Nëse gjyqtarët dhe prokurorët kanë shkelur ligjin, ata duhet të përjashtohen

Nëse gjyqtarët dhe prokurorët kanë shkelur ligjin, ata duhet të përjashtohen
Nëse gjyqtarët dhe prokurorët kanë shkelur ligjin, ata duhet të përjashtohen

Nue Oroshi

  • 04 April 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Në shtetet demokratike, kompetencat janë të ndara midis legjislativit, ekzekutivit dhe juridikativit. Kjo do të thotë se secili prej tyre kryen punën e vet, ndërsa rendi kushtetues duhet të respektohet njësoj si nga një punëtor që bën punë të rënda fizike, ashtu edhe nga Kryetari i Shtetit, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit. Kështu, të paktën, funksionon në vendet demokratike.

 

-Nëse Kurti ka humbur besimin tek gjyqësori, kjo nuk ka ndonjë rëndësi. Është thjesht mendimi i tij si politikan, por drejtësia nuk duhet të vihet në shërbim të politikës. Kjo nuk do të thotë se drejtësia në të kaluarën nuk është vënë në shërbim të politikës, por nuk duhet të vazhdohet me të njëjtën praktikë. Nuk duhet të emërojmë gjyqtarë dhe prokurorë militantë partiakë, por zyrtarë që punojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit të Republikës së Kosovës, të cilin e ka miratuar politika.

Nëse gjyqtarët dhe prokurorët kanë shkelur ligjin, ata duhet të përjashtohen. Por, kurrsesi nuk duhet të preket sistemi gjyqësor vetëm sepse nuk i përshtatet interesave të partive politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".