidhur me këtë serbët si serbian të regjur në intriga dhe konflikte politike, për ta legalizuar luftën kundër decentralizimit, nga Drazha Markoviq, do të angazhohët një ekip juristësh që ta përpiloin “Librin e kaltërt”, i cili ishte në çarkullim ilegal më 1976. Me këtë ‘Libër” pamflet me qëllime atentati ndaj sistemit kushtetues, propogandimi i tij nuk mund të mbahej sekret, prandaj Serbia zyrtare i hapi letrat dhe e filloi luftën për dominim, së pari në forumet e saj e pastaj nepër krahina. Diminimi nuk vinte ndryshe në funksion, përpos përmes dy rrugëve: 1. Kur të vdes Tito, dhe 2. Të shfrytëzohët çdo lëvizje rrevolucionare në Kosovë. Me që Tito vdiq më 1980, një vit më vonë më 1981, çarqeve shoviniste serbe u erdhën Demonstratat patriotike shqiptare si një: “mehlem për varrë”, dhe pas dy muajëve e imponuan: “Platformën politike për Koasovën”, përmes të cilës shfaqën publikisht se nuk e respektojnë Kushtetutën e vitit 1974, dhe si pasojë synojnë rikolonizimin e Kosovës. Një hap më afër qëllimit tyre ishte militarizimi i Lidhjës Komuniste të Kosovës më 1983, me themelimin e 7 brigadave dhe 21 bataloneve ushtrake, të cilat në rast të: “eskalimit të situatës shqiptare me armë, të intervenohët në të njejtën mënyrë me ushtri të rregullt dhe me rezervë”. Si forcë shtesë për militarizimin e Kosovës, Serbia politike, kishtare dhe ushtrake, më 15 maj 1985 legalisht në një simpozium ndërkombëtar në Beograd doli me tezën: “Populli shtypës dhe populli i shtypur”, që asociacionte në serbianë. E vërteta ai pamflet u botua edhe në anglishte, por jo edhe reagimet që u thanë aty për aty se: “Ju serbët preferoni të fitoni çdo gjë në këtë shtet të jetë nën komandën e juej, por nëse vazhdoni kështu do ta humbni edhe qëllimin edhe cakun në tërësi” (HB). Ai studim do të spjegohet nepër koluare të Serbisë por ilegalisht nuk “mbeti vetëm si diskutim”, sepse flamurin e shovinizmit e mori Akademia Serbiane e Shknecave me “Memorandumin 1986”, që ishte zbërthim detal i studimit të prezantuar, më 15 maj 1985 në Simpoziumin Ndërkombëtar në Beograd, me titull: “Ugnjetena i ugnjetaçka nacija”(Kombi shtypës dhe i shtypur). Ndodhi Memorandumi më 1986, sepse më 15 maj 1985 politika dhe shkenca serbiane psuan katastrofë, para fakteve që i prezantuan historianët shqiptarë nga Kosova, si të vetmuar. E vërteta, aty sllovenët, kroatët, gjermanët, francezët, rusët dhe Amarikanët shiqonin nga bregu. Një vit më vonë , më 1986 në Novi Sad, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar rë Kosovës, do t` ua tregoi vendin shovinistëve serbian, pa e trembur syrin për asnjë çast, sepse nuk durohej më asnjë lloj nënçmimi dhe inferioriteti, e aq më parë asnjë lloj supremacioni. Por, e vërteta politike është krejtë tjetër. Ende nga liderët komunist të Kosovës kishte qyqari dhe primitivizëm sespe fotelët u ishin bërë çështje “ekzistenciale”! Pra, pse mos të thuhët se intelegjencia e Kosovës ua ka thyer hundët serbianëve nga viti 1975 e deri më 1991, kur integritetit duhej vërtetuar me armë. E me që në rrfashin e armës Serbia kishte përparësi, parap se prap arma jonë u tregua se ka zjarr për t` i hapur faqet e historisë.
Serbia me gjithë atë ishte në përparësi kur ishte në pyetje Kosova, sepse politiakët e Kosovës ishin kthyer në oportunist dhe po bënin gara se cili është më “katolik se papa” (më proserbian), sa që me një rast njëri prej tyre në plenum e nxorri letërnjohtimin dhe deklaroi se: “jam jugosllav”. E tre jugosllavët tjerë si: A. SH; S. H; dhe RR.M që ishin aty, vetëm zgërdhihshin nga yndyra e tradhtisë.
