Burjani: Ose konstituohet Kuvendi, ose shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme

Burjani: Ose konstituohet Kuvendi, ose shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme
Burjani: Ose konstituohet Kuvendi, ose shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme

Blerim Burjani

  • 06 May 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Ka pasur keqkuptim për 48-orëshin. Është fituar përshtypja se duhet respektuar një praktikë të seancave çdo 48 orë. Realisht, 48-orëshi nuk është pa afat kohor. Presidentja, nga seanca e parë e thirrur prej saj, në afatin 48-ditor ose konstituohet Kuvendi, ose shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ky 48-orësh ka kufijtë e veprimit. Zgjidhja janë zgjedhjet. Nuk ka lojëra pa kufij dhe anarki. Gjithmonë ligjet apo rregullat ofrojnë kufij të qartë veprimi – ose veprim, ose mohim, apo dalje nga situata.

 

-Gjykata vepron në bazë të kërkesës, jo vetë ex officio. Kjo është e qartë. Presidentja mund të kërkojë sqarime, edhe pse kjo Gjykatë gjykon letra apo norma të shkruara. Këto gjykata veprojnë dhe anojnë kah funksionimi i shtetit. Këto vendosin për të mirën shtetërore. Në situata të tilla ato ofrojnë zgjidhje, prandaj jo rrallë në praktikën ndërkombëtare quhen politike kur vendosin për këto situata.

S’ka konstituim, po shfrytëzohet 48-orëshi i kotë që s’jep zgjidhje. Sa herë që të ia mësosh me gjet zgjidhje, ka pasur interpretim të gabuar dhe skandaloz për me lënë peng zgjidhjen. Çdo akt ligjor ka hapësirën kohore të veprimit dhe ndalimit – jo kështu pa limit kohor. Nuk ka në drejtësi afat ligjor pa limit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".