
Lexoni edhe:
Pavarësia e Kosovës është kushtëzuar me mos pasje të drejtë të bashkimit me Shqipërinë
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Problemi i mungesave të deputetëve në Kuvend ka shënuar rritje enorme në dy legjislaturat e fundit, kur rrallëherë ka ndodhur t’i kemi më shumë se 80 deputetë prezentë në seancat e rregullta të Parlamentit të Kosovës, madje 120 deputetë nuk kanë qenë prezentë as në seancat ceremoniale apo festive të Kuvendit!
Pavarësia e Kosovës është kushtëzuar me mos pasje të drejtë të bashkimit me ShqipërinëLexoni edhe:
-Me tetë seanca, me disa minuta punë, pa asnjë rezultat, deputetët do t’i marrin pagat mujore! Kjo është e arritura e vetme e të zgjedhurve të popullit pas 15 prillit 2025!
Siç dihet, seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në tetë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës: miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve, por kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.
Fituesja e zgjedhjeve, në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kandidatja e kësaj partie për postin e kryeparlamentares, znj. Albulena Haxhiu, në vazhdimet paraprake të seancës konstituive, nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme.
Pra, për të tetën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta konstituojë legjislaturën e re.
Derisa kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu, për herë të gjashtë është propozuar si kryeparlamentare, nuk i ka siguruar votat e nevojshme.
Për dallim nga votimet paraprake, ku 57 deputetë votonin pro, në votimin e zhvilluar më 29 prill, 54 deputetë votuan në favor të Albulena Haxhiut, 44 ishin kundër dhe tre abstenuan, duke mos arritur kështu pragun e 61 votave të nevojshme. Bazuar në kronologjinë e zhvillimeve të deritanishme në Kuvend, duhet të aplikohen masa ndëshkuese për deputetët që nuk marrin pjesë aktive në seanca, apo edhe ndaj atyre që e pengojnë konstituimin e Kuvendit!
Ndryshe, nuk mund të justifikohet financimi i një Kuvendi që dështon të funksionojë edhe pas tetë tentimeve për konstituim!
Fajtorë për dështimet në konstituimin e Kuvendit janë deputetët e zgjedhur nga populli. Për të mos i quajtur servilë, të dëgjueshmit e liderëve partiakë janë duke abuzuar me pozitat e tyre, duke marrë paga nga shteti pa ofruar asnjë rezultat konkret për qytetarët, përkatësisht për votuesit e tyre!
Pas 1 Majit duhet të merren masa ndëshkuese nga ‘Administrata e Kuvendit’, në mënyrë që të ndërgjegjësohen deputetët e zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve, ngase siç e kanë nisur keq me mungesa para konstituimit të Kuvendit, nuk i dihet më pas çfarë ‘kapadijë’ do të na bëhen në Kuvend!
‘Kaubojët’ dhe ‘Kapadijtë’ nuk e kanë vendin në Kuvend!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".