Serbia zyrtare zyrtare në ato rrethana, e trimëruar nga realiteti, se republikat perendimore vetëm po i aplaudonin çëshqitjës Beogradit në humnerën e shovinizmit, prandaj më 1988 e aprovuan: “Progarmin jugosllav për Kosovën”, dokument ky që parashikonte sllavizimin e Kosovës, në përgjithësi me 92 detyra konkrete. Dhe pse jo, në këtë turr, serbainët e hapën mundësinë e grusht shtetit në Kosovë, të cilin e organizuan më 23 mars 1989.
7.Tragjedia shqiptare 1989-1999 dhe imponimi i luftës çlirimtare
Pas grusht shtetit serbian në Kosovë që ndodhi më 23 mars 1989, dhetë ditë më vonë në Fushë Kosovë do të nxirret në lexim dokumenti i vitit 1921 e që ka të bëjë me betimin tradicioanl serbian para çdo lufte kur lumenjët e gjakut duhët të avansohën në fuqi graviteti kriminal. Betimi që botohët pr herë të parë është ky: “Ne serbianët e kemi traditë të betohemi para priftit.Në betimin tonë misionar është cilsore një aksiomë në të cilën nuk guxojmë të gabojmë. Prandaj, betimi ynë e ka madhështinë në këto fjalë: Betohemi se do të therrim dhe vrasim nga afërsia çdo armik, që e kundërshton synimin tonë hyjnor. Betimin e bëjmë para kryqit dhe priftit, sepse synimet tona janë të lara në xhak, të cilat Krishti do të na i bekojë, që askujtë mos t` i japim llogari. Shën Sava në këtë mison është si fantazmë gjithëmonë me ne, në aksione të shenjëta, të cilat përfundojnë me triumfin tonë, sepse vrasjet nga afërsia janë më të ngrohta, dhe më të sigurta për ta siellur ftorën, për ta bërë Serbi edhe atje kudo që është një varr serbian”. ( Shiqo: Arkivi i Jugosllavisë (AJ), S.14. K. 12, viti 1921).
Me këtë betim parafashist Serbia deri më 10 qershor 1999 në Kosovë serbizoi çdo pore të jetës, e më në fund provoi edhe gjenocid duke krijuar 600 varreza masive, duke deportuar nga Kosova 999 895 shqiptarë, duke bartur kufoma me qëllim të asanacionit për të humbur gjurmë, dhe për këtë mos t`i përgjigjet askujt.
Serbia e fashizuar, doli nga luftërat disi e kurajuar sepse më 1995 Kasapi i Ballkanit u bë “paqebërës” në Dejton, dhe me këtë pozicion “hyjnor” do t` i thot Patriku Pavle vozhdit tij: Ne do t` i përtrijmë synimet tona kanononore”. Por më 10 qershor 1999 u detyruan ta nënshkruaj kapitullimin e tretë dhe kështu u hap rruga, që më 28 VI 2001, ai që e kishte krijuar tragjedinë u deportua në burgun e Hagës, mu në ditën e Vidovdanit. Me këtë u vërtetua se ka zot, se pas çdo krimi vjen një çlirim shpirtëror që ka për mision humanzmin e shoqërisë. Megithë antë Serbia “hyjnore” nuk u reflektua sepse BE dhe KS OKB janë kah e miklojnë, pale mos po konvertohet në politikë perendimore. E po të sihte Kasapi gjallë do të klithte: “Mallo morgen”!
Mjerisht shoqëria serbiane nuk shënoi gjatë këtij çerek shekulli asnjë ndryshim, dhe deri më sot mbeti shoqëri nazifashiste, sepse nxënësi i V. Sheshelit (A. Vuçiq) po e drejton shtetin, kurse nxënsi i S. Millosheviqit, po e drejton pushtetin gjakatar.
