
Lexoni edhe:
Politika e jashtme amerikane nuk ndryshon në raport me Kosovën dhe Ballkanin
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Politika e re amerikane e ndërtuar nga Trump 2 është mjaft e fuqishme, si brenda ashtu edhe jashtë. Po shihet se institucionet amerikane kanë përgatitur deri në detaje programin e ndryshimeve, e dinë saktësisht se çfarë duan dhe si të arrijnë atë. Për ne, më e rëndësishmja është çfarë politike do të ndërtojë në Kosovë dhe Ballkan, mirëpo kjo është ngushtë e lidhur me çfarë ndodh me politikën ndaj Europës dhe Rusisë.
Politika e jashtme amerikane nuk ndryshon në raport me Kosovën dhe BallkaninLexoni edhe:
-Nuk shoh ndonjë shenjë që në Kosovë duhet të brengosemi nga ndryshimet në politikën amerikane; përkundrazi, shoh krijimin e mundësive të reja të mira për ne, vetëm se duhet të përgatitemi që t’i fusim në përdorim për dobi tonë. Nëse kthehemi te kronologjia e deri tanishme, Bushi i vjetër i vendosi vija të kuqe Millosheviqit me kërcënimin se nëse i shkel këto vija, do të bombardohej, dhe ashtu ndodhi. Pas luftës, u ndërtua Administrata e UNMIK-ut, ku amerikanët iu besuan detyrën evropianëve që, përmes kësaj administrate, të përgatisin Kosovën e pavarur. Në vend të kësaj, evropianët imponuan politika që largonin Kosovën nga pavarësia, siç ishin: standardet para statusit, decentralizimi, etj.
Duke parë këtë, Bushi i ri tha: "Mjaft është mjaft", dhe Kosova do të shpallej e pavarur, dhe ashtu u bë. Kur kjo u realizua, amerikanët iu thanë evropianëve se Kosovës së pavarur i duhet shteti i të drejtës, dhe këtë punë ua besuan evropianëve, të cilët themeluan Misionin Eulex, ku pjesëmarrja amerikane ishte e kufizuar vetëm në monitorim. Monitorimi amerikan shpalosi një numër të konsiderueshëm të aferave nga vetë EULEX-i dhe ky mision doli i dështuar. Në vend që të ndërtonin shtetin e Kosovës me sundim të drejtësisë, evropianët e larguan Kosovën nga shteti i të drejtës. Evropianëve iu dha mandat nga Kombet e Bashkuara për të normalizuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi, por çfarë rezultateve kemi? Kemi 15 vjet negociata dhe rezultati është se tani marrëdhëniet janë më të acaruarat që nga përfundimi i luftës. BE ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kemi qëndrim zyrtar neutral dhe kemi 5 shtete që nuk e njohin Kosovën, pa asnjë faj të Kosovës dhe pa asnjë arsye të qëndrueshme. Mos të harrojmë se liberalizimi i vizave u zhagit për 10 vjet, një cirk idiot i vërtetë. Të gjitha këtyre duhet t'i shtojmë edhe Procesin e Berlinit, i cili filloi në vitin 2015 dhe rezultatet janë të padukshme.
Ende nuk kemi diçka publike rreth politikës së Trump 2 në Kosovë dhe Ballkan. Pres që Trump jo vetëm të thotë, por të veprojë: "Mjaft është mjaft", Kosova është shtet i pavarur dhe sovran me shtetin e së drejtës. Veprime konkrete pres që të ndodhin, të cilat do të kryejnë kompletimin e Kosovës si shtet të pavarur, sovran dhe me sundim të ligjit. Veprimet pres që të jenë të imponuara nga Administrata Trump; evropianët pres që të veprojnë në këtë drejtim nën detyrimin e imponuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".