PA VEPRIM POLITIK TË SHBA NUK KA ZGJIDHJE PËR KOSOVËN

PA VEPRIM POLITIK TË SHBA NUK KA ZGJIDHJE PËR KOSOVËN
PA VEPRIM POLITIK TË SHBA NUK KA ZGJIDHJE PËR KOSOVËN

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 26 May 2025 - 18:48

Shkruan: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

Serbia nga viti 1999 po provon me të gjitha mjetet për të nxjerrë konteste rreth Kosovës, e cila e ka fituar pavarësinë me luftë çlirimtare. Po ka pasë zëra që e kanë shtruar pyetjen, pse Kosova nuk ka hy në luftë më 1991. Lidhur me këtë po shoqërohemi paksa me histori. Prandaj, duhet theksuar një fakt se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë zgjidhë çështjën e fituesit dhe të drejtësisë në Luftën e Parë Botërore më 1917; SHBA-t e kanë zgjidhë çështjën e Luftën e Dytë Botërore duke hyrë në luftë me 1943; SHBA e kanë zgjidhur krizën më të përgjakshme në Ballkan me rastin e shpërbërjes së katrahurës Jugosllavi si shtet i krijuar në Versaj (1919) dhe Paris (1946). SHBA e zgjodh krizën më të përgjakshme rreth çështjës së Bosnjës dhe Hercegovinës më 1995; Rreth çështjes së Kosovës më 1999 SHBA ishin të vendosura se dialogu me Beogradin është i kotë prandaj më 24 mars 1999 e caktuan datën e fillimit të Luftës “Tretë Botërore”, duke bombarduar për 78 ditë shtetin e fashizuar që quhej DFJ (Jugosllavia Federative Demokratike e Zhablakut), ose si quhet ndryshe Jugosllavia e Tretë. Në vijim, pasi që u shkëput Mali i Zi nga Serbia më 2006, u vërtetua se asnjë popull sllav nuk dëshiron të jetojë në një shtet me serbët problematikë. Tani, shtrohet pyetja se a është zgjidhur apo dikush pret që përmes dialogut ta kthejë Kosovën në Serbi, për të rifilluar sërish shtypja më mizore që ka mbretëruar ndonjëherë në Ballkan. Të konkludojmë këtu se më 1999 Serbia nazifashiste provoi që nga 2 000 000 shqiptarë sa i kishte Kosova banorë, 9 85000 shqiptarë i deportoi duke programuar shfarosjen e tyre, sepse u shpërndanë nëpër të gjitha anët e Globit. Sot vetëm SHBA, Gjermania dhe Turqia mund t` ia garantojnë Kosovës se: “nuk do guxon askush për ta sulmuar”. Ky fakt e plason pushtetin në Kosovë që të jetë në nivel të lartë në ndërtimin e demokracisë, që do të thotë respektim kulmor i të drejtave njerëzore dhe sidomos të drejtave të pakicave.

Sot pas 25 vjet lirie, po zgjatë njëfar dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin ndërkombëtar, në rend të parë BE-së. Por, deri me tani është vërtetuar se as KS OKB e as BE nuk kanë asnjë shansë para diplomacisë drejtë dhe frytëdhënse për Kosovën pa e marrë në zgjidhje SHBA-Shtëpia e Bardhë, ashtu si e mori në dorë çështjën e bombardimit për NATO-n më 1999; ashtu si e mori në dorë shpalljen e pavarësisë Kosovës më 2007; ashtu si e caktoi njeriun e luftës që ta shpallë pavarësinë; ashtu si provoi për të na pranuar në Interpol me q’ rast na munguan dy vota me fajin tonë; ashtu si vendosi me na i heqë BE vizat me një kompromis, për mos me na pranua si shtet; ashtu si e vulosi me shumë kërcënime çështjën e targave dhe bizneseve në mes dy shteteve të barabrata dhe sovrane, si është Çështja e dy shteteve Kosovë, Serbi. Pra, shtrohet pyetja: kush po provon ende ta mbajë në “orë kujdestarie” plagën e Kosovës. E pse mos ta themi hapur se këtë gjendje po e favorizon Rusia dhe Serbia, e ku ka gisht edhe miliarderi Gj. Sorros, që kultivojnë një politikë neokoloniale të dakorduar.

