Mulliqi: Sikur kemi mbetur ne mes komunizmit dhe kapitalizmit liberal

Mulliqi: Sikur kemi mbetur ne mes komunizmit dhe kapitalizmit liberal
Mulliqi: Sikur kemi mbetur ne mes komunizmit dhe kapitalizmit liberal

Skender Mulliqi

  • 03 September 2025 - 14:49

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Edhe pse jemi në demokraci, sikur kemi mbetur ne mes komunizmit dhe kapitalizmit liberal.Logjika, racionaliteti , empatia … të gjitha këto janë zhdukur nën qizmen e komunizmit.Me mësimdhënien e saktë të historisë, të marrëdhënieve njerëzore, vetëm brezi i ardhshëm do të jetë në gjendje të ecë përpara, i çliruar nga prangat e totalitarizmit.Kosova po ka ende telashe te mëdha më ata që po gjykojnë gjithqka më logjikën autoritare , dhe po na shkaktojnë dëme .

Dhe, shtrohet pyetja çfarë truri është ky?Truri komunist vret, përsekuton, izolon dhe e dërgon një popull në prapambeturi.Këto janë fakte.Logjika e sundimit mbi masat nuk është larguar në tërsi edhe pse gjendemi në sistetim shumpartiak pluralist.Kjo është logjikë që njehë imoralitetin , dhe gjithqka tjetër që nuk është njerëzore.Kosova ishte viktimë e komunizmit të eger jugosllavë të cilët na sunduan për 45 vite.Kosova dihet së kishte mbetur padrejtësishtë nga Fuqitë e Mëdha të kohës, pjesë e Jugosllavisë të Titos , Rankoviqit, dhe shumë kriminelëve radhazi , dëri të Millosheviqi e Vuqiqi.Zingjiri komunist sikur ende nuk është shkëptur, së ende nuk janë hequr logjika komuniste .Jemi dëshmitarë të punësimëve mbi baza partiake , të ilakave e shokëve në të gjitha nivelet e sistemeve .Në vend të ofertave transparente na ofruan pa ligjshmëri , korrupcion , krim të organizuar , nepotizma etj.Prandaj, nuk është për të na quditur gjithë kjo ngecje e proceseve zhvillimore në shoqërin tonë.Është e pabesueshme se si populli lejojë përfaqësuesit e politikës ta mbajnë të gjithë kombin nën shantazh me politikat e tyre grabitqare dhe të propagandës komuniste, duke e larguar kështu vëmendjen nga problemet shumë më serioze me të cilat po përballëmi . Politikat e tilla përmbysëse i prinë gjendjen se keqe ekonomike sociale , dhe e prunë gjendjen që të jemi largë të bërit shtet serioz dhe demokratik.Si të komentohet gjithë ky ngerq politik më muaj për të formuar institucionet e shtetit?Sikur dikush është duke punuar për interesa të huaja, e më së paku për interesa të shqiptarëve.

Po na mungon uniteti siq e kam thënë shpesh në kolumnet e mia, ku nuk do të lejohej loja më shtetin dhe kombin në momentet vendimtare siq jemi edhe tash .Shteti nuk mbahet në këmbë të shëndosha më pollavrat që po i shohim dhe ndëgjojme , por ndërtohet më seriozitet dhe punë të madhe të të gjithëve akterve politik pa dallime .Sigurisht së pjesa më e madhe e publikut dhe shoqërisë e përcepton Kosovën jashtë kontestit totalitar .Lufta për Atdheun ishte e drejtë , legjitime , mbrojtëse dhe çliruese , mbi bazat e të cilave lindi Republika e Kosovës, si një shtet i pavraur , sovran dhe demokratik.Ne vend të logjikës totalitare , duhet më në fund të vinë në shprehje vlerat e pluralizmit në shoqëri ,që burojnë edhe nga shumë konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe lirive themelore…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".