
Lexoni edhe:
Këta deputetë kanë zhgënjyer qytetarët duke bllokuar tash e sa muaj konstituimin e Kuvendit
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Moskrijimi i Kuvendit të Kosovës ka ardhur si përpjekje për marrje të pushtetit me imponim; nëse kjo nuk funksionon, atëherë vjen bllokimi si kundërpërgjigje. Kjo papërgjegjësi e prijësve politikë është krijesë e rrjetit të strukturave të fshehta serbe që veprojnë brenda partive politike.
-Duhet gjithsesi të kërkohet nga AKI certifikata e pastërtisë kombëtare të kryetarëve dhe të anëtarëve të kryesive të partive politike.
Po çfarë do të ndodhë më 8 gusht? Më 27 korrik erdhëm te shkelja e rëndë e Kushtetutës dhe përmbysja e rendit kushtetues të Kosovës. Pak më herët apo pak më vonë se 8 gusht, duhet të ndodhë rikthimi i rendit kushtetues të Kosovës, që do të thotë krijimi i Kuvendit të Kosovës. Ky rikthim është detyrë dhe përgjegjësi e Presidentes, e cila duhet të marrë masa që do të rikthenin rendin kushtetues.
Për t'u siguruar se masat që Presidentja duhet t’i marrë janë në përputhje me Kushtetutën, Presidentja ka dorëzuar shkresë me kërkesë për sqarime. Gjykata Kushtetuese, deri më 8 gusht, është e pritshme që të dalë me sqarime dhe përshkrime edhe rreth shkresës së Presidentes, edhe të shkresave të tjera që ka pranuar. Në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese do të përcaktohet se cilat masa për rikthim të rendit kushtetues do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".