
Lexoni edhe:
Presidentja, Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi ndodhen në spiralë të pasivitetit
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Sikur në Republikën e Kosovës secili politikan ta kryente detyrën e vet në mënyrë të rregullt, nuk do të vinte deri te bllokadat politike. Vjosa Osmani duhet të jetë më aktive që të bëjë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje politike që të konstituohet Parlamenti i Republikës së Kosovës. Këtë e ka edhe përgjegjësi kushtetuese dhe nuk duhet të shikojë presidentja që ta lidhë punën e saj në zhbllokimin e Parlamentit të Kosovës me rizgjedhjen e saj edhe për një mandat. Ajo duhet t’i kryejë veprimet politike që i ka me Kushtetutë. Madje, në situata të krizave politike është më pozitive që presidentja e vendit të qëndrojë në Kosovë derisa të konstituohet Parlamenti i Republikës së Kosovës.
Presidentja, Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi ndodhen në spiralë të pasivitetitLexoni edhe:
-Kurse deputetët që kanë vrapuar me javë të tëra për të kërkuar votat për t’u zgjedhur deputetë dhe në anën tjetër nuk janë në gjendje ta konstituojnë as shtëpinë e tyre, Parlamentin e Kosovës — çka pritet në të ardhmen që këta deputetë do të bëjnë për popullin? Unë mendoj se nuk është çështja te kryesia e Parlamentit, por problemi qëndron se kush do ta marrë për të udhëhequr Qeverinë. Dy koalicionet politike, ato parazgjedhore që udhëhiqen nga VV, Lista Guxo e ndonjë parti tjetër, si dhe ish-partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK-Nisma që kanë më shumë deputetë sesa ish-partitë që kanë qeverisur, asnjëra, siç duket, nuk e ka shumicën, sepse nuk po munden që ta ndajnë pushtetin. Kështu deputetët kanë mbetur në rrugë pa dalje, e Presidentja në Malajzi. Vallë, ku na mbeti kjo Kosova jonë!
Personalisht, i kisha mbyllur të gjithë deputetët në një sallë të ngushtë ku nuk kanë mundësi të bëjnë lëvizje të mëdha, derisa të gjejnë zgjidhjen e të mos i lëshoj me dalë përjashta — e jo me shku pesë minuta në mbledhje e me marrë për njëmbëdhjetë mbledhje të dështuara mijëra euro meditje nga buxheti i Republikës së Kosovës. Presidentja duhet të pyesë Gjykatën Kushtetuese se cila është rruga që mund të ndiqet, si dhe cila është rruga e emërimit të 120 deputetëve të tjerë që janë nëpër listat e partive politike, sepse de facto këta 120 deputetë e kanë mandatin e humbur, dhe si ka mundësi kushtetuese të zëvendësohen me deputetë të tjerë që janë nëpër listat e partive politike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".