
Lexoni edhe:
Problemet me Serbinë nuk përfundojnë vetëm me njohjen e Pavarësisë
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Fillimisht unë nuk besoj fare se trupat amerikane do të tërhiqen nga Kosova, për arsyen e kuptueshme se Baza e ndërtuar nga amerikanët në Bonsteell, nuk është përzgjedhur rastësisht dhe as në mënyrë provizore, por është krijuar si një pikë strategjike, për qëndrim afatgjatë me prezencë ushtarake, që kryen funksione me rëndësi thelbësore, garanton sigurinë në Kosovë e paqen në Ballkanin Perëndimor, si dhe përfaqëson në mënyrën më të mirë edhe interesat amerikane në rajon.
Problemet me Serbinë nuk përfundojnë vetëm me njohjen e Pavarësisë Lexoni edhe:
-Me ardhjen e Trumpit në krye të SHBA-ve, po bëhet jo vetëm zhurmë por edhe propagandë, që në këtë fazë fillestare, po arrin të krijojë edhe huti e shkaktoj emocione të pa bazuara, ngase jo vetëm që nuk do të ndodhin këto që përfliten në kuluare, por as të gjitha ato, që vet Trump ka trumbetuar, ngase nuk lejojnë strategjitë ushtarake të vet SHBA-ve dhe rrezikohen interesat si dhe baraspesha e krijuar me aq shumë mund e përpjekje, angazhime të të gjitha sferave militare dhe kontributet e pazëvendësueshme me mjete marramendëse financiare të SHBA-ve.
Madje largimi i trupave amerikane do të shkaktonte shpërthimin e luftërave të reja edhe më të përgjakshme në mbarë territorin e ish federatës jugosllave nga Serbia hegjemoniste për gllabërim territoresh nga vendet e pavarura fqinje, si dhe do të prishte komplet balancën e sigurisë, në mbarë rajonin, veçanërisht në shtetet që janë mjaftë të shqetësuara për ndikimin e Rusisë në rajo, vendosjen e bazave ruse në detin Adriatik dhe jetësimin e interesave të Rusisë, mbi gjithë Evropën Juglindore, gjë që nënkupton dështimin e tërësishëm edhe të strategjisë ushtarake amerikane dhe është plotësisht e papranueshme për udhëheqjen politike e shtetërore të SHBA-ve.
Ushtarët amerikan, me rreth 650 trupa, më tepër janë prezent simbolikisht se sa dominojnë me përfaqësimin numerik në Kosovë, numrin më të madh edhe ashtu e përbëjnë ushtarët e vendeve evropiane, pjestare të NATO-së, kurse sa u takon bisedimeve amerikano-ruse në Riad për të ardhmen e forcave ushtarake amerikane në Evropë dhe për rolin e SHBA-së në mbështetje të aleatëve të saj në Ballkan, kjo është një strategji e përkohshme e sponsorizuar më tepër si provë, se si do të dukej një strukturim më ndryshe dhe parë përfitimet dhe pasojat nga kërcënimet e mundshme.
Por është e pamundshme të ndryshojë e gjithë strategjia e përfaqësimit dhe qëndrimit të trupave ushtarake, pa marrë parasysh pasojat, pikësëpari për vet SHBA dhe gjendjen botërore, akte të tilla, nuk mund as do të guxojnë të ndërmerren vetëm për një mandat të një presidenti të vetëm, qoftë ai edhe Donald TRUMP, sado që Bild mund të ketë raportuar se Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova, gjë që nënkupton përshtatjen e strategjisë dhe përgatitje për zëvendësimin e mundshëm, nëse vije deri te tërheqja e trupave amerikane, me trupa të vendeve evropiane, të cilat edhe ashtu i kanë bazat e vendosura dhe janë të pranishme me trupat e veta ushtarake tash e mbi dy dekada në Kosovë, për ruajtjen e kufijve të Kosovës dhe garantimin e paqes në rajon.
Madje sado që Serbia, është mike e Rusisë, edhe ajo nuk është më një shtet me ushtri dhe arsenal të një shteti si ish federata jugosllave dhe ka një numër të përafërt apo të ngjashëm me numrin e shqiptarëve në Ballkan, ndaj AMERIKA, Evropa as faktori ndërkombëtar, nuk do të lejonte rrezikimin e shpërthimit të një lufte ndërmjet dy popujve më të mëdhenj në Ballkanin perëndimor, në të cilën do të digjej i gjithë rajoni, që nga Bosnja e Kroacia, Mali i Zi, Fyromi e deri te Kosova, kur dihet se përveç Shqipërisë si shteti amë i shqiptarëve edhe Kosova tash e mbi 17 vite është shtet i pavarur dhe nuk është më si dikur, por një shtet i mirëfilltë me të gjithë strukturën e nevojshme policore dhe ushtarake, të kompletuar për mbrojtjen edhe me luftë, të territorit të saj, nga një agresion i mundshëm ushtarak i Serbisë hegjemoniste, mbi vendin tonë.
