Zeqiraj: E çara mbi vetull e Agon Zejnullahut mund të jetë shkaktuar nga kontakti me tokën

Zeqiraj: E çara mbi vetull e Agon Zejnullahut mund të jetë shkaktuar nga kontakti me tokën
Zeqiraj: E çara mbi vetull e Agon Zejnullahut mund të jetë shkaktuar nga kontakti me tokën

Idriz Zeqiraj

  • 16 July 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj

Një ngjarje e rëndë, me pasojë vdekjen e një të arrestuari nga Policia e Kosovës, ka shokuar opinionin gjithëshqiptar. Një 27-vjeçar problematik, përballë 4 policëve në detyrë dhe një polici të ardhur për ndihmë vullnetare. Defekte serioze në menaxhimin e veprimeve, përgjatë neutralizimit të një njeriu, që po sulmonte dhe rrezikonte seriozisht qytetarët. Të gjithë i lëshonin rrugë, nga frika e përballjes me njeriun skajshëm të çekuilibruar dhe të handakosur. Për habi, mungoi profesionalizmi i nevojshëm, hiç i natyrshëm, për një ekip policor, pjesë e Policisë së Kosovës, tashmë e mirënjohur për përgatitjen solide dhe konkurruese e suksesshme me policitë rajonale dhe më gjerë në Evropë.

 

-Reflekset lëvizëse të Agon Zejnullahut ishin "rrëshqitëse si ngjala", siç shprehet populli. Dhe, me hyrjen në veturë të tij, tentimin për ta ngarë atë, policia reagoi nxitimthi dhe e nxori jashtë makinës. Përndryshe, rrezikonte të shkaktonte aksidente fatale.

Vonesën për dhënien e detajeve transparente, institucionet përkatëse, respektivisht policia, Prokuroria, Gjykata, e kanë arsyetuar bindshëm: aparati që përdor mjekësia ligjore për raste të tilla ka defekt dhe lënda është dërguar në Maqedoninë e Veriut për ekzaminim dhe ende nuk ka dhënë përgjigjen përkatëse.

Pothuajse e gjithë ngjarja në fjalë është regjistruar me video-telefona. Dhe, përjashto rrëzimin e Agonit për tokë, përpjekja e policëve për ta neutralizuar duke e pranguar, "pretendimet për dhunë fizike të dokumentuara me video", nuk qëndrojnë. Sepse, deri më tani, në asnjë nga xhirimet e bëra, nuk është parë asnjë ngritje dore për ta goditur Agonin. E çara mbi vetull, e thënë privatisht, mund të jetë shkaktuar nga kontakti me tokën, çimenton.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".