Mulliqi: Ringjallja e fantazmave të vjetra nuk i duhen Kosovës

Mulliqi: Ringjallja e fantazmave të vjetra nuk i duhen Kosovës
Mulliqi: Ringjallja e fantazmave të vjetra nuk i duhen Kosovës

Skender Mulliqi

  • 02 September 2025 - 15:08

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Edhe më heret, por ngjarjet e fundit në Kuvend, na kanë dhënë më kuptuar së zor është të debatosh me njerëzit e politikës që iu ka kaluar koha.Dhe, aq me pak mund të bësh debat më analistët e “ tyre’ ne studiot televizive që i kontrollojnë opozita.Mendimet politike të shfaqura në Kuvend dhe institucione të tjera, automakisht po bartën në debate nga analistet të cilët e kan shitur moti prapanicën .Nuk është për tu habitur që shumë nga njerëzit e politikës dhe të analistëve të ndryshem , sot nuk mund të gjejnë asnjë pozitivitet që përkojnë me vlerat dhe parimet aktuale shoqërore politike.Disa ende duket së po shprehin nostalgji për periudhën e gjatë të sundimit komunist.

Dhe, sigurisht se nuk ka kuptim të debatosh me këta njerëz që i ka lënë koha pas.Të rinjet tanë gjejnë frymëzimin në fitoren e shqiptarëve në luftën për çlirimin e Kosovës nga Serbia , por nuk ndihem krenar më ata politikanë të cilët siq ka thënë ish ambasadorja amerikane në Kosovë, Jakobson “E kan dhi punën’, duke mos punuar mirë për shtetin dhe qytetarët.Ne çka të gjëjnë frymëzimin shtrohet pyetja logjike?Kur nuk ishin në proces përzgjedhjeje të vetëdijshem për të përcaktuar së cili është vullneti i shumicës .Dhe, kjo nuk zgjati pak, por shumë vite më radhë.Patëm shumë ngjarje kaotike politike dhe institucionale e më këto të fundit iu qitë maja, që manifestuan gjendje të pa shpresë në shoqëri. Ky ishte opcioni me keq o mundshem, që dëmoralizojë më të drejtë shumë njerëz në Kosovë.Pse disa njerëz në krye të politikës thjeshtë pëlqyen rrugën e tyre politike që kan zgjedhur, së ajo rrugë iu solli përfitime të mëdha.Rinia u përjashtuan nga jeta aktive politike nga përformanca e keqe e garniturës lakmitare për pushtet apsolut.Kjo ishte politikë irrituese , që iritoj gjeneratën e re të cilët mos pajtimin e tyre e shprehen duke u larguar nga Kosova.Ngjarjet që rodhën në kushtet e lirisë, nuk u lidhen fare më ato të karakterit historik.Kjo natyrishtë së është shqëtësuese për shtet dhe komb.

Livizjet e dobëta politike dhe mjetet që u përdorën , ishin për të arritur qëllimet e pakicës në pushtet, e jo të shumicës. Kjo pakicë e njerëzve do të ishte e parëndësishme, mos të ishin qëndrimet i tyre të dëmshme të cilat erdhën si rezultat edhe i problemeve të tyre serioze mendore . Në çdo shoqëri, ka të gjitha llojet e tallësve, të çuditshëm dhe ekzibicionistëve. Është më mire të mos u kushtojmë asnjë rëndësi, po mos të na kishn lënë një gjendje të rëndë politike dhe të rrjedhave ekonomike më të cilat po përballëmi.Tipat e tillë të politikës dhe të analistëve shergji dhe shumë të dëmshem për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova , është koha e fundit që populli tua tregojë vendin.Tallja më shtetin , duhet të këtë reperkusione ligjore,dhe jo të kalohet sikur nuk po ndodhë asgjë.Ringjallja e fantazmave të vjetra nuk i duhen Kosovës …

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".