
Lexoni edhe:
VV, PDK, LDK e AAK janë më të interesuara për pushtet sesa për përfaqësim qytetar
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Fatkeqësia është që një pjesë e partive tona politike dalin në zgjedhje pa pasur një program qeverisës se si do ta qeverisin Kosovën. Mungesa e një programi qeverisës se si do të qeveriset Kosova për katër vjet e bën që të lakmohet qeverisja anarkike, siç është duke ndodhur tani.
VV, PDK, LDK e AAK janë më të interesuara për pushtet sesa për përfaqësim qytetarLexoni edhe:
-Vendimet e Gjykatës Kushtetuese jo vetëm që po përdoren si alibi për ta zvarritur krizën, por ato po interpretohen në mënyra të ndryshme, ashtu siç po kanë dëshirë partitë politike. Pra, ato e interpretojnë ligjin jo siç është dhënë interpretimi, por siç dëshirojnë ato të jetë.
Kjo tregon se një pjesë e madhe e deputetëve tanë janë me kilometra dhe me vite larg të bërit politikë. Ata ose ato politikën e shikojnë si fontanë dëshirash, apo si veprime idhnake. Të veprosh me inate në politikë do të thotë se ke dështuar që në hapin e parë të bësh diçka të mirë për shtetin, popullin dhe ecjen përpara të shumë projekteve të zhvillimit të shtetit.
E shihni se sa marrëveshje ndërkombëtare janë bllokuar këto muaj në mungesë të Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës? A e dini se sa është duke shkaktuar dëme kjo situatë politike në mediat ndërkombëtare, të cilat janë duke shkruar se kemi një klasë politike në Kosovë që nuk di të bëjë politikë, nuk është mësuar me ligjet e shtetit, por vetëm është e zhytur në korrupsion dhe në anarki?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".