Alarmon analisti: Ndërhyrjet e rrjetit serbo-rus në krijimin e institucioneve janë të thella

Alarmon analisti: Ndërhyrjet e rrjetit serbo-rus në krijimin e institucioneve janë të thella
Alarmon analisti: Ndërhyrjet e rrjetit serbo-rus në krijimin e institucioneve janë të thella

Xhevat Meha

  • 30 May 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Këto ditë Kosova do të jetë mikepritëse e ushtrimeve ushtarake ndërkombëtare të prira nga ushtria amerikane. Ky do të jetë ushtrimi më i madh ushtarak ndërkombëtar për këtë vit. Ndërmarrjet e tilla nuk janë rastësi, janë të mirëplanifikuara, dhe zakonisht organizohen për të përcjellë porosi.


-Mbajtja e ushtrimeve ushtarake në Kosovë mund të ketë qëllim për të përcjellë më shumë se një porosi. Veçantia e gjendjes së sigurisë në Kosovë këtë pranverë është se kemi votimet dhe krijimin e institucioneve të reja. Ndërhyrjet e rrjetit serbo-rus në krijimin e institucioneve të reja janë të thella, gjë që krijon problem të madh të sigurisë në Kosovë.

Kjo dëshmohet me faktin se nga votimet e deri tani kemi tre herë prononcime nga NATO, dy nga Brukseli dhe një vizitë të shefit të NATO-s në Kosovë. Jemi në fazën e përpjekjeve për sabotim të krijimit të institucioneve nga rrjeti i fshehtë serbo-rus që vepron brenda partive politike. Mbajtjen e ushtrimeve ushtarake në Kosovë tani e shoh si përcjellje e porosisë për bartësit e përpjekjeve për sabotim të krijimit të institucioneve në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".