8. Po ne shqiptarët ku jemi dhe çka po dëshmojmë?
Në Kosovë kanë mbetur një pjesë e serbëve, të cilët janë të privilegjuar nga Beogradi, dhe në anën tjetër janë të garantuar me kushtrtutë, për të jetuar prap si parazitë. Lufta esenciale e tyre mbeti që të akuzojnë shqiptarë për çdo gjë, qoftë edhe kur nuk bjen shi!.
Me këtë mentalitet që ua garanton Evropa, nëse ngjan ndonjë krizë me përmasa botërore, serbianët së pari në vend se të mbrohën, do ta sulmojnë Kosovën, ngjajëshëm sikurse e sulmuan më 1914 shqiptarinë kudo që jetonte. E kur tani për tani nuk ka luftë në Ballkan, serbët në vend se t` i paguajnë reparacionet e luftës për dëmet që ua kanë siellur shqiptarëve për dy shekuj, ata janë kthyer në dahi me vendimin e BE-s dhe KS OKB-ës. Kështu si është gjendja qe 25 vjet nga viti 2000, serbët e Kosovës nuk paguajnë taksa, por shqiptarët janë të detyruar (!!!) t` ua paguajnë çdo hargjim. E faktet historike flasin se kësi shembulli nuk ka pasur kurrë historia botërore. Edhe më keq, pushteti serbian organizon sulm terrorist në Kosovë në Bajë, dhe në kanalin “Ibër-Lepenc”. Ndërsa Kosovës i vihën sanksione nga BE. Dhe më tragjikisht, po kalojnë 4 vite që përfaqsuesit e BE-s Borel dhe Lajçak, që vinin nga vendet që nuk e pranojnë Kosovën, kanë vëndosur për çdo gjë për rrugën e saj e një ndër to ishte refuzimi që Republika e Kosovës të pranohët në Këshillim e Evropës.
Ndodhë kjo padrejtësi, sepse drejtuesit politik shqiptar nuk luftojnë për shtet por për zhvatje të pushtetit, siç kanë vepruar për 25 vite. Ja se si shprehën këta drejtues matrapaz ndaj atij që lufton për forcimin e shtetit e që e drejton Vetvëndosjën: 1.Edi Kristaq Rama, Albin Kurti është fajtor, për krizën në veri të Kosovës; 2. Lutfi Haziri, Albin Kurti shkakton dhunë dhe përdorë forcën në veriun e vendit;3. Ramush Haradinaj, Albin Kurti me siellje FASHISTE tenton të kontrollojë veriun e vendit;4. Milazim Krasniqi, Albin Kurti duhët ta mbajë përgjegjësinë për dhunën në veri;5. Nol Nushi, Albin Kurti me polici fashiste po mundohët ta kap veriun;6. Goran Rakiq, Kërkojmë që policia fashiste të largohët nga veriu; Aleksandër Vuçiq,vetëm i konfirmon këto pozicione kapitullante. E po ku jemi do të pyeste, shkrimtari famëlarë Rexhep Hoxha.
9. Më 9 shkurt 2025 fiton Vetëvëndosja
Nga realiteti që shihet nepër tubiet popullore, fitohët bindja se Vetëvëndosja do të fitojë bindshëm. Por ata që e kontestojnë, do të detyrohën edhe për katër vite të ulën në “safin’ e dytë.
E vërteta, është budallaki të mirrësh me broçkullat e politikanëve shqiptar, të nivelit të opozitës, të cilët janë në harmoni me pushtetin serbian. Por, një fakt duhët të dihët, se në Serbi nuk do të ketë 5 tetor 2001, pra nuk do të përsëritët historia, sepse nazifashistin serbian e mbrojnë: Rusia, Franca, Gjermania, Kina dhe në një pjesë SHBA, e mos të harrohët as Katari e disa shtete arabe që nuk kanë ushqim për veti, ndërsa investojnë miliarda dollarë në Serbi. Pra e mbrojnë Serbinë fashiste, për t` i ruajtur ivestimet e tyre.
Shkrimi iu kushtohët: Adem JASHARIT-Legjendarit; Gjermano amerikanit Majk Spec, snajperist i UÇK-ës; pilotës Shqiptaro amerikane Kallaba; të pagjeturve shqiptarë, të cilët fashizmi serbian i ka maskuar nepër varrezat masive nepër Serbi!
Më 27 janar 2025