
Lexoni edhe:
Vetëvendosja u ngrit si parti e shpresës pasi ishte zëri i qytetarëve të zhgënjyer
Shkruan: ANALISTI-Zef Prenka
Pa dyshim që Avni Dehari, si kryesues i seancës konstituive, ka tejkaluar kompetencat e tij duke insistuar mbi votimin e fshehtë jo një herë, jo disa herë, por 54 herë. Kjo shkelje nuk është thjesht gabim teknik, por abuzim procedural. Kushtetuta është e qartë: neni 67 përcakton se kryetari i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, me mundësi maksimale deri në tre raunde për kandidatin e njëjtë.
Vetëvendosja u ngrit si parti e shpresës pasi ishte zëri i qytetarëve të zhgënjyerLexoni edhe:
-Këmbëngulja e Deharit në një procedurë që nuk ekziston në Kushtetutë është krijim artificial i një “rregulli paralel”, gjë që e minon kredibilitetin e seancës dhe e shndërron pozitën e kryesuesit në një instrument për zvarritje politike.
Në çdo demokraci funksionale, një sjellje e tillë do të sillte jo vetëm ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese, por edhe sanksionim politik dhe institucional ndaj kryesuesit. Në këtë rast, mosndëshkimi i tij rrezikon të bëhet precedent për abuzime të ngjashme në të ardhmen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".