
Lexoni edhe:
LVV përveç ndryshimit të pushtetit, bëri shtrirjen e sovranitetit shtetëror në veriun e Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Edhe pas dështimit të 21-të të seancës konstituive të Kuvendit, përfaqësuesit politikë kanë vazhduar me akuza dhe kundërakuza për bllokimin institucional. Lëvizja Vetëvendosje ka mbrojtur propozimin e saj për kryetar, ndërsa opozita e akuzon kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për kryeneçësi.
-Pavarësisht dështimit të seancës së djeshme, partitë parlamentare vazhduan të shkëmbejnë kritika dhe kundërkritika, duke ia hedhur njëra-tjetrës fajin për moskonstituimin e Kuvendit.
Bllokimi i zgjedhjes së kryeparlamentarit ka krijuar një situatë të paparë dhe të pazakonshme në planin institucional dhe politik të Kosovës pas luftës. Pas 21 tentativave të pasuksesshme, Kuvendi vazhdon të jetë jo-funksional, duke paralizuar jetën parlamentare dhe duke vonuar formimin e qeverisë së re.
Kjo situatë po dëmton stabilitetin institucional dhe po humb besimin e qytetarëve në procesin demokratik dhe në legjislativin e vendit. Pasojat e kësaj krizë mund të çojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme, humbje të besimit të qytetarëve në institucione dhe ndikuar negativisht në imazhin ndërkombëtar të Kosovës.
Bashkëpunimi ndërpartiak është çelësi për zhbllokimin e situatës dhe rikthimin e funksionimit normal të institucioneve shtetërore. Partitë opozitare mbajnë përgjegjësi për bllokimin e Kuvendit, por gjithashtu kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është një nga pengesat kryesore për konstituimin e institucioneve për shkak të (pa)aftësisë për të arritur një marrëveshje koalicioni me një nga partitë serioze parlamentare.
Qëndrimi i Vetëvendosjes, që refuzon të negociojë për ndryshimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, është i drejtë i saj dhe nuk mund të mohohet pas fitores prej 42% në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Ka ikur koha kur partitë humbëse i përcaktonin rregullat e lojes parlamentare!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".