Për aq më tepër me gjithë shqetësimet e shprehura në Evropë, për negociatat amerikano-ruse edhe vet Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përjashtuar mundësinë e tërheqjes së plotë të trupave amerikane nga Evropa, sado që sipas Bild-it, shërbimet perëndimore të sigurisë dhe politikanët perëndimorë kanë frikë se bisedimet që nisën në Riad do të mund të çonin në përfundimin e pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës.
Madje edhe po qese kjo ndodhë, atëherë trupat amerikane do të tërhiqen pjesërisht nga ato vende, ku më nuk e kanë të nevojshme të jenë të pranishme me numrin e trupave, që sot janë të pranishme, por jo edhe nga vendet ku numerikisht janë të kufizuara dhe me tërheqjen e tyre do të rrezikohej paqja dhe siguria rajonale, ngase intervenimi i mëpastajmë, do ti kushtonte shumë më tepër angazhime, numër shumë më të madh armësh e ushtarësh dhe shuma të pakonsideruara financiare SHBA-ve.
Kështu që pa marrë parasysh shkrimet e gazetës Bild, një tërheqje kaq masive e trupave amerikane kërkon strategji dhe përgatitje afatgjate, nuk mund të ndodh një ndryshim mbarëglobal, në mënyrë kaq të shpejtë dhe me veprime të tilla, të menjëhershme, të pa matura dhe të pa studiuara mirë, se çfarë pasojash do të sillnin, për SHBA dhe mbarë botën, madje edhe po të mbetej vendi ynë vetëm me praninë e trupave të Aleatëve evropianë, Serbia, pa miratimin e tyre, nuk guxon ta sulmojë Kosovën, as Bosnjen, apo Malin e Zi, FYROM-in etj,.
Kjo për vet faktin e ditur botërisht, se çdo agresion ushtarak, duhet të marrë dritën e gjelbër, për tu pranuar lufta okupuese e tij, si fakt i ndryshimit të hartës gjeografike në rajon, dhe ushtria e Vuçiqit, sado e fort të jetë, ne jemi në vendin tonë, kemi edhe ne ushtrinë e policinë ton edhe më të vendosur, për të mbrojtur edhe me luftë, çdo pëllëmbe të vendit dhe me një mbështetje, sado simbolike, por të sinqertë të vendeve mike, do të bënim çdo gjë të mundshme për ruajtjen e lirisë, shtetit tonë të pavarur dhe popullit të Kosovës.
Shto kësaj faktin se është 100% e sigurt, që SHBA edhe nën udhëheqjen e Trumpit, nuk do ti rrezikojë interesat e veta globale, as të dorëzohet pa kushte para Putinit, vetëm për ti plotësuar të gjitha kërkesat e tij edhe nëse një zyrtar i sigurisë në Evropën Lindore i paska thënë Bild-it gjerman, se kërkesat e Putinit të vitit 2021, janë tërheqja e trupave amerikane nga të gjitha shtetet e NATO-s, që janë bërë pjesë e aleancës pas vitit 1990, gjë që nëse nuk është edhe në interesin e SHBA-ve dhe të NATO-s, as nuk mund të ndodhë, vetëm pse ashtu dëshiruaka Rusia dhe Putini, që në fakt, nuk janë mik i sinqertë, por rival i paparashikueshëm i SHBA-ve me konfrontim dhe rivalitet gati njëshekullor dhe në të gjitha dimensionet.
Madje edhe në qëndrimin zyrtar të Komandës së NATO-s, në Bruksel, si dhe deklaratat zyrtare të Ambasadës së SHBA-ve, është betonuar qartë se nuk do të ketë reduktim të trupave të SHBA-ve në Kosovë, madje ato do të vazhdojnë të qëndrojmë krah Aleatëve Evropian për ofrimin e mëtejmë të sigurisë dhe garantimin e mandatit që ka misioni i KFOR-it, në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe garantimin e stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, kurse Trump dhe SHBA, në realitet po kërkojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, nga vendet aleate, të cilat deri më tani, nuk i kanë kushtuar kujdesin e duhur, as bërë shpenzimet e nevojshme për forcimin e ushtrive të tyre, ngase ndiheshin mirë dhe të mbrojtura në mënyrë më komode, nga siguria që edhe atyre u kanë ofruar trupat amerikane.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".