Ne e dijmë se çka shkruan në Kushtetutën e Kosovës; ne e dijmë se çka shkruan në Preambulë të Kushtetutës Serbisë. Sa i takon Kosovës, në Kushtetutën e saj thuhet se: “Nuk kemi të drejtë të bashkohemi me asnjë vend”, pra as me Shqipërinë, as me Serbinë. Këtu jemi. Dhe meqë politika është e rrumbullakët, shansat për t` u kthyer Serbia në Kosovë janë zero, por politika e saj religjioze shpreson se kur t` i jipet shansa, e jep “golin” historik. Kosova në anën tjetër është shpallë e pavarur dhe sovarne, e ka dhënë “golin” historik. Dhe këtë gol mund ta devalvojnë partitë politike dhe liderët e tyre, siç është rasti me 21 deshtime që të konstituohet Parlamenti. Lidhur me këtë dije diplomatike dhe politike, është rrezik se do të mbesim edhe për një kohë duke pritur negociata, të cilat deri me tash i kanë drejtuar perosonat me prirje: “ejani të negociojmë për të mos zgjidhur asgjë”. E si pasojë e këtij pozicioni po duket hapur se lufta për pushtet na i ka marrë mendët dhe trusti mendor kombëtar është “parkuar” në aut, kryesisht nga karieristët dhe të pangopurit e luftës së egër për fotele.

Deri sa u çliruam lufta për dije ishte ideal

Sot lufta për para është bërë sëmundje infektive; Në Kosovë, nuk të pyet askush sa ke shkollë, por sa ke para. E për mënyrën se si janë krijuar paratë dhe pasuria, në çdo kohë, një pjesë të asaj pasurie e plasojnë pasurinë e vjedhur special nepër banka të fajdegjive, për t` i ushqyer prokurorët dhe hetuesit tjerë, në mënyrë që tu krijohët hapësirë, që të “notojnë” tutje pa telashe, në plaçkën e mëtejme. Këtë realitet, Perendimi po e vrojton përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta informative, dhe po e quan dialog, i cili nuk po zgjidhë asgjë.

Pazaret e Beogradit dhe Brukselit për Kosovën kurrë nuk janë ndalur 1999-2025

Me Kushtetutën e Republikës Kosovës, pavarësia e saj, ndarja, këmbimi i territoreve theksohet se janë tema që nuk negociohen. Asociacioni mund të negociohet, por nuk mund të flitet për kompetenca ekzekutive. Çështja e targave, këmbimit të mallërave, lëvizja e lirë e njerëzve nuk dialogohet më sepse konsiderohen si çështje të zgjidhura.

Në realitet, BE duhet ti ndalë pazaret për Kosovën dhe së pari ta zgjidhë çështjen e njohjes nga pesë vendet e saj. Këtu nuk duhet përfshirë Vatikanin sepse është çështje e pazareve në mes kishave sepse kanë konkordat nga viti 1886 dhe (Serbinë) më 1914. Plus janë edhe disa marrëveshje interne për interesa “misterioze”, si për shembull duke e konsideruar Kosovën si një shtet “islamist në Evropë”. Se ky konstatim që nuk qëndron me asnjë fakt relevant, po tregohet se deri me tash nuk brengoset as Vatikani e as Beogradi. Por Prishtina duhet t`ia zbulojë çmimin e pazareve secilit.

Kaja Kallas Sekretare e BE-s erdhi në Kosovë me 23 dhe 24 maj 2025. Asgjë konkrete përpos që u tha se duhet zbatuar Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Por këtu pushon nyja e mos zgjidhjes së çështjeve që theksohen aty, sepse përfaqësuesi serb aty për aty në tubim pajtohet për çdo gjë, por kur vjen pyetja te nënshkrimi, nuk nënshkruan asgjë. Madje hapur pastaj Beogradi deklaron se nuk pajtohet për asgjë. Kjo do të thotë se Beogradi aspiron ta aneksojë sërish Kosovën, me sugjerime të Rusisë.

Ngjarjet e mëdha janë në pyetje

Kur është në pyetje lufta në Ukrainë, atëherë, çështja e Kosovës nepër qendrat e fuqisë si në Uashington, Bruksel, Moskë, Paris, Berlin dhe Londër deri me tash po vendoset në “frigorifer”. E vërteta, shpesh lëshohen informata në anën tjetër se: “Serbia do ta sulmon Kosovën, se ushtria serbe është në gjendje gatishmërie", e trillime shtrigash dhe gjuajtje me bahë. Por këto kërcënime janë për të shpërndarë Beogradi disi “miza” në “serrnishtë”. E në lidhje me ngjarjet e mëdha çështje mbi çështjet është edhe fuqia e atyre biznismenëve që merren me shitjen e armatimit. Ata nuk pushojnë dhe nepër teren kanë agjentë të paguar që i hulumtojnë “tregjet” e propagandës. E në këto pazare nuk mungon asnjë shtet që ka kushtetutë dhe ligje për jetesë shtetërore. Pra, trafikantët e armëve jetojnë me luftëra lokale. Ata nuk negociojnë por “shesin vdekje mizore”.

Më 26 maj 2025