Kur Kuvendi dështon të konstituohet për një kohë të gjatë, kemi të bëjmë me një krizë të legjitimitetit institucional

Kur Kuvendi dështon të konstituohet për një kohë të gjatë, kemi të bëjmë me një krizë të legjitimitetit institucional
Kur Kuvendi dështon të konstituohet për një kohë të gjatë, kemi të bëjmë me një krizë të legjitimitetit institucional

Arsim Haziri

  • 02 May 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Nuk mund të justifikohet assesi moskonstituimi i Kuvendit. Kur Kuvendi dështon të konstituohet për një kohë të gjatë, ndërkohë që buxheti i tij harxhohet për paga të mëdha, shpenzime operative dhe benefite të deputetëve, kemi të bëjmë me një krizë të parikuperueshme të legjitimitetit institucional. Financimi i një organi që nuk funksionon bie ndesh me parimin e efiçiencës dhe transparencës së fondeve publike. Ky është rasti më tipik ku qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë: auditime të rregullta dhe kufizime buxhetore në kushte bllokimi, përfshi edhe sanksione për subjektet që pengojnë konstituimin.

 

-Ndëshkimi për vonesa të qëllimshme është praktikë në shumë vende demokratike, duke i kontribuar kështu ngritjes së përgjegjësisë institucionale.
Disa masa të mundshme do të mund të ishin si: ulje page ose penalitete financiare për mungesa të paarsyeshme, humbje e të drejtës për të marrë pjesë në komisione parlamentare apo delegacione ndërkombëtare, procedura për përjashtim nga mandati në rast të pengesës sistematike dhe të qëllimshme, krijimi i mekanizmave për vlerësim të performancës së deputetëve me transparencë publike, etj.

Këto masa apo të tjera nuk do të ishin assesi si hakmarrje, por mjete adekuate për të forcuar kështu përgjegjësinë institucionale dhe për të ruajtur funksionin përfaqësues të Kuvendit.

Ndërsa sa i përket emrit të Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Kuvendit, e konsideroj jo fort të pjekur mirë, duke e ditur për kontraversitetin që paraqet ajo, dhe një logjikë e tillë s’mund të shihet si e menduar mirë, sidomos kur propozimi nuk arriti të marrë formë as pas 7-8 herash. Mendoj se nuk duhet të krijohen praktika të tilla për demokracinë tonë të re dhe aspak i nevojshëm fakti që për një person të mbetet në ngërç i tërë aparati shtetëror. Mendoj se ky veprim ka qenë jo i arsyeshëm dhe ky subjekt duhet ta zëvendësojë emrin e saj me një tjetër për t’i hapur udhë krijimit të organeve të tjera shtetërore, pasi rendi i ri botëror dhe zhvillimet tjera globale nuk presin, dhe si shtet mund të humbim shpejt.
Kryekuvendari duhet të jetë sinonim i koordinimit, dhe personi në fjalë nuk e përfaqëson atë gjuhë, dhe përderisa jemi brenda këtyre kushteve politike, ndërrimi i emrit dhe formimi i organeve të tjera shtetërore është nevojë imediate.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".