Burjani: Ideja opozitare është ta degradojë sa më shumë VV, dhe kjo po shihet

Burjani: Ideja opozitare është ta degradojë sa më shumë VV, dhe kjo po shihet
Burjani: Ideja opozitare është ta degradojë sa më shumë VV, dhe kjo po shihet

Blerim Burjani

  • 08 July 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Akuzat janë puro politike, pra nuk ka asgjë tjetër, sqarime të kota, fjalomani, vlerësime tash me humbë kaherë kuptimin dhe realitetin, nuk duhet me të merren me fjalë, intriga, mashtrime, konfuzitet. Realiteti është interes së pari personal, pastaj partiak, dhe së fundi qytetari, ose më mirë me thënë në qendër nuk është qytetari, por pagat e tyre dhe zhvatjet e buxhetit.

 

-Opozita presionin e ka orientuar përmes gjykatës, duke parë se asgjë nuk ndryshon dhe nuk ka ndonjë fuqi, dhe janë të përçarë. Atëherë tentojnë të zbehin pozitën përmes ankesave në këtë gjykatë, e cila s’di saktësisht asgjë për çfarë shkruan në vendimet e tyre: me komente në vendime, "një fletore". Pak ka arritur, shumë opozitë të zbejë pozitën aktuale përmes insitucioneve gjyqësore.

Ideja opozitare është ta degradojë sa më shumë VV, dhe kjo po shihet. Ia ka arritur në zgjedhjet e fundit me ia humbur gati 10% VV-së. Tash, nëse shkohet në zgjedhje të reja, minimum ia humbin VV-së 5%, dhe VV mund të bie 15% në zgjedhjet e këtij viti. Nuk është fare në interes të VV-së të shkojë në zgjedhje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".