
Mulliqi: Kjo çka po ndodhë në Kuvendin e Kosovës po dukët si paradë autoritare…


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
-- Në fakt, këta kuvendarë janë bërë një karikaturë groteske e rezistencës të pamoralshme politike. Këta po lënë performancë të një grupi të keq aktorësh amatorë të politikës që rezonon me boshllëk dhe diletantizem.
Është e quditshne se shumica e këtyre njerëve të politikës po luftojnë për një kauzë të humbur.Nuk e kuptojnë historinë , dhe nuk i kuptojnë trendët botërore.Nuk kan sy as vesh të shohin më madhorën zbrazjen e Kosovës krejt pas luftën.Njerëzit sigurishte së nuk po ikin prej të mirave nga vendi, por sot po jetojnë në një vend të kapur dorë për dore nga faqezinjët e politikës dhe të parapolitikës.Dhe, budallanjëve kjo nuk ju duket asgje, kur në Kuvendin e Kosovës kurrë nuk e vunë këtë temë në rendin e ditës.Ata fëmijët tanë , jo të tyre po i fshijnë më gomë, po ju marrin vitet, dekadat e gëzimit, lumturisë , jetës së bukur.Edhe unë linda dhe jetova në Kosovë, ku jetoj tani.Dhe, ne çka jemi gjeneratë më e vjetër detyrohemi të jetojmë këtu.Dhe, nuk mund të jem I lumtur sepse e di që jetojë dhe do të vdes në një ambient të keq qe ende nuk është parë, në urrejtje , mungesë respekti ndaj njeri -tjetrit, dashurisë,në një shoqëri të traumatizuar.Sikur shumica nuk ekziton.Fëmijet tanë po helmohen më gënjeshtrën e përhershme.
Koha po na shkelë.Do të isha budalla unë dhe shumë të tjerë nëse nuk pajtohemi me shëmbjen që po i bëhët vendit tanë.Por, askush nuk mund të na heqë të drejtën që mos të duam Atdheun dhe Kombin.Bota është një fushë për të krijuar kujtime. Një njeri i ndershëm në atë fushë nuk ka nevojë për më shumë se kaq. Dhe çfarë u mbetet të rinjve!? Urrejtje dhe e keqe! Ata kopilë të politikës nuk i kujtojnë të gjitha këto, se kan mbetur pa ndjenja për të dalluar së cila është e mira dhe cila është e keqja .Rinia duhet të dinë se këta që kan dalë moti në skenën tonë politike janë bërë shumë të rrezikshem për shtetin dhe vetë ata… Në fakt, këta kuvendarë janë bërë një karikaturë groteske e rezistencës të pamoralshme politike në Kevend. Këta po lënë performancë të një grupi të keq aktorësh amatorësh të politikës që rezonon me boshllëkë dhe diletantizmin. Kjo çka po ndodhë në Kuvendin e Kosovës po dukët si paradë autoritare, si një manifestim thellësisht naiv që nuk mund t'i përgjigjen asnjë pyetje
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".